Gjermania e ka seriozisht: Deputetë të Bundestagut takojnë drejtueset e Vetingut

4 Maj 2018, 11:30Politika TEMA

Një delegacion gjerman me deputetë nga Bundestagu zhvillojnë  sot në mesditë një takim me kryetaren e Kolegjit të  Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj dhe kryetaren e Komisionit të  Pavarur të  Kualifikimit, Genta Tafaj.

Mësohet se në qendër të  diskutimeve do të jetë  ecuria e deritanishme e procesit të  Vetingut, problematikat e mundshme dhe roli i shtuar që  pritet të ketë  ngritja e SPAK, KLGJ e KLP-së  në  plotësimin e strukturës së plotë, të nevojshme për implementimin e reformës në drejtësi.

Ky delegacion që po zhvillon bisedime teknike në kuadër të programit “Politika ligjvënëse dhe reforma e drejtësisë në Shqipëri” ka takuar gjatë paradites së sotme edhe kreun e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë Bashkim Dedja.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë më vendime, pasi nga 9 anëtarë gjithsej, ka mbetur vetëm me 4 anëtarë, për shkak edhe të  shkarkimeve nga organet e Vettingut.

Deputetët gjermanë gjatë vizitës së tyre dy-ditore në Tiranë, kanë organizuar takime edhe me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, drejtorin e “Shkollës së  Magjistraturës” Sokol Sadushi, nënkryetarin e Komisionit të Ligjeve Oerd Bylykbashi.

3 komente në “Gjermania e ka seriozisht: Deputetë të Bundestagut takojnë drejtueset e Vetingut”

  1. titi says:

    Si mund te jete kryetar i gjykates kushtetuese nje njeri qe nuk njeh pronen private themeline kushtetutes.

  2. Spartaku says:

    Poooo,me kete te fundit Oerd Bylylykbashi kane bere mire qe e kane takuar se ai jep”informacione te sakta”. Dy pellembe ne bishtin e shatit.

  3. H says:

    Kujdes se mos ju marrin çantat dhe kafshojnë, siç bëjnë majmunët në tempujt budistë në Hindi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje