Mandati i Tahirit, Spartak Braho takon Ruçin

4 Maj 2018, 10:50Politika TEMA

Një ditë pasi, Saimir Tahiri, deklaroi lënien e mandatit e deputetit, ish-deputeti Spartak Braho ka shkuar në zyrën e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, me të cilin po zhvillon një takim.

Spartak Braho është pjesë e listës shumë emërore të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe vjen pas Saimir Tahirit.

Në një prononcim për Ora News të enjten, Braho është shprehur:

“Ende nuk kam vendosur nëse do të marr apo jo mandatin e deputetit. Do marr vendim pasi KQZ të shpallë vakancën”

Edhe vetë Tahiri ende nuk ka bërë dorëzimin zyrtar të mandatit.

Nëse Spartak Braho nuk do ta pranojë mandatin e deputetit, në listë pas tij vjen Elio Hysko.

Braho mandatin e kaluar hyri si deputet nga lista e PS dhe u bë pjesë e grupit të LSI.

Por në zgjedhjet e 2017 ishte në listën shumë emërore të PS-së në qarkun e Tiranës.

4 komente në “Mandati i Tahirit, Spartak Braho takon Ruçin”

  1. klemi says:

    PS nuk duhet te beje gabimin e vitit 2016 per brahon. Nuk eshte nevoja e shtimit te radheve te lesh e lise me hajdute e kriminele te tjere, I ka mjaft ato qe ka. Bemat e brahos I di mire edhe edi rama dhe po pranoi brahon, ben gabim shume te madh. Brahon e njohin te gjithe. Rama te mos perserise gabimin qe berei me ish shefin e shikut te cilin e coj ambassador.

  2. Roland Kafexhiu says:

    Gramozi: Na u tha syri!
    Braho: Po jo mo se mes jush kam ken mendje e zemer, jena enveriste t’vjeter na.
    Gramozi:Lene mo Enverin se ai vetem teseren e Partise na la.
    Braho: Sh Ruci, ca je tuj fol, bre? A tradhetohen idelet?
    Ruci: ok,ok, xha Braho,po valixhen ku e ke? N’Gjermani, a?
    Braho: Jo mo jo, e kam len te shpija e Tahirit, e kam harru atje, se na u prish menja fare.
    Ruci: Si do tja bajme me gangsterin ton Escobar?
    Braho: Shoket nuk i tradhetojme dhe bar t’ hame.
    Ruci: Jo mo jo, tani qe jemi msu me shampanja na nuk ja vlen ti kthehemi barit.
    Braho: Se kam per ate te bardhin e kam per barin e enverit.
    Ruci: Mjaft bre, me shakate e kripura te Duces.Si do ta shpetojme Tahirin pa te shpetojme edhe kokat tona?
    Braho: Shih, si ban budallin njoni.Po a nuk jemi na qe ishim 27 vjet ma pare?

  3. NGRIHU POPULLI IM PER FEMIJET TUAJ says:

    I shikon ne foto keta rrota kari dhe e din se ku eshte ky shtet keta hajduta e bandita qe ne fakt mungojn ata kryesoret e ketij grupi hajdutesh ne krye me Edi ramen plus edhe ca BYTHLEPIRES GAZETAR -E ..QELBESIRAT E SHQIPERISE FUND

  4. Spartaku says:

    Na shkrive me kete fejton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje