Arrestohet "skifteri" i Elbasanit, kapet mat duke vjedhur brenda një shtëpie

6 Maj 2018, 15:47Kronika TEMA

Policia ka vënë në pranga një 31 vjeçar nga Elbasani pasi akuzohet se ka kryer disa vjedhje në kë qytet.

Samir Hida, banues në lagjen “11 Nëntori”, përfundoi në pranga pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, duke vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetasit A.Q, duke marrë një televizor, një fshesë korenti, një sobë dhe një karrocë dore.

Nga veprimet e kryera  nga Specialistët për Hetimin e Krimit  në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet  se ky shtetas është edhe autor i katër  vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë dhe konkretisht:

-Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”,  Elbasan,  ka vjedhur banesën e shtetases M.S, ku ka marrë rreth 1700 euro.

-Po në lagjen ” Brigada 17 Sulmuese”,  ka vjedhur kasetofonin të mjetit tip “Audi” në pronësi  të shtetasit S.S.

-Në lagjen “Partiazani”, Elbasan ka vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit A.Ç,  ku ka marrë një televizor plazma dhe kasën fiskale.

-Në lagjen “Aqif Pasha”,  Elbasan ka vjedhur disa  matësa të ujit në një pallat.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një pjesë të sendeve të vjedhura nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje