SKANDALI: Mielli serb që vjen në Shqipëri me normë të ulët proteinash. I hidhen kimikate që dëmtojnë shëndetin

6 Maj 2018, 13:35Sociale TEMA

Sa të sigurt jemi për bukën që hamë? Sa i garantuar është ushqimi më i rëndësishëm i tavolinës shqiptare? Pse është më e keqe shija dhe pse vlerat ushqimore të bukës në Tiranë, në Librazhd, në Lezhë, Shkodër, Sarandë dhe kudo tjetër nëpër Shqipëri, janë më të ulëta se kudo gjetkë tjetër në Evropë? Këtyre pyetjeve ju është dhënë përgjigje në emisionin Java në RTSh, me dy të ftuar Edmond Panariti, ish-ministër bujqësie dhe Adi Haxhiymeri, kryetar i unionit të prodhuesve të miellit.

Ish-ministri Panariti pranoi se standardi ushqimor i bukës së prodhuar në Shqipëri, për shkak të cilësisë së miellit, është më i ulëti në Evropë. Ai kujton se pesë vjet më parë, kur ishte në detyrë, firmosi një udhëzim sipas të cilit mielli që do të përdorej për të prodhuar bukën, duhet të kishte një nivel prej 12.5 proteinash. i cili gjithashtu është ende larg standardit evropian që e kërkon këtë nivel në shkallën 14 për qind. “Miell apo krunde”, ne ishim të vendosur që shqiptarët të merrnin cilësinë më të mirë të bukës së tyre”, tha Panariti, që shpjegoi se këtij udhëzimi, ju gjetën të çara për ta shmangur.

“U kërkua që të importohej dhe miell me nivel 9 për qind proteinash, nga i cili prodhohen biskota apo makarona. Dhe kjo dritare e lënë, u bë një derë ku depërtoi mielli i papërshtatshëm. Shteti nuk i kishte dhe nuk i ka kapacitetet të kontrollojë të gjithë zinxhirin e importit të miellit”, tha Panariti, sipas të cilit, me sasinë e miellit që importohet gjoja për të bërë biskota, Shqipëria, por dhe gjithë rajoni do të ushqeheshin me këtë produkt.

Adi Haxhiymeri është një luftëtar i vjetër i kësaj lufte me shumë beteja. “Kam folur me të gjithë aktorët vendimmarrës në Shqipëri. Kam dashur ta mbaj jashtë politikës këtë temë, por deri tani nuk është bërë asgjë. Dhe cilësia ushqimore e bukës nuk është ajo që duhet.

Kjo ndodh për shkak të importeve të pakontrolluara që bëhen dhe për një grusht parash që fitohen në kurriz të tryezës së shqiptarëve. Situata mund të ndreqet shumë thjesht. Duke bërë kryesisht dy hapa: duke kryer kontrollet dhe analizat e duhura të miellit të importit dhe duke vendosur në mënyrë të detyrueshme në ambalazhin e tij të dhënat ushqimore të miellit”, thotë Haxhiymeri, i cili tregon se mielli me cilësi të papërshtatshme importohet nga Kosova, që gjithashtu e importon nga Serbia.

“Nuk po flas këtu për dëmin e jashtëzakonshëm që i është bërë industrisë vendase të miellit nga konkurrenca e pandershme, për plagët sociale që mund të krijohen dhe për ngutin që ndjen çdo prodhues i miellit, që është edhe taksapagues i madh, për të lënë vendin. Po them vetëm se kjo është një çështje tejet delikate që mund të zgjidhet shumë thjesht nëse ekziston vullneti politik”, thotë Haxhiymeri.

“Ky është një alarm i jashtëzakonshëm”, thotë Preç Zogaj, analist në JAVA RTSH. “Ky është korrupsion dhe ne do ta ndjekim si redaksi këtë çështje për t’i shkuar deri në fund. Si është e mundur që shqiptarët të trajtohen në këtë mënyrë?”, thotë ai.

Artan Hoxha, pa përmendur emra, siç është edhe traditë e emisionit, thotë se është një kompani kosovare e cila ka këtë pothuaj monopol të eksportit të miellit në Shqipëri, të cilën ajo vetë e importon nga Serbia. “Ka lidhje shumë të forta politike në Shqipëri dhe në Kosovë”, tha Hoxha.

“Vendimin për bukën e përditshme që Zoti dhe djersa e tyre jua fal shqiptarëve, i marrin ata që nuk e kanë bukën ushqim të tyre. Sepse mbajnë dietë”, tha Lorenc Vangjeli. Vangjeli kujtoi se shqiptarët janë konsumatorë të mëdhenj të bukës, me rreth 350 gram për frymë, çka është tipike për popujt e varfër. Dhe se është krim që të vidhen dhe t’u jepet cilësi e dobët pikërisht në këtë produkt. “Kush e sjell prej vitesh këtë armik të përditshëm në tryezën e çdo shqiptari dhe dëmton shëndetin e tyre”, tha Lorenc Vangjeli.

Panariti dhe Haxhiymeri pohuan gjithashtu se një rrezik tjetër të madh në cilësinë e bukës me miell me nivel të ulët proteinik e dëmtojnë shtuesit e ndryshëm kimikë që i hidhen produktit. “Këto kimikate mund të krijojnë probleme edhe më të mëdha në shëndetin e konsumatorit”, thanë të ftuarit e JAVA në RTSH.

11 komente në “SKANDALI: Mielli serb që vjen në Shqipëri me normë të ulët proteinash. I hidhen kimikate që dëmtojnë shëndetin”

  1. h says:

    Tani që nuk janë në pushtet e thonë ?
    PUSHTA PUSHTETI.

  2. Lani says:

    O shteti shqiptate eshte per ti qi motren shtet i qelbur si plehrat e Shqipërisë tupr turp

  3. Vito nga Napoli qe solli kermij dhe buaj says:

    Haxhiymeri duhet te tregoje si importonte grure nga Serbia. Ishte grure nga depot e ushtrise jugosllave te cilet vete serbet e perdornin si ushqim per kafshet.
    E fusnin ne dogane me cmim reference si ushqim per kafshe dhe pastaj e riciklonin ne fabrikat e miellit ku Haxhiymeri ishte aktori kryesor sepse zoteronte fabriken me te madhe ne Shqiperi dhe kishte gjithe tregun e Tiranes dhe me gjere.
    Keto ulerimat tani jane sulme ndaj operatoreve te tjere ne treg dhe asgje me shume.

  4. Llum njrrzish says:

    Ku eshte kryeministri. Te ndaloj menjehere futjen e ketij mielli sidomos nga kosovaret qe e kane shpirtin te serbet qe ua kane qi nonat.

  5. Don says:

    Sa shqiptare diagnostikohen me kancer cdo muaj? Sa cifte nuk lindin dot femije ? Sa femije te gjymtuar po lindin ne shqiperi? Nje nga shkaqet kryesore eshte mielli Serb qe futet ne shqiperi me tregtare kosovare. Kete miell Serbia e merr nga zonat e infektuara perreth Cernobilit ne Ukraine dhe ua dergon shqiptareve qe ta hane dhe te helmohen derisa te zhduken si rrace. Serbia nuk ka pse ben lufte me shqiptaret. U merr parate dhe i zhduk ngadale me ushqim te ndotur me rreze dhe pesticide. Shikoni statistikat e lindjeve ne shqiperi per 1000 cifte. Shifrat jane ne renie alarmante dhe popullsia e shqiperise po peson renie drastike si rezultat i uljes se numrit te lindjeve. Plakja e popullsise po rritet me shpejtesi dhe ne se vazhdon keshtu jemi te falimentuar si komb dhe si rrace. Ministria e shendetsise fle gjume dhe pret cfare shenje do beje kryetari. Manastirlliu eshte nje kukull qe vetem shendetsi nuk di te beje.
    Qeveria duhet te ndaloje menjehere importin e ushqimeve nga Serbia. Serbia eshte shtet kriminel dhe gjenocidal. Ata nuk njohin rregulla dhe norma njerezore dhe kombin shqiptar e duan te vdekur nje ore e me pare. Kete e ka treguar historia dhe ne nuk duhet ta harrojme. Qeveri, stop kontratave kriminale te korrupsionit per importin e ushqimeve dhe te miellit nga shteti kriminal serb.

    1. patrioti says:

      Ore nuk kuptoj gjithe kete shqetesim …… bla …bla … bla…po merreni grurin ne Amerike .. e keni me te sigurte , merreni tek aleatja jone pse e merrni tek armiqte ????!!!!!!!! Grure ka Amerika sa te hane qente pse nuk e merr shteti shqiptar atje grurin ???!!!!

  6. Ledio says:

    Po ju mbyt Serbi edhe Greku avash -avash por me duart e shqiptarit. Shikoni cfare hani edhe cfare pini , si edhe nr e atyre qe vdesin nga kanceri ose ne gjume krahasuar me nivelet e vendeve te tjera edhe do kuptoni se cfare po ndodh. Shtet i degjeneruar edhe njerez qe mbushin poturet si dhe nuk kane guxim as te mbrojne jeten as te tyre e as te brezave te ardhshem.

  7. xoni says:

    Prof.dok ABDYL SINANI eshte eksperi nr.1 ne vendin tone persa i perket drithrave dhe kjo nuk diskutohet.Po te meresh me dava Panaritesh kokezbath mos prisni ndonje informacion te sakte,me mire pyeteni per ndonje vjedhje se ne ate fushe eshte njish si shoket e tije ne partine FLORIRI.

  8. Dr.... says:

    Kujdes te veqant se mijelli nga serbia eshte fatal nga kimikate e i qesin edhe lloj-lloj substacash kancerogjene per shqiperar.edhe tjerat ushqime serbe jabe rrezike dhe cigaret gjthashtu me detergjente dhe thahen me kimikate qe shkatrrojn te gjithe irganizmin dhe veshke meqin dhe aparatin polmuno kardiovaskuar.
    jemi edhe kancere gjaku e keucemi akute…
    shkatrrojn edhe sjstemin nevez cenral dhe semundje neurologjike te tmershme.
    edhe pas 105 vite pavarsi shqiperia mos ta siguroj ishqimin e vet biologjik eshte nje krime qeverie.
    a kosova ka falimentuar ne haoin e par si shtet,ku turku e serbi i kercej si kurves.

  9. Dr.... says:

    Kujdes te veqant se mijelli nga serbia eshte fatal nga kimikate e i qesin edhe lloj-lloj substacash kancerogjene per shqiperar.edhe tjerat ushqime serbe jabe rrezike dhe cigaret gjthashtu me detergjente dhe thahen me kimikate qe shkatrrojn te gjithe organizmin dhe veshke melqin dhe aparatin polmuno kardiovaskuar.
    Qe jepin edhe kancere gjaku e leucemi akute…
    shkatrrojn edhe sjstemin nevez cenral dhe semundje neurologjike te tmershme.
    edhe pas 105 vite pavarsi shqiperia mos ta siguroj ishqimin e vet biologjik eshte nje krime qeverie.
    a kosova ka falimentuar ne hapin e par si shtet,ku turku e serbi i kercej si kurves.

  10. ilia says:

    keshtu ndodh kur meresh me kosovaret, qe ”botes i vene zjarre”, keta e kane sjelle miellin, ….mire t`i behet ketij populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje