Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur sot të rikthejë në detyrë pas katër vitesh ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj. KLD e ka rikthyer Beçajn si gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Gjyqtarja e njohur vjen në këtë detyrë me vendim të KLD, pasi ka fituar me dy vendime gjyqësore.
Shpresa Beçaj kishte paditur KLD-në në vitin 2013, pasi i kishte mbaruar mandati si kryetare e Gjykatës së Lartë.
Beçaj i kishte kërkuar KLD të emërohej gjyqtare pranë Apelit të Tiranës, por kërkesa e saj nuk ishte marrë parasysh dhe për këtë gjyqtarja kishte ngritur një padi ndaj KLD në Gjykatën Administrative.
Objekti i padisë së ish-kryetares së Gjykatës së Lartë ndaj KLD-së është detyrimi i kësaj të fundit ta rehabilitojë Beçaj në statusin e saj si gjyqtare karriere dhe të nxjerrë aktin e emërimit të saj si gjyqtare e Apelit Tiranë.
Po ashtu, Shpresa Beçaj ka kërkuar shpërblimin e dëmit në vlerën 8.061.624 lekë, duke shtuar edhe dëmin progresiv të çdo dite deri në ekzekutimin e vendimit. Lidhur me këto kërkesa, Apeli i Administratives i ka dhënë disa të drejta gjyqtares Beçaj. Në bazë të vendimit Beçaj do të përfitojë 42 paga mujore si gjyqtare e Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Hahahah
Ja dhe frytet e vetingut
Shpresa Beqaj goca tezes Natasha Mulaj
Hajde drejtesi hajde
U dhjefsha mu ne Veting
Aaaaa, presidenti qe kryeson KLD-ne ka konflikt interesi me Shpresa Becaj se i paska vene vajzen per kandidate dhe tani qe i erdhi ne dore e ktheu ne pune duke i dhene dhe miljona. Bravo Ilir o burre me pahir! tani vetingu shume shpejt duhet te beje punen e tij per Shpresen.