Ministri izraelit: Do ta “eliminojmë” Asadin nëse vijon të ndihmojë Iranin kundër nesh

7 Maj 2018, 11:41Bota TEMA

Izraeli do ta “eliminojë” presidentin sirian, Bashar Assad, nëse ai vijon ta lejojë Iranin të operojë në Siri.

Kështu është shprehur ministri izraelit i Energjisë, Yuval Steinitz.

Duke folur për faqen YNET, Steinitz tha se Asadi duhet të ketë parasysh se do të përballet me fundin e tij, nëse e lejon Iranin të kthehet në bazën ushtarake në Siri, nga ku mund të sulmojë Izraelin.

“Është e papranueshme që Asadi rri i qetë në pallatin e tij dhe rindërton regjimin e tij, ndërsa i lejon Sirisë të kthehet në nga bazë nga ku sulmohet Izraeli”, tha ai.

Zyrtarë izraelitë të mbrojtjes po diskutojnë mundësinë e një sulmi hakmarrës të Irakut nga Siria në të ardhmen e afërt, në formën e raketave të lëshuara drejt veriut të Izraelit, shkruan sot “Haaretz”.

Ata besojnë se Irani është i vendosur të hakmerrte për sulmin ajror të 9 prillit në bazën ajrore T4 në Siri, ku u vranë 7 ushtarakë iranianë dhe anëtarë të Gardës Revolucionare Iraniane. Irani bën fajtor Izraelin për këtë sulm.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje