Kur hendbollistet e Kosovës nuk lejohen të luajnë në Serbi, OSBE hesht. Kur Federata e Futbollit e Kosovës ndalon ndeshjen mes Cërvena Zvezdës dhe Graçanicës Misioni i OSBE-së në Kosovë reagon. Kjo dyfytrësi, kjo politikë e standardeve të dyfishta duhet të marrë fund.
Nga Enver Robelli
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) është një akter i rëndësishëm i politikës ndërkombëtare. Si e tillë kjo organizatë është aktive edhe në Kosovë që nga vitet ’90.
Zyrtarët e OSBE-së kanë raportuar për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë, Misioni Verifikues i OSBE-së ka luajtur rol të rëndësishëm në denoncimin e krimeve të luftës të kryera nga forcat shtetërore dhe parashtetërore serbe gjatë vitit 1999, pas luftës OSBE ka organizuar zgjedhje lokale e nacionale në Kosovë, ka ndihmuar në themelimin e mediave të para të pavarura si RTK (të cilat shpejt u futën nën kontroll nga pushteti).
Në një broshurë OSBE kështu e portreton veten: «Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë është forum dialogu politik për një gamë të gjerë çështjesh të sigurisë si dhe platformë për veprim të përbashkët, me qëllim përmirësimin e jetës së individëve dhe komuniteteve.
Përmes qasjes tërësore ndaj sigurisë, që përbëhet nga dimensionet politiko-ushtarake, ekonomike, mjedisore, njerëzore dhe anëtarësimin përfshirës, OSBE-ja ndihmon në ngushtimin e dallimeve dhe ndërtimin e besimit ndërmjet shteteve, duke bashkëpunuar në parandalimin e konflikteve, menaxhimin e krizave dhe rehabilitimin pas konfliktit.
Me institucionet e saj, njësitë e ekspertëve dhe operacionet në terren, OSBE-ja trajton çështje me ndikim në sigurinë tonë të përbashkët, përfshirë kontrollin e armëve, terrorizmin, qeverisjen e mirë, sigurinë energjetike, trafikimin e personave, demokratizimin, lirinë e medias dhe pakicat kombëtare».
Krejt ky përkufizim tingëllon shumë bukur dhe në pjesën më të madhe është i vërtetë.
OSBE më tutje thekson se «të drejtat e njeriut dhe liritë themelore janë themelet e shoqërive të qëndrueshme.
OSBE-ja i ndihmon shtetet pjesëmarrëse të saj të ndërtojnë institucione demokratike; të mbajnë zgjedhje demokratike të vërteta dhe transparente; të garantojnë respektimin e të drejtave të njeriut, lirisë së medias, të drejtave të pakicave kombëtare dhe shtetit të së drejtës, si edhe të nxisin tolerancën dhe mosdiskriminimin.
Në shkallë më të gjerë, OSBE-ja trajton sfidat e sigurisë që përbëjnë kërcënim ndërkufitar, si ndryshimet klimatike, terrorizmin, radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm, krimin e organizuar, krimin kibernetik dhe trafikimin e drogës, armëve dhe qenieve njerëzore». Edhe ky përkufizim tingëllon bukur.
Por, si çdo gjë e shkruar nga institucionet – edhe ky definicion dhe shumëçka tjetër duhet t’i nënshtrohet testit të realitetit.
Një shembull se si OSBE dështon në misionin e saj është mënyra se si kjo organizatë hesht për një çështje dhe proteson për tjetrën. OSBE ka protestuar kundër ndalimit të «ndeshjes miqësore» mes Cërvena Zvezdës dhe Graçanicës.
Ndeshja është ndaluar nga Federata e Futbollit e Kosovës për shkak se në të kaluarën ajo është keqpërdorur për mesazhe nacionaliste të serbëve lokalë dhe atyre të ardhur nga Serbia.
Në stadiumin «Dragan Gjajiq» në Graçanicë janë shpalosur flamuj të Serbisë, është intonuar himni i Serbisë dhe ka pasur thirrje nacionaliste serbe, që janë fyese për shqiptarët dhe Kosovën.
Pas ndalimit të ndeshjes OSBE ka reaguar menjëherë. Kjo organizatë ka thënë se e ka pranuar me shqetësim lajmin për ndalim të kësaj miqësoreje, ndërsa ka shtuar se duhet të ketë ndarje të çështjeve politike nga sporti. OSBE ka ftuar FFK-në që të gjejë një mënyrë që ndeshja të mbahet.
Që sporti duhet të ndahet nga politika – kjo është e vërtetë dhe mirë që këtë na e kujton OSBE, por do të ishte mirë që OSBE të kishte reaguar edhe kundër parullave nacionaliste gjatë ndeshjeve të mëhershme mes Cërvena Zvezdës dhe Garaçanicës.
OSBE nuk mund të sillet sikur dëshiron të edukojë vetëm njërën palë, në këtë rast shqiptarët, ndërsa përballë sjelljeve arrogante të palës serbe të heshtë. Kjo qasje e dëmton rëndë kredibilitetin e OSBE-së.
Përse OSBE nuk reagoi kur në mars ekipi i të rejave i Kosovës në hendboll nuk u lejua të luajë ndeshjen kundër Serbisë në kualifikimet për Kupën e Botës në Hendboll?
Ndeshjen e ndaloi drejtpërdrejtë politika serbe, vetë ministria e Brendshme e Serbisë. Madje e ndaloi pasi sportistet kosovare tashmë kishin shkuar në Serbi.
Edhe njëherë: përse heshti OSBE? A aplikon OSBE politikë të stranardeve të dyfishta? A nuk është kjo hiporizi?
Ndërsa OSBE ka heshtur, Federata Europiane e Hendbollit (EHF) ka vendosur ta përjashtojë Serbinë nga kualifikimet për Kupën e Botës në Hendboll për të rejat, pas anulimit të ndeshjes kundër Kosovës.
«Në rrethanat e anulimit të ndeshjes dhe dështimit të Serbisë që ta luajë lojën, EHF ka vendosur që ekipi kombëtar i Serbisë të përjashtohet nga pjesëmarrja e mëtejme në këtë ngjarje», thuhet në komunikatë të lëshuar në fund të marsit.(dp)
sa keq me qen………….korrak!
shko qihu ne byth o peder vatikanit.
O Enver djali-akoma me keto teori zotrote? E dime te gjithe se si ka qene , eshte dhe do te mbese Europa; nje antishqiptare e betuar. Per merite te kesaj Europe, ku politikanet tane duan te na cojne, ne jemi te ndare ne 6 shtete te ndryshme ne Ballkan.
Edhe ne politiken e integrimit, Europa perdor dhe do perdore gjithmone standarte te dyfishta.
Per Serbine – karroten, per ne – shkopin.
BE armikja e perbetuar e shqiptarizimit. Vetem nje neo otomanizem i ri do te shpetoje shqiptaret nga perbuzja dhe asimilimi. Nje asimilim qe Shqiperine po e zhvesh per dite e me shume nga shqiptaret. Dhe po marrin rruget e kurbetit pa e kthyer koken mbrapa.Dhe shqiptare qe po shtohen perdite e me shume nen Turqi. Shqiptaret e kane vete ne dore me zgjedh midis poshterimit dhe asilimit ose drejt shumimit dhe venies ne vend te dinjitetit te tyre.
Ik o sperme turku bashkohu me papa tfgs me lart e qihuni……
Aldo-shko mor trap me gjithe otomanizmin tend te ri e te vjeter. Turqia eshte po aq fajtore per gjendjen tone sac eshte edhe Europa. U bene bashke per te coptuar vendin tone per interest e tyre.
O EVROPE O KURVE E VJETER…!?
– Me evropian se vet evropianet !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kambana alarmi per Brukselin…
Sipas te dhenave te shtypit evropian dhe amerikan qe u referohen agjencive ligjzbstuese, rreth 500 deputete dhe zyrtare deri ne nivele te larta politike te vendeve anetare te BE -se dhe Britanise se Madhe perfshi edhe dhjetra anetare te Parlamentit Evropian jane te pickuar , te kapur ose rekrutuar nga Ish- KGB dhe GRU sovjetike ruse.
As shtylla kryesore e BE -se dhe miku me i fuqishem perendimor i Shqiperise si shtet dhe shqiptareve si komb, kuptohet pas SHBA-se, Gjermania nuk ben perjashtim.
Ishin KGB -ja dhe GRU-ja sovjetike qe kishin depertuar deri tek kryesekretarja e ish-kancelarit gjerman Helmut Shmidt, neper duart e se ciles kalonin te gjithe sekretet madhore te BE-se, NATO-s, SHBA-se !
Ish- kancelari tjeter Gjerman Shrojder punon tash sa vite per Korporaten me te madhe ruse te Naftes se Putinit, Lukoil !?
Kryetari i Komitetit te Ceshtjeve Evropiane te Bundestagut gjerman Gunter Krischbaumeshte, i anatemuar prej vitesh edhe nga vete shtypi gjerman, me seriozi dhe me i sakti ne BE, si dore e zgjatur e Putinit dhe sherbimeve sekrete ruse ne Gjermani., pa u futur ne aferat korruptive te bashkeshortes se tij rumune, nje nga fidanushtet e rendesishme te spiuneve te Kremlinit ne Evropen Lindore dhe ne BE nepermjet femrave bukuroshe me te cilat si KGB-ja, RÍA sot, dhe GRU-ja kane care rrugen e historise me p. jeshkat e tyre ne dore !
Kur kjo dukuri ka permasa te tilla ne vendin dhe shtetin me te fuqishem e me te disiplinuar ne BE nuk eshte e veshtire te merret me mend se cfare ndodhe ne shtetet e tjera anetare te Evropes se Bashkuar .
… e aq me shume per shqiptaret
Kjo eshte nje kambane alarmi jo vetem per BE-ne, por per mbare Boten, ne menyre te vecante per nje vend te vogel si Shqiperia si shtet e shqiptaret si komb i sakatuar, copetuar e gjakosur ne menyren me te perbindshme tash e 150 vjet !
Ishin politika albanofobe ruso- sllave dhe pazaret e felliqta te Portes se Larte te Stambollit dhe Sulltan Abdylhamitit me Shen Pjeterburgun, ishin Kongresi i Berlinit, Konferenca famekeqe e Londres dhe deri diku edhe Jalta qe krijuan Golgoten Shqiptare, genocidin dhe “token e djegur “ te Kosoves, Camerise e gjitheshqiptare !
Ishte lapsi i kuq i Winston Churchillit dhe jo “ Ylli i Kuq “ i Stalinit qe e perplasi Shqiperine e sakatuar nen “Draperin e Cekanin” stalinist, qe Enver Hoxha ia kaloi edhe atij vete me luften e klasave, me luftes kunder fese, me kolektivizimin e tufezimin jo vetem te bujqesise e blegtorise, por edhe me “njeriun e ri” ala Stahanov e ala Lej Fen qe tjetersoi edhe vete njeriun shqiptar !
Eshte politika e sterkorruptuar, atdherrenimet dhe atdheshitja e Sali Berishes dhe “Bandes se Gangstereve” politike e biologjike te tij qe e lan per 27 vite popullin me properendimor e me proamerikan ne Evrope e ne Bote jashte familjes se tij natyrore, Bashkimit Evropian.
Me properendimor se vete perendimoret !
Eshte i vetmi popull evropian qe u ngrit dhe shkallmoi diktaturen komuniste me te eger komuniste ne Evrope me kushtrimin mbare popullor:
– E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
– E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
Ishte populli shqiptar me Gjergj Kastriotin Skenderbeu ne krye, qe per 25 vjet mbrojti me gjakun e vet jo vetem Atdheun e vet, por edhe kristianizmin dhe qyteterimin evropian nga Perandoria Otomane dhe ne vend qe te ndihmohej e shperblehej, u shit si mall pa zot e u shperdor si monedhe kembimi per te permbushur oreksin ruso- sllavo- grek ne kurriz te tij e trojeve historikisht Shqiptare!
Ishte diktatori komunist shqiptar Enver Hoxha, dhe shqiptaret qe perzune me bisht nder shale luftanijet e nendeteset, floten ushtarako- detare te BRSS-se e te Traktatit antiperendimor te Varshaves ne vitet gjashtedhjete nga e vetmja baze ushtarake e saj ne Mesdhe duke i kursyer Perendimit demokratik miliarda dollare perballe kercenimit rus…
Mirepo ne kohen qe populli shqiptar kercenohej nga uria per shkak te thatesires rrenimtare te viteve 60 dhe asnje vend perendimor, as Italia as Franca… askush nuk pranoi ti shiste grure apo miser as me valute e flori ne dore.
Vetem bujaria e Kines qe i ktheu nga rruge vaporet me grure, oriz dhe miser per popullin e vet drejt Durresit dhe shpetoi popullin shqiptar nga vdekja masive per buken e gojes !
Keto jane faktet historike !
Jo rastesisht shqiptaret dhe zemra e plasur nga genocidi 130 vjecar serbo- sllav e popullit te Kosoves thuri kengen “ O Evrope o kurve e vjeter …. “
E cfare ndodhi e si po e trajton Evropa e Bashkuar pranimin e Shqiperise e Kosoves ne gjirin e saj naturor e shpirteror!?
Miliardat e BE-se per Beogradin e Meka e Nena Serbise !
Iu hap drita jeshile e bisedimeve per anetaresim perpara Serbise e Malit te Zi, te bombarduara nga avionet e NATO-s e BE-se per shkak te genocidit ne Kosove, dhe i pari shtet jashte BE-se me flamur shteteror kopje e Flamurit te tij e qe perdori si monedhe te saj Euron, shteti drejtesia e te cilit kontrollohet nga Brukseli, e Evropa akoma nuk ia ka hequr as vizat per te udhetuar si evropiane ne Evrope !
BE “e mencur” investon miliarda euro ne Serbi, nderkohe qe Beogradi e Vucici shpenzojne miliarda euro per te blere raketa e aeroplane, tanke e pajisje luftarake nga Putini e Moska !
Politiqyqaret vendímarres evropiane kakarisin nate nate e dite per te mos lejuar depertimin dhe influencen ruse ne Serbi, ndersa zhvillojne manovra te perbashketa, kane baza ushtarake, e qendra spiunazhi e dizinformacioni ala Sputnik ne Nishin ish- shqiptar e ne mbare Serbine , udheheqesit me te larte serbe e kane kthyer Mosken njesoj si Haxhijte Meken ku falen dite e nate !
Evropa investon miliarda euro … Beogradi falet tek Nene Rusia !
E mua ketu ne Nju Jorkun e larget se si me kushtrojne si himn vargjet e zemres se zhuritur te folkut kosovar , te kombit tim:
O Evrope o kurve e vjeter … !
E ndjehem krenar per popullin kombin tim te lindjes ! Pse !?
Edhe perballe ketij mali padrejtesish e intrigash, lumenjesh gjaku e genocidi, perballe rrezikut te shfarosjes, mbijetoi e mbetet populli 95 per qind properendimor e proamerikan !
Tash e 550 vjet jemi populli me evropian ne Evropen qe po vonon e po na le duke pritur para deres se shtepise sone te perbashket ne themele te se ciles jane jo vetem gjaku dhe sakrificat tona, por edhe qyteterimi yne i lashte qe gjithmone i ka pasur mendjen e syte. shpirtin dhe zemren nga Evropa e SHBA-ja!
Me evropian edhe se vete evropianet !
Ti je ne autobuz.Te kam dhjere ne Evrope dge Amerike qe e Shkaterruan dhe po Shkaterrojne Shqiperine
Prej se te njoh nuk ki shkru ma mire ?
Mese e vertete dhe kjo ndodh sepse shqiptaret nuk kane shtet dhe nuk kane diplomaci dhe politike te jashte aktive dhe te pavaruru, perfshi ketu edhe mungese te forcave nacional;iste dhe presioneve.
Gjithe kjo gjendje krijohet nga politikanet shqiptare te vendosur ne krye nga perendimi cifut.
Shqiptarët duhet të punojnë të bashkuar, ti thonë Europes ik pirdhu, të forcojmë lobin në Amerikë, thjesht një politikë si Izraeli. Do na lusin Europa pastaj.
O SHQIPTAR ka te drejt EUROPA , po nuk ja qive nonen tjetrit nuk ka si me te thon bab , kte i ben serbia EUROPES i qi nonen duke i bo presion me rusin dhe turkun europa i therret bab , politikanet tan nuk ja qin dot nonen europes se qihen per vete , dun noj kollovar vet , prandaj europa tall bythen dhe nuk ka pik rrespekti per ne .duhet unitet komtar ,me PDne partin e antishqiptarve dhe antishtetit kurr nuk do ket unitet , se ata nuk e duan SHQIPERIN duan ta shikojn ate te terhiqet xvarr dhe ashtu po behet.
Ke te drejte ketu por je edhe pak militant beqir…. pse PS-ja qe eshte krejt ne duart e sorosit eshte ndryshe nga PD-ja?
BE – një corbë herë e ndyrë, herë bajate, normash, veprimesh, praktikash, objektivash.
Sa infantile më duken dhe janë deklarimet plot patos për ëndrën BE.
Kosova ka vetëm një perspektivë – TA FLAKË emrin KOSOVA-O, të ringjallë e të përditësojë imanencën DARDANI – si pjesë e tërësisë ShQIPËRI dhe si popuuli po aq më shumë aktorët politikë shqiptarë të mos bëjnë punën e artistëve politikë!
Z. ZAJMI