Koreja Veriore liron tre të burgosur amerikanë, Trump: Do të kthehen në SHBA me sekretarin Pompeo

9 Maj 2018, 16:14Bota TEMA

Koreja e Veriut ka liruar tre shtetas amerikanë nga burgu. Lajmë bëhet me dije nga vetë presidenti i SHBA, Donald Trump.

Ky veprim shihet si gjest i vullnetit të mirë përpara një takimi historik midis Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Trump tha se ai do t’i përshëndeste këta persona kur të kthehen me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka qenë për një vizitë në Phenian për të diskutuar rreth bisedimeve të planifikuara.

Kim Hak-song, Tony Kim dhe Kim Dong-chul u burgosën për aktivitete anti-shtetërore dhe u vendosën në kampet e punës.

Trump njoftoi lirimin e burrave me anë të një mesazhi në Twitter të mërkurën.

“Ata duket se janë me shëndet të mirë,” shkruan Trump, duke shtuar se tashmë është caktuar data dhe vendi ku do të takohet presidenti amerikan me liderin verikorean, Kim Jong-un.

Një nga të ndaluarit u burgos në vitin 2015, dy të tjerët kanë qenë në burg për pak më shumë se një vit. Dënimet e tyre janë dënuar gjerësisht si politikë dhe abuzim me të drejtat e njeriut.

Fati i të ndaluarve ka qenë një faktor kyç në ndërtimin e takimit Trump-Kim.

Më parë këtë muaj, raportimet dolën në përfundimin se ata ishin zhvendosur nga burgu në një hotel në Phenian, duke ngritur spekulime se ata së shpejti do të liroheshin.

Trump po ashtu ka thënë se tashmë është caktuar data dhe vendi ku do të takohet presidenti amerikan me liderin verikorean, Kim Jong Un.

Trump dhe Kim kanë shkëmbyer deklarata të ashpra kundër njëri-tjetrit në të kaluarën për shkak të programit bërthamor dhe raketave balistike të Koresë Veriore. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje