Këngëtari shqiptar, Eugent Bushpepa, ka tërhequr jo pak vëmendje në ‘Eurovision 2018’ me këngën e tij ‘Mall’, të cilën e ka kënduar në gjuhën amtare. Bushpepa u ngjit mbrëmjen e kaluar i treti në skenën e festivalit më të rëndësishëm të këngës në Evropë, duke u kualifikuar për në finale.
Prestigjiozja angleze ‘The Sun’ i ka kushtuar një shkrim këngëtarit shqiptar, teksa tregon si e nisi karrierën Bushpepa dhe si arriti të ngjitej në skenën e ‘Eurovision’, në Lisbonë të Portugalisë.
Kush është Eugent Bushpepa?
Eugent Bushpepa, i cili shpeshherë njihet dhe si Genti, ka lindur në Rrëshen, Shqipëri, më 2 korrik 1984.
Ai ka nisur të këndojë në moshë të re për të realizuar ëndrrën e tij.
Në 2006-n ai u bashkua në një talk show në “Top Channel” si këngëtar. Që nga ajo kohë, Eugenti ka bërë pjesë në skenat e muzikës shqiptare.
Eugenti ngadalë u bë një nga këngëtarët më të njohur të vendit dhe ka mbështetur bende si “Deep Purple” dhe madje ka luajtur edhe me legjendën e “Guns N ‘Roses”, Ron Thal.
Pavarësisht se ka hyrë në tregun e muzikës që në vitin 2006, ai nuk ka realizuar ende një album të plotë. Por ai ka disa këngë të tijat.
Si u zgjodh Eugent Bushpepa për të përfaqësuar Shqipërinë?
Eugent Bushpepa garoi në edicionin e 56 Festivalit të Këngës, një konkurs televiziv që zhvillohet për 3 net rresht.
Këngëtari u zgjodh nga një juri profesioniste, duke mposhtur kështu konkurrentë të tjerë të suksesshëm.
Çfarë kënge do të performojë Eugent Bushpepa në “Eurovizion 2018”?
Eugent Bushpepa do të këndojë këngën e shkruar specifikisht për “Eurovizion”, të cilën e këndoi edhe te “Festivali i Këngës”. Kënga titullohet “Mall” dhe është shkruar nga vetë Eugenti dhe do të këndohet në gjuhën amtare.
??????
Me stil
dhe me pasion
Sa bukur që përktheni
Dielli,
dhe mbase
Po ku e di The Sun
Se ku bie Rrësheni?!
OO I NSHRAK-ut …. Pse cfare kujton gazetat perendimore? Ka pafundesi informacioni! Te gjesh informacion ne Google duhet te kesh internet dhe …te dish te shkruash emrin e artistit..wikipedia ..del cdo gje Rresheni..katundi yt, katundi im etjjjjjjj ! Nuk mendoj se jeni ne nivel aq te ulet! Shpresoj…. Urime artisteve shqiptare!
nje ciklist shqiptar eugert zhupa eshte tani ne krye te etapes se giro d’italia
brovo shqipot ne krye te europes
Ishte i pari ne Giro d’Italia???
RRESPEKTE brravo EUGEN je i perveçem me pelqen qe kendon ne gjuhen amtare pra ne gjuhen SHQIPE , te uroj suksese dhe paç nje karrier brilanete , kenga dhe performanca ishin fantastike kishte vlersim dhe nga medjat franceze , performanca dhe kenga zeri me i bukur ne eurovizion rrespekte .
RRESPEKTE brravo EUGEN je i perveçem , me pelqen qe kendon ne gjuhen amtare pra ne gjuhen SHQIPE , te uroj suksese dhe paç nje karrier brilanete , kenga dhe performanca ishin fantastike kishte vlersim dhe nga medjat franceze , performanca dhe kenga zeri me i bukur ne eurovizion rrespekte .
Ishte kënga më e bukur dhe këngëtari më i mirë që ka dërguar shqipëria ndonjëherë…kuptohet se kjo nuk mjafton për të zënë vendin e parë jo për faktin se kënga nuk e meriton por për faktin se bëhen shumë prapaskena dhe pazare të ndyra…për mua ky bushpepa është fitues dhe unë nuk e vlerësoj si shqiptar që jemi por vlerësoj zërin e tij të pastër si sirenë dhe notat e larta që i kapte pa u sforcuar. ..do të kisha shumë dëshirë ta shikoja këtë djalin të këndonte power metal..habitem përse nuk paska bërë ndonjë album…është gjynah qe ka atë zë dhe nuk e shfrytëzon. . duhet të jetë pak dembel si shumica e shqiptarëve të shqipërisë. ..megjithatë i uroj suksese në finalen e së shtunës dhe kushdo qoftë vendi që do zëri për mua është one. ..
Bravo,,,,genti na nderove……