Nga Mirela Kumbaro
Në rrugëtimin tim të përjavshëm në Qarkun e Gjirokastër, këtë fundjavë në Përmet, mes të tjerash u ndala në një fermë agroturizmi të ndërtuar në fshatin Karat, në afërsi të Këlcyrës, ku nga duart e Elonës, një grua e re prej atyre zonave, kombinuar me përvojën franceze falë bashkëjetesës së saj me një duarartë francez, sillej tradita shqiptare në kulinari, mikpritje, arkitekturë, histori dhe natyrë.
Kishte aty shtëpi prej guri sipas stilit të shtëpive përmetare, kishte foto të Marubit, kishte gliko apo raki të zones, dhe velenxa e mbulesa të qëndisura nga vendasit, kishte gjithashtu guida për të njohur historinë dhe natyrën magjepëse të atyre maleve.
Por kishte dhe një koleksion kitarash ku i zoti francez i bujtinës, luante për mysafirët një Jacques Brel, apo një Eric Clapton.
Ishte po ky francez, aspak i çmendur, që kishte zgjedhur kodrat përmetare për të zhvilluar “permakulturën” si një tendencë gjithmonë e më të përhapur në Europë për zhvillim të qendrueshëm bujqësor.
Një trashëgimi kulturore, pra, në fusha të ndryshme, e kombinuar me përvojat më të mira të vendeve europiane dhe e përkthyer në burim të ardhurash dhe mirëqenieje për ekonominë vendore.
Ky është synimi ynë kryesor në programin qeveritar: trashëgimia kulturore nuk mund të jetë një gjerdan guri i çmuar kurore që nevojitet vetëm për raste të veçanta paraqitjeje si vello nuseje në dasma, duhet të jetë pjesë e qenësishme e jona, me të cilën përfaqësohemi kudo dhe kurdo, me të cilën vëmë në dukje të veçantën tonë si shqiptarë si vlerë e shtuar dhe për Europën e Bashkuar.
Shqipëria, përveçse një vend i bekuar për pasuritë natyrore, për diellin, ujrat, detin, malin, si pjesë e Europës, mbart një histori shekullore me shenjë qytetërimi që duhen njohur dhe rivlerësuar.
Të gjitha këto nuk mund të bëhen nëse programi i qeverisë nuk kombinohet me punën individuale të secilit qytetar të këtij vendi, nëse çdo shqiptar nuk ndërgjegjësohet për pasurinë kulturore të këtij vendi, nëse secili nuk ndjehet në një farë mënyrë operator turistik duke njohur e më pas ruajtur e zhvilluar në forma dhe mënyra kreative trashëgiminë tonëkulturore.
Këto pasuri nuk duhet kuptuar si natyra të vdekura të cilat ekzistojnë në mënyrë të shkëputur dhe të palidhur në organikisht me gjithë pëlhurën kulturore të vendit.
Krijimi i një lidhjeje krijuese të qendrave me njëra tjetrën, krijimi i intinerareve tematike, bën të mundur futjen në këtë hartë të shumë vendeve më të aneksuara, bën të mundur rivlerësimin e çdo objekti, bën të mundur dhe ruajtjen më gjatë në kujtesën e turistit, mundësi më të mirë promovimi dhe krijimin e rrjetit të turistëve që rikthehen.
Kjo është dhe mënyra më inteligjente për t’u integruar në Europën që kërkojmë, duke shtuar në mozaikun e larmishëm të saj trashëgiminë tonë kulturore si një stacion të papërsëritshëm europian, dhe krejt në komunikim me vetë Europën.
Kuptuar në këtë logjikë Ministria e Kulturës ka vlerësuar të rëndësishme dy intinerare kulturore kuptimplotë shqiptare: rrugët e besimit dhe rrugët e kujtesës.
Në intinerarin e rrugëve të besimit, shqiptarët jo vetëm që i prezantojnë Europës objekte kulti me histori tërësisht unike për ecurinë e besimit në Shqipëri, por përçojnë dhe një mesazh tërëndësishëm të tolerancës fetare, aq të nevojshëm në kohët e sotme dhe për qytetërimin europian.
Përmes trashëgimisë sonë në këtë drejtim japim një shembull bashkëjetese të paqtë që ruan si rrënjët e qytetërimit të hershëm të krishterë ashtu dhe respektin për besimet e mëvonshme në trojet tona.
Nga Shkodra në Sarandë, nga Berati në Voskopojë, kryqëzohen arkitektura të kapelave katolike, miniature orientale të xhamive të vjetra, druri i gdhendur i teqeve e ikonat e jashtëzakonshme bizantine në kishat ortodokse.
Përbëjnë gjithashtu një trashëgimi të rëndësishme kulturore dhe objektet përfaqësuese të një historie më të afërt, asaj të diktaturës më të egër në Europë, përmes së cilës po ndërtohet një intinerar i kujtesës me synimin e përçimit të mesazheve të rëndësishme tek brezi i ri, për të mos harruar kurrë një çmenduri kolektive që prodhoi dhunë e denigrim të të drejtave të njeriut, një këmbanë kujtese në respekt të vlerave humane që përbëjnë dhe themelin e qytetërimit europian.
Rruga drejt Europës kalon përmes kulturës, kalon përmes rizgjimit dhe rivlerësimit të trashëgimisë kulturore tonën që në veçantinë e vet është vlerë e shtuar për Europën, e njëkohësisht është pjesë përbërëse e historisë së saj.
Do të ishte e cungët trashëgimia kulturore e Europës pa atë çka ofron vendi ynë, pa vlerat unikale të Beratit, Gjirokastrës, Lezhës apo Shkodrës.
E nisa me Elonën nga Këlcyra dhe dua ta mbyll me Eugent Bushpepen nga Rrësheni i cili, falë talentit të tij vendosi një tjetër flamur shqiptar kulturor në një skenë europiane, bash në Ditën e Europës.
Këta janë Shqiptarët e Gjeneratës Tjetër.
Shyqye we nuk jane si ti,qe vetem pallon milliona,nga disa’perkthime’ e qe shkaterrove perla te kultures…
.. Pse moj zonje ,kur “e zuri gjumi ” kulturen tone qe na u dashka te” rizgjohet “?! nese kishte kulture ne shqiperi per te gjitha masat punonjese , ishte ajo “e diktatures me te eger” , sikurse e quani ju ..! Degjohi ate kenge te bukura, TE KOMPOZUARA NGA MJESHTRAT TANE TE MUZIKES , ME TEKST TE MJESHTRAVE TE POEZISE. kinematografine tone te filluar nga “zero ” me filma me permbajtje dhe interpretim te mahniteshem , qe per mendimin tim ata te”ollivudit ” kryesisht , te cilet propagandojne kriminelin , agjentura etj etj jane pa vlere ..! kujtohi regjizoret tane te medhenj ,skenaristet , te gjithe “militante ” te P.P.SH.- se , kujto teatrin e operas dhe baletit , ansamblin e shtetit me vallet e bukura sa nuk ka .. Ato ishin dhe ne fshat , me nivel profesionist , ne te gjitha fshatrat e shqiperise ..! Pse injoroni vetvehten ju qe keni kaluar mjaft mire ne ate sistem , qe ja u dha mundesine te benit dicka ..?! Sa i perket kishave dhe xhamive , ato kane tjeter autor , te cilet kishin te tjera qellime dhe “BRAVO” popullit shqiptar qe rezistoj dhe nuk u be ne mase viktime e tyre ..!C`FARE DONI TE FITONI ME KETO SHKRIME QE QENDROJNE SHUME LARG REALITETIT MOJ ZONJE ?! PERSE NUK SHKRUANI “PSE MBETI POPULLI PA PUNE ,PA BUKE , PSE U SHKATERRUAN FABRIKAT E UZINAT , PRA INDUSTRIA E CILA NE EPOKEN TONE ESHTE SHKENCE DHE EKZISTON KUDO NE BOTE , PSE U SHKATERRUA BUJQESIA , N.B.-te BUJQESORE QE ISHIN ” SUPER SUKSES ” ETJ ETJ ..! MOS DONI TE THONI “PSE POPULLI RA NE GJUME ” DHE NUK JU VE DRRUNE ..?!
.. KAM THENE DHE DO TE THEM PERHERE TE VERTETEN PER KEDO DHE KUSHDO QOFTE ..!
Moj madam hanem ministrja e sorrosit.
Moj cu be me ate shtepine e kultures prone e kishes ne permet?
Se ju te sorrosit sikur bete shtepi kulture shtepine e oficereve apo jo?
Ky francezi apo ndonje francez tjeter do e beje pronen e kishes kazino gje?
Zonja Kumbaro ! Shqiperia ka triumfuar me kulturen e saj qysh ne vitet -50-te ne Europe me perla te kenges .Sot s’po behet as 50% e asaj qe ka ndodhur, por me ka ngele ne kujtese dhe nje shqetesim i madh nje emision i Top Channel per shtepite e Frasherllinjeve dhe dokumentat, librat e mykura qe po asgjesoheshin nga natyra ne Frasher. Eshte nje fatkeqesi e madhe kombtare kur merresh me kisha e xhamia gjigande apo me kampe te ish kohes se diktatures qe jane gjera kalimtare ne histori dhe varros nje here e pergjithmone vepren e rilindasve bashke me ta. KJo eshte pergjegjesia jote direkte, megjithe respektin qe kam patur per ju. Eshte e pafalshme, pavaresisht se sot une apo nje qe mendon si une ngre zerin per keto vepra te paperseritshme dhe ju na tregoni thertoret e Tomorit. KJo eshte nje ulurime kombtare. Por me duket se ngritja e zerit per kete çeshtje do bjere ne vesh te shurdhet dhe historia kulturore, megjithese eshte dhe materiale e konkrete, do shkruhet pastaj nga Beqir Meta. Hajde ta lexojne pasardhesit dhe çfare do kuptojne per RILINDASIT TANE TE MEDHENJ.
Ooo, kultura Shqiptare kete ka pritur, te behesh ti ministre, pfff…
Nuk te kemi degjuar a pare ndonje pune ne kete drejtim perpara ministerllekut.
Rrjepese!!!