“Anija Letër”. Ky është titulli që ka zgjedhur Blerta Meta për të emërtuar ekspozitën e saj të pasqyruar në galerinë “Didart”.
Nisur nga projekti “Një botë pa mure”, artistja prezanton për publikun shqiptar dhe turistët e huaj punimet e saj që përcjellin mesazhe për një shoqëri më të mirë.
Meta tregon se kufijtë gjeografik dhe politik ekzistojnë dhe se ato kulturore mund të rrëzohen nëse pranojmë kulturat e ndryshme ashtu siç janë.
“Anija si objekt lidh dy vende të ndryshme, të kujton emigrimin ndër vite të shqiptareve pas viteve 1990, udhëtime me familjarët apo shoqërinë. Letra është mjet i thjesht për ti realizuar anijet dhe vendosur në hapësira të ndryshme.
Gjithashtu prishet kollaj, sidomos po u lag me ujë. Forma e saj është delikate”, pohon artistja për punimet e saj në galerinë “Didart”.
Sqarimi mbi ekzpozitën
Disa nga fotografitë janë realizuar në Kroaci ku është marrë edhe frymëzimi.
Anija si objekt lidh dy vende të ndryshme ku disa njerëzve u kujton emigrimin, udhëtime me familjarët apo shoqërinë duke vizituar vende të ndryshme.
Letra është mjet i thjesht për ti realizuar anijet dhe vendosur në hapësira të ndryshme. Gjithashtu prishet kollaj, sidomos po u lag me ujë. Forma e saj është delikate.
Të brishta si letra raportet njerëzore janë, palosen dhe forma të ndryshme marrin.
Raportet me familjen janë shumë të rëndësishme ashtu sic janë edhe lidhjet midis miqsh, kolegë.
Letra në vetvete dëmtohet lehtë por kur janë shumë ato qëndrojnë fortë dhe mund të prishen me vështirësi. Anija është një objekt që transporton mallra, njerëz.
E fortë dhe njëkohësisht jo e sigurtë. Në cdo hap asgjë nuk duhet marrë si e sigurtë apo e mireqenë.
Cdo e papritur mund ta fundose anijen por ne mund të pëpiqemi të dalim në anën tjetër të bregut për dicka të re. Ndoshta më të mirë dhe sëbashku!(TemA)

galeria quhet DITArt