Flirt arvanitas dhe një këngë popullore arvanitase

27 Prill 2018, 16:57Kulturë TEMA

Nga Dr Dorian Koçi

Shekulli i XIX, ishte fillimi i zbulimit të Greqisë nga udhëtarët, pejsazhistët e diplomatët europianë.Mes entuziazmit të njohjes së kulturës antike dhe shkeljes së trojeve në të cilat shumë nga ngjarjet që kishin lexuar në libra kishin ndodhur, udhëtarët dhe poetët romantikë evropianë kërkonin në të tashmen e Greqisë,  gjurmët e së shkuarës.

Natyrisht që në këtë përqasje të tyre kishte në vetvete gjurmë të një kolonializmi kulturor ku synohej historia dhe kultura e një territori të përvetësohej duke pretenduar shpesh herë se banorët e sotëm ishin vetëm “hije të së shkuarës” dhe rrjedhimisht nuk meritonin që të banonin aty .Gjithsesi ky mendim edhe pse i shprehur shpesh herë ironikisht siç ishte rasti i Shatobrianit-poetit të shquar francez, i cili kur një zyrtar otoman e pyeti se përse kish ardhur në Greqi, u përgjigj “Të shikoj njerëzit dhe sidomos grekët që kanë vdekur”, nuk mbizotëroi në gjykimet e evropianëve rreth Greqisë. Në të kundërt, krahasimi i gjendjes së mjerueshme kulturore të popullsisë greke të re me atë të Greqisë antike ngjalli mëshirën dhe dëshirën që Greqia të rifitonte sërish lavdinë e dikurshme. Kjo ndjenjë keqardhje, revolucioni grek dhe vdekja tragjike e Lord Bajronit krijuan një nga rrymat më të fuqishme në kulturën dhe gjeo politikën e shekullit të XIX-Filo Helenizmin.

Si rezultat i kësaj këmbëngulje të filohelenistëve për të restauruar Greqinë e vjetër heronjtë me fustanella e çaruqe të revolucionit grek u shpallën si Leonidhat dhe Epimanondat e rinj. Por si dishepuj të kulturës antike që ishin dhe rrjedhimisht skrupulozë ndaj së vërtetës filohelenistët nuk mënuan të theksojnë dhe të dëshmojnë origjinën etnike të shumicës së këtyre heronjve si dhe dëshirat e tyre që gjuha që flisnin të fiksohej hap pas hapi në analet e shtetit të ri që po krijohej siç është statuti i parë i flotës detare greke apo përpjekja për një shtet të përbashkët me sivëllezërit e tyre në Shqipëri.

Natyrisht që bëhet fjalë për shumë të përfolurit popullsi arvanitase të Greqisë por jo vetëm për ta. Në një letër që kryetari i shtetit të atëhershëm grek, Dhimitër K. Ipsillanti më 23 gusht 1821, i dërgonte “burrave aleatë trimave besnikë komandantëve Ago Vasjari, Ceno Bej, Myrto Çalit, Tahir Abazit, Sulejman Metos dhe toskëve të tjerë” pasi u kujtonte origjinën e tyre të lavdishme që nuk vinte nga “shpirtvegjlit e lindjes dhe as nga Skithët”, i shpallte pasardhës të drejtë për së drejtë të “heronjve tanë paraardhës dhe të bashkuar me ne në luftimet për liri” i konsideronte akoma më tepër si “vëllezër”.

Në rrënojat dhe tempujt e lashtë të Atikës baresnin banorët vendas të veshur me fustanellë , fes të kuq e çaruqe. Femrat arvanitase të veshura me jelekë e funde të gjatë tërhiqnin vëmendjen për bukurinë e hijshme të tyre, larg të qenit të grave ideale të skulpturave të Praksitelesit, por gjithë dritë e shkëlqim përfaqësonin një bukuri pastorale. Arkadia e lashtë fliste shqip dhe në rrënojat e qytetërimit antik flirtohej edhe shqip. Në një dokument të ministrit të jashtëm të Greqisë, Kumundero, të vitit 1881, dërguar Mbretërisë gjermane për ndihmë, ndër të tjera, thuhet se “edhe pas pesëdhjetë vitesh të shtetit të pavarur grek, një pjesë e madhe e popullsisë në More, që është shumë e njësishme etnikisht, nuk heq dorë prej qënësisë së saj shqiptare”.

Më tej ai vëren se “edhe në vetë Athinën, ashtu si në More (Peloponez), mbi 70 mijë vetë flasin vetëm gjuhën shqipe, pa ditur asnjë fjalë greqisht”, duke pohuar më tej se “është fjala për një etnicitet homogjen që i tillë njihet sëpaku për dhjetë shekuj në këtë hapësirë të lartpërmendur”. Për më tepër edhe pse elitat arvanitase ishin inkorporuar në sferat më të larta të shtetit kombëtar grek, sërish në momente decizive të vendosjes së aleancave politike në Ballkan, këto elita bashkëpunimin e kërkonin me popullsinë shqiptare ndaj të cilës ndiheshin shumë afër etnikisht si ishte rasti i vitit 1899 ku Greqia fill pashumbjes në luftën Greko-Turke të vitit 1897 kërkonte të vendoste aleanca të fuqishme në rajon.

Në vitin 1899, revista greke “Helenizmi” boton një shpallje të nënshkruar nga zotërinjtë: Shehu, Boçari e Xhavella, ku ndër të tjera shkruhej “Në luftën e 1821 që bëri Greqia kundër Turqisë luftoi dhe raca jonë, raca shqiptare, dhe me ndihmën tonë u çlirua edhe Greqia. Midis kaq heronjve kujtojmë edhe ata të Hidrës, Species dhe Kranidhit. Heronjtë më të shumtë të steresë ishin shqiptarët e Sulit të Himarës, të Athinës, Tebës, Livadhjasë, Korintit, dhe nga shumë vende të Moresë që flasin edhe sot shqip. Përveç shqiptarëve të krishterë, ishin edhe 3500 shqiptarë muslimanë që luftonin bashkë me grekët kundër turqve… S’kemi për të thënë ndonjë gënjeshtër, vëllezër, po të pohojmë se shqiptarët e çliruan Greqinë”.

Gjithësesi pavarësisht këtyre fakteve shumë domethënës të fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX,  influenca e nacionalizmit etnik grek dhe një tradite bashkëjetese prej mëse 170 vjetësh në shtetin kombëtar grek ku elementi arvanitas kish hyrë në një proces asimilimi nuk mund të bënte të mundur që këto demonstrime të ishin të një përmase të madhe. Në ditët e sotme problemi dhe statusi i popullsisë arvanitase në Greqi vazhdon të jetë i mjegullt dhe disa ngjarje kulturore që kanë ndodhur brenda komunitetit arvanitas mundtë  konsiderohen si ngjarje  që ringjallën një çështje të harruar dhe që nën tendencat unifikuese të Globalizmit kishte tendenca për tu harruar.

Nën procesin e vazhdueshëm të helenizmit të nxitur dhe nga shteti kombëtar grek, përpjekja për të shkruar dialektin e tyre shqip u minimalizua deri sa në në vitet 80-të të shekullit të XX kemi një rigjallërim të këtyre përpjekjeve me botimin e revistës “Besa”, ku në të 34 numrat e saj përveçse artikujve shkencorë rreth kulturës arvanitase në greqisht u botuan dhe artikuj në gjuhën shqip por me alfabetin grek. Që prej viteve 1980-te, ka patur nje krijim te shoqerive kulturore arvanitase edhe botimeve te nje reviste edhe disa librave mbi kulturen arvanitase (megjithese shume pak te botuara ne ate gjuhe). Ne disa zona, Ungjilli i Pashkeve lexohet ne Arvanitika (Gerou, 1994a). Ndoshta ndermarrja me domethenese – per publikun e gjere – eshte nxjerrja e CD – me nje librushke te bashkangjitur shpjegimi – Arvanitic Songs (FM Records, 1994)

Një nga tekstet më të njohura arvanitase të kësaj përmbledhje është kënga “Ra kambana e Papandisë” e kënduar nga Thanasis Moraitis. Ajo nuk përfshihet në tekstet e “Netëve Pellazgjike”(1855)  të  Reynoldit, por na vjen deri në ditët e sotme e kënduar nga arvanitasit në ditë festash të tyre.

“Ra kambana e Papandisë”

Ra kambana e Papandisë,

gru vajzo të vesh ndë klishë.

Ra kambana di tri herë,

gru Mari të pres te derë.

Ea të të puth një herë,

nani që kam pirë verë.

Ea nani kata nani,

ç’është mëma ga ljuvadhi.»

Po çfarë është fjala shqip Papandia që përmendet në këngë? Papandia është festa fetare kryesore e mëmësisë së nënës së Krishtit në besimin ortodoks ku festohet çuarja për herë të parë e Krishtit në tempull nga nëna e tij Maria dhe babai i adoptuar Jozefi, dyzetë ditë më pas lindjes së tij. Kjo ishte një traditë që respektohej për djemtë e parë të lindur në një familje të cilën e respektonin kujdestarët e Jezusit si besimtarë hebrenj që ishin. Analogjia e sotme që ka mbetur në besimin ortodoks është festa e dyzet ditëshit që nënat çojnë për herë të parë fëmijët në kishë. Festimi i Papandisë i përket ciklit të 12 festave më të rëndësishme të Kishës. Festimi i saj fillon në datën 15 janar , më vonë pas marrjes së zjarrit të shenjtë(14 janar) dhe arrin kulmin në festimin e saj në datën 2 shkurt.

Tesksti i këngës edhe pse ka në qendër një festë fetare është laik. Në të pasqyrohet një skenë e zakonshme flirti e dashurie në një katun arvanitas, atmosferë që na kujton vargjet e de Radës te Këngët e Milosaos. Një fakt tjetër interesant është përdorimi i fjalës shqip Papandia për festën fetare që në greqisht është Υπαπαντή(Ipapandi), me karakteristikën e gjuhës shqipe të humbjes së zanoreve përpara bashkëtingëlloreve për huazimet nga greqishtja.Dialekti arvanitas, trashëgimia kulturore dhe folklori arvanitas ende jo të studiuar mirë nga albanologjia shqiptare janë thesar i rallë për të qëmtuar dhe studiuar forma të vjetra të shqipes dhe zakone e tradita të rëndësishme.

 

 

 

 

18 komente në “Flirt arvanitas dhe një këngë popullore arvanitase”

  1. turpi i DIMOKRATIA-s eshte se ,ajo na detyron te degjojme e dhe mendimin e budallenjeve.......''[Bernard Show] says:

    OHHH NOOOOOOOOOOOO!!
    MJAFTE ME ”arvanitiki istoria” nga pseytoistoriane sunitoshqipfoles…………..this is SPARTA!
    bemat e Sulltan Muratit mund te ishte nje material i mire qe ju gyzele te shkruani istoria…………..gezuar ramazonin!

    https://www.youtube.com/watch?v=tZe-XSULmaA

  2. Vedat Shehu says:

    1. Greqia shtet teritorial dhe monoteiste me bosht ideo-kulturor miti Hebraik ungjillor, s’ka asgje te perbashket me qytef-shtet mesdhetare bregdetare te a
    qytetrimit Antik ne Helenisht me bosht shkencoro-kulturor te ndare nga mitet politeiste qe i sherbenin krijimtarise letraro-artistike, aspak si bedim sundues.
    2. Popullsia e territorit jashte wyteteve ishte tjeter nga gjuha dhe me mevehtesi ligjore aspak te qytet shteteve te rrethuar me mure.

  3. Shqiptari says:

    Si eshte e mundur qe grekomanet hyjne me video ne faqe , kurse te tjerevet nuk u mundesohet kjo gje .

    1. Babadimri says:

      Është e lehtë të dihet.

  4. IVONI says:

    .. KJO KENGE ESHTE KENDUAR NGA NJE GRUP KRYESISHT TE RINJSH ARVANITAS , PARA NJE JAVE AFERSISHT, NE NJE EMISJON KULTUROR QE TRANSMENTOJNE KANALET SHTETERORE CDO JAVE , MENDOJ SE MBASDITEN E TE PREMTES SI SOT ..! NE NJE BISEDE QE MAM BERE ME NJE ARVANITAS NGA ΧΑΛΚΗΔΑ , QYTET NE AFERSI TE ATHINES, MESOVA SE AI E FLISTE SHQIPEN “ME MIRE SE UNE ” , ME “RREGULLAT E GRAMATIKES ” . POR ISHTE SHUME I DESHPERUAR PASI DY FEMIJET E TIJ, DJALI DHE VAJZA , NUK KANE TREGUAR INTERES PER TA MESUAR ..!

  5. Liljana says:

    Ti ” turpi I Dimokratia” meso njehere te shkruash shqip tamam pastaj na shkariko video ketu. Ku do te dalesh me videon? Kristiane e myslimane ne jemi te gjithe shqipetare dhe krenare per kete bashkejetese. Te dogji shkrimi per Arvanitasit? Prit edhe ca dhe do te perveloheni komplet! Ka ardhur koha te dale ne drite historia e vertete e “Greqise “. Ne si komb nuk kemi c’humbasim, vetem fitojme….E verteta vonon por nuk harron- thote nje shprehje popullore.

    1. turpi i DIMOKRATIA-s eshte se ,ajo na detyron te degjojme e dhe mendimin e budallenjeve.......''[Bernard Show] says:

      paliokounistra ”Lili’…………….e tund ndopak dibekun mori!?

      1. KORÇARI says:

        Përgjigje për “Turpi i Dimokratia”
        Në rradhë të parë shkruhet “DEMOKRACIA”
        Në rradhë të dytë jam 1000 % dakord me ty, që në demokraci jemi të detyruar të dëgjojmë edhe IDIOTËT SI TY. Ndërsa po të rronte akoma xhaxhi tani ti do ishe kurva e ndonjërit në SPAÇ.

  6. Aziz Latif Aleluja says:

    Cdo te thote asimilim.Arvanitet jane identitet brenda identitetit.Eshte dicka tjeter .Boeret kane dicka te perbashket me hollandezet.Por jane boer.Arvanitasit kane dicka te perbashket me shqiptaret por jane arvanitas nuk jane minoritet kulturor ose fetar ne greqi.Jane grek kush e kupton e kupton kush eshte ke gjaku akoma le vazhdoj te bjeri defit.Ca eshte kombi .

    1. Shoke kemi ne mes tene ,shume armiq e tradhetor,bobo mos u qofte thene,vec qe s’kane gje ne dore says:

      Arbereshet e Italise(nje pjese e mire) jan arvanit te shperngulur nga More (Peloponez),si ka mundesi qe ata festojne me flamurin e Kastriotit.Lerini dhe arvanitet te festojne me flamurin e Kastriotit,te meshojne ne gjuhen e tyre,te shkollohen ne gjuhen e tyre ,dhe pastaj i quani si te doni ,ju grekomanet.

  7. Te fala samarxhinjeve. says:

    o liljana qe eshte turp muslumsnizmi ne shqiperi kjo sdiskutohet por eshte me shume se turp eshte shkerdhateri kulturore e shqipes

  8. Pellazgos says:

    Te keqen me te madhe te ketij kombi Ilyro Epirote,nuk e kane bere Turqit por fashistet italiane me antigreket austroevrenjte.
    Perendimi ka kopjuar cdo gje Greke qe nga emrat Perendive te Mithollogjise por edhe ndryshuan emrat e qyteteve si Neapolis ne Itali,Magna Grecia e Lashte nuk quhet sot pse?
    Kostandinopolin e quajne Istambul!
    Toponimet e Lashta Greke ne Epirin e Veriut te ndare nga fashistet dhe armiqte e ketij kombi i kane ndruar,pse?
    Qytete Greke te Lashta ka qe nga Spanja,Franca,Italia nga Roma e Iulios Qesaris qe kur e vrane ne Senat bertisnin ne gjuhen Greke.
    Mos me thoni qe ishte gjuhe nderkombetare prandaj flisnin Greqisht.
    E pame 45 vjet diktature te Turkoallvanosit Enver qe mbylli skoliot shkollat greke ne Himare,Korce,Argjirokaster,Agi Saranda,Bregdet qe te vjeterit flasin akoma Greqisht,Permet,Elbasan etj.
    Urrejtja e Hamzave te vetequajture shqipetare per Epirin e Jeorgios Kastriotis eshte e madhe,sa as emrin e kasaj zone historike nuk duan tja degjojne.
    Une nuk e kuptoj qe pse perpiqeni te genjeni veten se historia eshte e shkruar.
    Ne qofte se Prijesi i Epirit Skenderbeu e konsideronte veten atehere pse ju vetequheni Albanian?
    Nuk e dime ne qe glua (glosa) shqipe nuk ka egzistuar para 300 vjeteve?
    Nje njeri me pak njohuri do vertetoje qe shumica e fjaleve te gjuhes shqipe jane te huaja.
    Mire me Greqishten,Latinishten,Turqishten,po me Anglishten kur i moret fjalet si edhe titulli flirt!
    Meat ne mish
    Uoter ne uje
    Day ne dite
    Deth ne vdes
    Baruy ne varr
    Road ne ruge
    Pusy ne pidh
    Flug ne flamur
    Dark ne erresire darke
    Sick ne semure
    Peach ne pjeshke
    Moscito ne mushkonje
    Priest ne prift
    Sell ne shes
    Buy ne blej
    See you syri
    Open the door ne hape deren
    Ne italisht
    Kantare ne kendoj
    Amiko ne mik armik
    Prima vera ne pranvere
    Fine ne fund

    1. KORÇARI says:

      Orë pellazkar,qënke ftohur keq në bythë ti bre djalë, po pse NE SHQIPTARËT PASARDHËSIT E DREJTPËRDREJTË TË ILIRËVE NUK E DIMË QË GJUHA GREKE ËSHTË ME PREJARDHJE ILIRE, SI PSH: AFËRDITA EMRI I PERËNDESHËS I CILI SKA ASNJË KUPTIM NË GJUHËN GREKE (AFRODHITI)POR ËSHTË KUPTIMPLOTË NË GJUHËN SHQIPE, OSE FJALA IPPO (KALË) QË SKA PIKË KUPTIMI NË GREQISHT POR ËSHTË KUPTIMPLOTË NË SHQIP (IP->HIP) , POR DISABUKËSHKELUR DHE GJAKËPRISHUR ARVANITË BASHKËPUNUAN ME TURQIT (VËLLEZËRIT E GREKËVE) DHE U MUNDUAN TË ASIMILOJNË KOMPLET ARVANITËT, POR HARROJNË DRITËSHKURTËRIT SE QË NGA ALEKSANDRI DHE DERI TE MARKO BOÇARI ,TË GJITHË ISHIN SHQIPTARË.
      SA PËR ATË IDIOTIN TJETËR QË SHKRUAN ME PSEUDONIMIN “Dhimokratia” jam dakord 1000% me thënien që “DEMOKRACIA KA NJË TË LIGË SE TË DETYRON TË DËGJOSH DHE FJALËN E NJË DEBILI SI TY””
      NDËRSA PO TË JETONTE XHAXHI TI TANI DO ISHE [email protected] E NDONJËRIT NË SPAÇ…

      TEMA MOS MI FSHINI KOMENTET, JU LUTEM BOTOJINI QË TË KETË DIALOG

    2. usa11 says:

      O PELLAZGE RROT KARI IK MOR KURVE BE HISTORI ME NDONJE VEND TJETER DI TI MUT C’FARE ESHTE HISTORIA . GREKET E VJETER NUK KANE AS NJE LIDHJE ME ATE POPULLSI QE RRONE NE ATE SHTET KURVE QE QUHET GREQI , GREKET E VJETER JANE POA AQ TE VJETER SA EDHE ILIRET POR ISHIN NJE POPULLSI QE U VENDOS ME VONE NE GADISHULLIN ILIRIK . SHQIPERISE E KEQA NUK I KA ARDH AS NGA TURQIA AS NGA GREQIA DHE AS NGA ITALIA E KEQA ME E MADHE I KA ARDH NGA VET SHQIPTARET BYTH QIM SI PUNA JOTE QE CA ME HIQEN SI GREKE CA SI TURQ DHE CA SI SLLAVE .

  9. Aziz Latif Aleluja says:

    Pelazgos ka akoma. RIPARIM .OBLIGIM.TURNE e sa te tjera qe sme kujtohen tani

  10. Pellazgos says:

    Zoti Aziz,nuk themi per ato fjale qe ke constatuar ty qe tregojne per nje shkalle te larte te ndergjegjes,emancipuar,te eduluar,por per fjale shume te thjeshta te jetes se perditshme te nje populli qe ka dale nga Spila greqisht (shpelle) dhe lufton me Spathi greqisht ( shpate) perpiqet te shkeputet nga jeta ne kope.
    Kur themi
    Family familje
    Kantare kendoj
    Pino nero greqisht “shqip” pi uoter (uje) apo ha mish eshte anglisht hanger meat
    Cikas ne spanjisht vajze “shqipot” pa identitet e kane huazuar ne Cika e malesise,qe edhe (and) fjalenal nga montana,apo mount,kurse Pellazget e thonin Vuno,kaq e thjeshte nuk mund te zberthehet me shume (mucho,musho),apo poco tradicione ne pak tradite.
    Este (eshte) e kot te lodhesh me idiotet,se jane shume me te rrezikshem se igno rantet per aresyen e vetme qe te dytet nuk kane lidhje me Gnosin Dijen,kurse Idhioteve nuk ua n dryshon “mendjen” mind me tipota thote Greku i Lashte
    Te njejten e them edhe per Greket e sotem qe jane te pakte qe luftojne per Identitetin e tyre dhe jane nen Dhiktatorine abrahamike te ignorances,te urrejtjes,te shkaterrimit dhe te Appkalipsit “njrezore”.

    1. zaim zajmi says:

      Mos dërdëllis e na bë dhaskalin e linguistikës!
      Cështja e fjalësit (fondit gjuhësor) është aq problem i ndërlikuar saqë insitute të tëra kompetentësh nuk arrijnë në përfundime bindëse.
      Filozofia mendore, bukuria shpirtërore, eleganca emocionale janë e vecanta e gjuhëve. Shqipja në këtë aspekt është e paarritshme.

  11. usa11 says:

    O Pellazgo ik futi nje nje tas fasule andej nga janulla se na ke ca trapin , por ik mor pith seme se 90 % e historise dhe mitologjise greke eshte e shpikur per te formuar nje shtet pederastesh qe quhet greqi .
    ΟΙ ΑΛΒΑΝΟΙ ΜΑΖΙ ΜΕ ΤΟΥΣ ΒΑΣΚΟΥΣ ΕΙΝΑΙ ΟΙ ΠΟΙΟ ΟΜΟΙΟΓΕΝΕΙΣ ΛΑΟΙ ΣΤΗΝ ΕΥΡΩΠΗ
    ——————————————————————————————————

    Η ανάλυση του αυτοάνοσο DNA, η οποία αναλύει όλα τα γενετικά συστατικά, αποκάλυψε ότι υπάρχουν λίγες γενετικές ασυνέχειες στους Ευρωπαίους πληθυσμούς, εκτός από ορισμένες ακραίες τιμές όπως οι λαπωνικά, σαρδηνούς, βάσκοι και Αλβανοί. Ανακάλυψαν ότι οι Αλβανοί, από τη μια πλευρά, έχουν μεγάλη ποσότητα ταυτότητας από την κατανομή της καταγωγής, αναφέροντας ότι και οι δύο αλβανοί από την Αλβανία και το κοσσυφοπέδιο προέρχονται από έναν σχετικά πληθυσμό που επεκτάθηκε γρήγορα. Από την άλλη πλευρά, δεν είναι εντελώς απομονωμένες ή ενδογαμική, καθώς μοιράζονται σημαντική ποσότητα καθόδου με τους κοντινούς Αλβανούς της Μακεδονίας, arvanitas της Ελλάδας και arberesh των πληθυσμών της Ιταλίας. Η πρόσφατη ανάπτυξη είναι ιδιαίτερα εμφανής στους Αλβανούς, οι οποίοι παρουσιάζουν ιδιαίτερα υψηλά επίπεδα ομοιογένειας, σε αντίθεση με την ποικιλομορφία που υπάρχει σε άλλους πληθυσμούς των Βαλκανίων.

    Η ανάλυση της DNA DNA, η οποία αναλύει όλα τα συστατικά της γενετικής, έχει ανακαλύψει ότι στους Ευρωπαίους πληθυσμούς υπάρχουν ορισμένα γενετικά διαλείμματα, εκτός από ορισμένα συγκεκριμένα përjashtuesve όπως οι λαπωνικά, sardinianët, βάσκοι και Αλβανοί.

    Ανακάλυψαν ότι οι Αλβανοί, από τη μια πλευρά, έχουν μεγάλη ταυτότητα με τη διαίρεση των υπόβαθρο, αναφέροντας ότι και οι δύο αλβανοί από την Αλβανία και το κοσσυφοπέδιο προέρχονται από έναν σχετικά διευρυμένο πληθυσμό.

    Από την άλλη πλευρά, δεν είναι εντελώς απομονωμένες ή endogame, καθώς μοιράζονται σημαντικό αριθμό υπόβαθρο με τους στενούς Αλβανούς της ΠΓΔΜ, τον arvanitas της Ελλάδος και τον Ιταλία πληθυσμό της Ιταλίας. Η τελευταία ανάπτυξη είναι ιδιαίτερα εμφανής στους Αλβανούς, οι οποίοι παρουσιάζουν ιδιαίτερα υψηλά επίπεδα ομοιογένειας, σε αντίθεση με την ποικιλομορφία που διαπιστώθηκε διαφορετικά σε άλλους λαούς των Βαλκανίων.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje