Ambasada e Shqipërisë në SHBA hapi dyert këtë të shtunë (5 maj), për të tretin vit radhazi për vizitorët dhe qytetarët e Uashingtonit.
Më shumë se 4500 vizitorë patën mundësi të shijonin ushqimin dhe pijet tradicionale të vendit tonë, të shoqëruar me valle e muzikë nga të gjitha trojet shqiptare, shkruan ata.
Ky aktivitet u realizua nën kuadrin Passport DC, Xhiroja e Botës përmes Ambasadave, një program njëmujor që prezanton bashkësinë diplomatike në Uashington së bashku me kulturën e traditat e larmishme që ajo mbart.
E shtuna i mori vizitorët e Ambasadës në një udhëtim të shkurtër në historinë e lashtë dhe në Shqipërinë e sotshme, që nga malet e larta të veriut, ngjyrave të thella të Detit Adriatik e Jon, qytetin e gurtë të Gjirokastrës e atë të një mbi një dritareve, të Beratit.
Në kuadrin e Vitit të Skënderbeut, vizitorët u njohën edhe me historinë e Shqipërisë dhe heroin kombëtar përmes shfaqjes së filmit klasik të Skënderbeut dhe shpërndarjes së materialeve me përmbajtje nga historia e vendit tonë.
Aktiviteti ngjalli një interes të veçantë, ndërsa nuk munguan foto, kartolina dhe albume nga konkursi Colours of Albania, prezantim i kostumeve kombëtare, por dhe disa leksione mbi gjuhën shqipe.
Për herë të parë dhe në veçanti nga përfaqësitë e tjera, aktiviteti kulmoi me organizimin e një shorteu, i cili parashikon një paketë turistike 10-ditore për të vizituar Shqipërinë.
Fituese e këtij shorteu është Yvona, e cila do të ketë mundësi të shijojë një javë në bregdetin e Adriatikut në një nga hotelet më luksoze të ngritura në bregdet.
Më tej, ajo do qëndrojë në Tiranë, për të mësuar historinë, dhe për të shijuar larminë e kryeqytetit, baret, restorantet dhe të gjitha dimensionet e tij.
”kulture” suniti!!!?? shurre arabi…………..
Emigrante tradhetar qe harruan atdheun se u ulen remitancat per ne Shqiperi… thote artikulli i mesiperm.
P.dhi sateme me shurre romake e shartuar me vlleh ortodoks
M’bahu Neno mos ki frik,
se ke djemt ne Amerik!
Kush i organizon keto karagjoslleqe. Ku eshte fustanella proverbiale shqiptare, apo ja kini lene Janulles qe te mos na thone “provokacia”. Nuk ka kulture shqiptare pa fustanelle, bashke me xhamadanin. Xhublen e sterlashte bashke me veshjen mahnitese te grave e vajzave lunxhiote e te Pogonit etj. Eshte bere ves nga injorantet e percaresit e shqiptareve qe ne as nje aktivitet , fustanella e ne pergjithesi kultura e veshjeve te Jugut nuk paraqiten ne asnje rast. E kjo eshte me shume se injorance!
postoni komentin