Po transferoheshin nga Athina për në Kretë, arratisen 4 të burgosur shqiptarë

10 Maj 2018, 01:05Kronika TEMA
Po transferoheshin nga Athina për në Kretë, arratisen 4 të

Katër të burgosur shqiptarë janë arratisur nga porti i Pireut në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 20:00 me orën greke, ndërsa 11 të burgosur, mes të cilëve edhe 4 shqiptarët po transferoheshin nga Athina për në Kretë.

4 të burgosurit shqiptarë kanë arritur të hapin prangat dhe kanë ikur me vrap nga porti, teksa pritej të nisej trageti për Hania.

Gjatë kohës që ka ndodhur arratisja ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri në garazh. Dyshohet se 4 shqiptarët i priste një furgon në hyrje të portit dhe mendohet se plani ka qenë i mirëorganizuar.

Policia greke ka arritur të kapë dy prej të burgosurve shqiptarë dhe po kërkon për dy të tjerët.

Të burgosurit do transferoheshin për në burgun e Alikarnasos. Nuk dihen ende akuzat dhe dënimet që kanë marrë shqiptarët e arratisur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje