Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka reaguar pas disa lajmeve që qarkulluan në media, se fëmijët e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë qenë subjekt i rivlerësimit, janë kontrolluar fizikisht dhe për jetesën që bëjnë.
Denoncimi i publikuar në disa portale për këtë çështje, ka ardhur pak ditë më parë nga Sali Berisha, duke iu referuar “qytetarit dixhital”.
Deklarata e plotë:
Duke marrë shkas nga disa lajme të pavërteta të publikuara në media, mbi kontrollin fizik të fëmijëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dëshiron të sqarojë opinionin publik, por edhe vetë subjektet e rivlerësimit:
Nga ky organ kushtetues nuk është ndërmarrë asnjëherë kontroll fizik për veshjet e fëmijëve të subjekteve të rivlerësimit dhe as nuk janë pyetur në lidhje me jetesën e tyre.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit funksionon në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit përkatës, duke e zbatuar rigorozisht atë.
Në këtë kuadër, me përgjegjësi të plotë garantojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka cenuar dhe nuk do të cenojë asnjëherë të drejtat e njeriut dhe, aq më tepër, të drejtat e fëmijëve.
Mediat janë partneri ynë kryesor në respekt të transparencës dhe informimit me korrektësi e vërtetësi të publikut dhe çdo keqinformim do të ndikonte në besueshmërinë e një procesi jetik për Shqipërinë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbetet i angazhuar për të ushtruar me paanshmëri, profesionalizëm dhe gjithnjë në respekt të ligjit funksionet e tij, me qëllim kryesor rikthimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë. (TemA)
I pafajshem! U gjet i veshur me kostumin e punes!
Keshtu u shpreh nje gjykates me Amerike kur policia arrestoi nje burre i cili po korrte barin para shtepise i zhveshur (dmth lakuriq/nudo). Ne seacen e degjimit, kur gjykatesi e pyeti te arestuarin per gjeneralitetet nje nga pyetjet ishte: Sa femije keni? Dhe i arrestuari pergjigjet “kam 14 femije”. Pas kasaj pergjigje gjykatesi e liroi nga salla e gjyqit me justifikimin se ai burre nuk ishte lakuriq, por ishte i veshur me kostumin e punes!
Pra per analogji dhe gjyqtaret dhe femijet e tyre jane te veshur me kostumin e punes dhe puna e tyre eshte “zhvat para dhe harxho para”!
Ore miq , të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit , nga kush jeni të varur , apo keni frikë .
Ata kalamajt e këtyre hajdutëve , abuzues e kriminela , ma të mëdhej se ato të cilët kanë gjyku , po lajnë lesht me paret pa djersë , me abuzime me makina lluksoze , veshje super lluksoze , e qejfe e pushime tejet skandaloze . Ç’farë merite kanë , për këtë lluks të shfrenuar ? Janë kalamajt e hajdutëve dhe , këto duhet të keni frikë ju , e të ruheni se mos po na i bi të fikët .
Jo pak të rinj e të reja , shokë e shoqe ose bashkë shkollarë e bashkë moshatarë me to , bien edhe viktima të influencës së kësaj jete skandaloze pa derdh pikën e djersës . Kjo krijon përfytyrimin irreal për jetën , për demokracinë dhe lirinë , deri aty ku , rini e pa formuar kalon në vjedhje , vjedhje edhe me dhunë e vrasje , e forma të tjera pasurimi të shpejtë e pa punë , si droga , prostitucioni , etj . Prandaj , mos i kini frik , se e shihni ç’farë dëmesh e fatkeqësish shkaktojnë duke i ra në pre pareve të abuzuara e të vjedhura të baballarëve të dashur .