Supergrabitja CEZ-DIA, Apeli jep vendimin për Kastriot Ismailajn

8 Maj 2018, 15:31Kronika TEMA

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Kastriot Ismailaj i cili është dënuar me 11 vite burg për aferën e CEZ.

Ish-administratori i kompanisë akuzohet për tre vepra penale, mashtrim me pasoja të rënda me borxhet e CEZ, rreth 5 milionë euro, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.

Sekseri i këtij privatizimi, Nuel (Nue) Kalaj, njeri i Shkëlzen Berishës, ka marrë 7 milionë euro vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009.

Më herët sipas dëshmive të paraqitura në Komisionin Hetimor, rezultoi se ai është mik i Shkëlzen Berishës, ç’ka bën që të lindin dyshimet për përfshirjen e këtij të fundit në këtë aferë.(TemA)

1 komente në “Supergrabitja CEZ-DIA, Apeli jep vendimin për Kastriot Ismailajn”

  1. kashi says:

    po zenin nuk e nxorri ky qe ti lehtesohet burgu
    o i shkreti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje