Pas arrestimi të Dekanit të Fakultetit të Shkencave Humanë në Universitetin e Elbasanit, shefes të Departamentit të Gazetarisë, pedagoges dhe katër personave të tjerë, Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar procedimin penal.
Procedimi penal është regjistruar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Funksionarët e arrestuar janë Albert Riska, Elvira Lumi dhe Erjola Calja. Ndërkohë, disa media shkruajnë se dyshohet që hetimet të kenë nisur edhe ndaj pedagoges Nirvana Shkëlzeni për të cilën studentët deklarojnë në kofidencë se merr shuma të larta parash në këmbim të notës.
Njoftimi i Prokurorisë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka regjistruar procedimin penal datë 20.09.2017, për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafet 1 dhe 2 të K.Penal.
Ky procedim është bashkuar edhe me procedimin penal nr. 1702 të vitit 2017 për veprat penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 në ngarkim të personit nën hetim Petrit Kodra, të regjistruar gjithashtu nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Procedimi penal është filluar kryesisht nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Informacionet janë siguruar nga kryerja e veprimeve hetimore, nga procedime penale të ndryshme të regjistruara më parë në këtë prokurori.
Hetimet janë kryer në vijimësi nga oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë dhe Drejtorisë së Policisë Qarkut Elbasan.
Në kuadrin e zbardhjes së rrethanave të faktit nga prokuroria janë përdorur metodat speciale të hetimit për grumbullimin e provave.
Pas kryerjes së veprimeve të nevojshme hetimore, është arritur të krijohet dyshimi i bazuar në prova se nga ana e disa shtetasve dhe profesorëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, janë kryer veprime që inkuadrohen në veprën penale të “Ushtirmit të ndikimit të paligjshëm ndaj eprsonave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 I Kodit Penal.
Me vendimet e datës 08.05.2018, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, janë pranuar kërkesat e prokurorit të çështjes për caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasit si më poshtë:
1. Albert Riska – me detyrë pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
2. Elvira Lumi – me detyrë pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
3. Erjola Calja – me detyrë pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
4. Petrit Kodra – shtetas
5. Admirim Kala – shtetas
6. Adem Ngjela – shtetas
7. Marjus Calja – shtetas.
Arrestimi i këtyre shtetasve u krye mbrëmjen e datës 08.05.2018.
Këta persona dyshohet se ushtronin ndikim te pedagogët apo pranonin ndikime nga shtetas të ndryshëm me qëllim favorizimin për nota kaluese për studentët e këtij universiteti në Fakultete të ndryshme kundrejt shpërblimeve të padrejta.
Ti rruani bishtin.Asigje s’kane bere thjesht per show si ne rastin e Fullanit.Po nese gjykata i nxjerr te pafajshem ky prokurori apo prokurorja qe ka bere arrestimin a duhet te dorehiqet apo me keq akoma. Nese dalin te pafajshem personat e arrestuar me buje te madhe ne oren 12 te nates me pompozitet a duhet qe prokurori apo prokurorja e ceshtjes te mbaj pergjegjesi per cenim imazhi.Ju sot doni te dukeni qe po luftoni korrupsionin prandaj beni arrestime si ne kohen e Dulles duke terrorizuar njerezit qe nuk kane asnje rrezik per te prishur provat apo larguar jashte.Keto pedagoge aty kane qene prej kohesh duke ditur qe procedimi penal ka filluar ne shtator 2017.Pse nuk i arrestuat gjate dites por ne mesnate dhe duke i prangosur te duken si terroriste.
Nuk eshte aspak e kendshme qe Jane arrestuar gjate nates, sikur nuk kishte dite. Nese kane bere dicka le te denohen. Por pa u vertuar ska nevoje per kaq shume zhurme.