Flet avokati i Izet Haxhisë: Çështja “Hajdari” do rihapet, klienti im është gjykuar në mungesë

9 Maj 2018, 12:31Kronika TEMA

Avokati i Izet Haxhisë, deklaroi se do të kërkojë do kërkojnë rihapjen e çështjes “Hajdari” pasi sipas avokatit klienti i tij është gjykuar në mungesë.

Pas takimit që pati me klientin e tij në burgun 302 në kryeqytet një ditë pas ekstradimit Haxhisë të nga Turqia, avokati Fran Dashi iu përgjigj dhe pyetjes së gazetarëve nëse ndihet i rrezikuar për jetën klienti i tij, duke thënë se kjo është një gjë që nuk ka pse të ndodhë

“Pikësynimi ynë është të rihpaim dosjen nga e para se hetimi i është bërë në mungesë.

Domethënë se gjykata e shkallës së parë Tiranë në 2001 ka deklaruar largimin e ikjen e të pendehurit duke caktuar avokat kryesisht.

Kemi besim të plotë se cështja do shkojë drejt rihapjes.

Klienti nuk shfaqi ndonjë problem, institucionet shteterore kanë marrë të gjitha masat.

Ai është i akomoduar si të gjithë të burgosurit e tjerë ne burgun 302, s’ka arsye pse të ketë rrezik për jetën. 

I kemi bërë gjërat gati, në ditët në vijim do i mësoni të gjitha detajet.

Në kohën dhe momentin e duhur do flasim. Izet Haxhia është gjykuar në mungesë e kjo domethënë që cështja do rihapet”, u shpreh avokati Dashi. (TemA)

3 komente në “Flet avokati i Izet Haxhisë: Çështja “Hajdari” do rihapet, klienti im është gjykuar në mungesë”

  1. SB says:

    Sali po te vjen ora………

  2. zoga e vodices says:

    Avokat kujdes se mos shkon per gjah gjate kesaj kohe.

  3. Lambert says:

    Avokati Fran Dashi eshte denuar me vendim te fromes se prere dhe ka bere nje vit burg. (Behet fjale per rastin e Pukes ku jane denuar kryetari I gjykates Shqefen Lleshi) etj Nuk lejohet te ushtroj avokatin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje