Pyetja "100 milionë dollarëshe" që duhet t’i përgjigjet Izet Haxhia

10 Maj 2018, 22:26Politika TEMA

Emisioni “Real Story” ka sjellë sot për teleshikuesin temën më të nxehtë të javës, atë që lidhet me ekstradimin e Izet Haxhisë.

Duke folur ne studion e Sokol Ballës, deputeti socialist Pjerin Ndreu theksoi se me rëndësi është që ai të flasë për ngjarjet ku ka qenë i pranishëm si dëshmitar.

“Është e drejta e çdo personi që të ketë një rigjykim në rast se është dënuar në mungesë. Tani mbetet për t’u parë dëshmia e tij” – tha Ndreu.

Ndërkohë, ish-shefi i SHISH, Fatos Klosi, tha në panel se për Haxhinë ka vetëm një pyetje të rëndësishmë, të cilës ai duhet t’i japë përgjigje.

“Përse u vra Azem Hajdari? Në atë kohë u akuzuan që nga presidenti e deri te kryeministri” – tha Klosi.

Dënimi në mungesë i jep të drejtë ish-shoqëruesit të Sali Berishës që të kërkojë rigjykim.

Në “Real Story” ky fakt u përforcua edhe nga Ferdinand Dervishi i cili tha se Gjykata e Strasburgut ka vendosur në favor të Izet Haxhisë sa i përket gjykimit në mungesë.

Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari, por dosja e tij duket se ka mangësi të paprecedenta. Kjo, pasi është i vetmi rast ku nuk thuhet motivi i vrasjes dhe as armët e krimit nuk janë gjetur kurrë.

6 komente në “Pyetja “100 milionë dollarëshe” që duhet t’i përgjigjet Izet Haxhia”

  1. Gjergj mena says:

    Ku flitet
    per 100milion dollar ne shkrim.

  2. Gjergj Mena says:

    Ku flitet
    per 100milion dollar ne shkrim.

  3. adi says:

    Me shume mundesi mbas nja 2 muajsh jam i sigurt
    Qe rilindja do thote qe azemi nuk eshte vrare po ka ikur ne brazil.
    Dhe pastaj do fillojne komentet e rilindasve qe do betohen se e kane pare.
    Llumi i shoqerise pervecse anes tragjike ka dhe anen komike.
    Jam i sigurt qe rilindja se shpejti izetin heroin e saj do e emeroje shef shiku.
    Per denimin me burgim te perjetshem ne greqi per vrasje nuk na thote ndonje gje rilindja .
    Apo ja kane sajuar greket ketij patrioti te madh?????
    Vertet nuk kemi pare asgje akoma!!!!

  4. Asd says:

    Klosi aludon se Hajdari do te jete vrare per arsye madhore. Nderkohe, si shume vrasje ne Shqiperi, edhe kjo vrasje mund te jete bere per 5 pare spec…

  5. Asd says:

    Klosi aludon se Hajdari do te jete vrare per arsye madhore. Nderkohe, si shume vrasje ne Shqiperi, edhe kjo vrasje mund te jete bere per 5 pare spec… Dhe pastaj, pse duhet ta jape izeti kete pergjigje. Ai nuk ka qene drejtues i shik-ut.

  6. mik says:

    Pyetja 100 milion dollar – eshe !!
    Me qe flitet per dollarin, kjo shprehje ka dal ne SHBA. Ne fakt kjo pyetje perdoret per 1 miljon dollar e jo per 100 .
    Si zakonisht, gazetaret tone zmadhojn gjithcka, tu mendu se jan dikushi, e nuk i njef kurrkush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje