Rama-opozitës: Fryn vrerë, lëshuan baltë nga goja dhe u larguan nga Kuvendi, nëse Xhafaj do ishte përgjegjës do fliste SHBA dhe BE

10 Maj 2018, 12:25Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën pasi opozita bllokoi fortoren e Kuvendit pasi ishte uzurpuar nga Lulzim Basha dhe deputetët e PD dhe LSI.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit Rama tha se opozita u largua nga salla pasi shfryu vrerë dhe pa dëgjuar ata që i takon.

Më tej Rama duke iu përgjigjur akuza të opozitës për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, tha se ministri e ka sqaruar këtë pjesë dhe nëse Xhafaj do ishte përgjegjës për të vëllain do fliste SHBA dhe BE.

“Kryetari i PD dhe lideri legjendar garuan secili në ekranin e vet dixhital se kush shan, shfryn dhe lëshon më shumë baltë nga goja.

Për fat të keq u larguan pa pritur të dëgjojnë atë që u takon, qoftë për rstin në fjalë, qoftë edhe për atë cka fshihet, por fshihet zbuluar në këtë orvatje të re histerie.

Dje MB foli dhe nuk tha asgjë të re, përsëriti cfarë ka thënë disa herë në harkun e më shumë se 15 vjetëve. Ndërkohë që pasqyrat mediatike e përcollën rizbulimin si një zbulim, fatkeqësisht, pa u thënë shikuesve dhe lexuesve se më parë jo njëherë, por disa herë në vetë ato pasqyra kjo cështje ka dalë dhe ridalë, kur është dashur të sulmohet direkt Fatmir Xhafa, apo qeveria ose grupi parlamentar i PS në momente ngacmuese për këta që sot një avaz të vjetër ua shesin shqiptarëve si një zbulim të ri.

Rasti më i fund kur kjo cështje është shfaqur në mediat pranë SHQUP ka qenë në kulmin e përpjekjes për të reformuar drejtësinë, fakti është i njohur botërisht, por jo vetëm për shqiptarët që e kanë pasur mendjen në atë moment kur ky fakt është dashur, por i njohur edhe nga ndërkombëtarët.

Nëse në këtë zurna do të kishte një grimcë përgjegjësi të ministrit tonë të Brendshëm, përpara se të flisnin këta, do fliste miku ynë protagonist i jetës sonë publike, ambasadori amerikan dhe i BE.

Do flisnin ata që nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar.

Ata as kanë folur dhe as kanë cfarë të thonë fare. Për ata ky është një fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt qoftë të qeverisë së këtyre, qoftë tonën”.- tha Rama. (TemA)

 

1 komente në “Rama-opozitës: Fryn vrerë, lëshuan baltë nga goja dhe u larguan nga Kuvendi, nëse Xhafaj do ishte përgjegjës do fliste SHBA dhe BE”

  1. Zigur Qarri says:

    Perderisa nuk kan folur SHBA dhe BE,”eshte ne rregull”!
    Kostandin Xhuvani,qelloi ne Lazarat kunder forcave policore,
    dhe kete e deshmoi policia e Edi Ramaes.Kostandin Xhuvani
    fluturoi ne Tirane,dhe Edi Rama e nxorri te pafajshem!Edhe
    per kete nuk ka folur SHBA dhe BE!Nese do te kishte Shtet
    dhe do te ishte denuar Kostandin Xhuvani,do te ishin kursyer
    4 jete njerzore,ku Edi Rama eshte direkt pergjegjes.Po per
    makinen dhe aksidentin e Arben Ahmetajt ne Maqdoni,kan
    folur SHBA dhe BE?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje