Britma e një nëne që i vranë djalin e vetëm për një karikues: Më thoni o njerëz, ç’të bëj në këtë vend me këta monstra e vampirë?!

11 Maj 2018, 10:51Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit të çështjes ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurisë për tre të rinjtë, që kanë qenë të pranishëm në vrasjen e 22-vjeçarit Marvin Mihali, fëmijës së vetëm të familjes Mihali.

Vendimi për lirimin nga qelia e Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, është marrë pak ditë më parë, pasi tre të rinjtë akuzoheshin për “Moskallëzim krimi”.

I vetmi që po qëndron në qeli është Eugen Bitraj, i cili sipas prokurorisë së Tiranës rezulton të jetë njeriu i vetëm që ka qëlluar me thikë në zemër Marvin Mihalin.

Pas këtij vendimi, nëna e 22-vjeçarit ka reaguar e revoltuar.

Sot është një ditë e zezë për mua!

Marvin tim ma vranë përsëri!. Tre nga kriminelët që bashkëpunuan në vrasje dhe dhunuan trupin e tij, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori monstër, vampire, demoni, sharlatani, maskarai Artan Lulaj i etur për para, i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush!

O zot çfarë tmerri!Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh video e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim! Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja?

Dhe çfarë torturash të tjera duhet të kaloj!Më thoni o njerëz, çfarë duhet të bëj në këtë vend?Si do ta vendos drejtësinë?Ju lutem më ndihmoni…” shkruan Mira Mihali, nëna e Marvin Mihalit.

22-vjeçari u vra pak muaj më parë për një karikues.(TemA)

3 komente në “Britma e një nëne që i vranë djalin e vetëm për një karikues: Më thoni o njerëz, ç’të bëj në këtë vend me këta monstra e vampirë?!”

  1. Kujtimi says:

    Te ndihmofte Zoti per ta kapexyer si mund kete te keqe te madhe.

  2. lalai says:

    E njëta gjë ndodhi shumë vite me parë ne Greqi dhe bëri goxha bujë.
    Pasi dëgjon denimin me 6 vjet babai i viktimës nxjerr pistoleten ne salle bam një gjykatesit bam nje prokurorit dhe tha….tani me dënoni mua me 6 vjet.
    Në shqipëri kanë çmendur të gjithë,kafshë me dy këmbë!!!

  3. Loni says:

    Prokuror kurv ky lulo Arta Marku duet te marri masa direkte ta cojn ne veting kte legen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje