Arrestohet biznesmeni i njohur i ndërtimit në Tiranë

10 Maj 2018, 20:16Kronika TEMA

Krimi ekonomik në Policinë e Tiranës ka arrestuar ndërtuesin Dritan Llanaj.

Ai është arrestuar, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh, ndërtim i paligjshëm dhe mashtrim me pasoja të rënda.

Pallati për të cilin akuzohet ndërtuesi Dritan Llanaj ndodhet tek ‘Unaza e Re’.

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Finaciar pranë D.V.P. Tiranë, u bë ndalimi i shtetasit: Dritan Llanaj, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë me vendimin e datës 07.05.2018 ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurimit “Arrest me Burg” për veprat penale “ Falsifikim i vulave dhe stampave”, Ndërtim i paligjshëm”, “Mashtrim”, të parashikuara nga neni 190/1, 199/a/3 dhe 143/3 i kodit penal.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e policisë.

Në 2017-në, pronarët e tokës së pallatit për të cilin akuzohet biznesmeni, kanë kërcënuar se do hidhen nga ky pallat, pasi Dritan Llanaj nuk u kishte dhënë pjesën që u takonte me kontratë dhe i kishte mashtruar.(TemA)

1 komente në “Arrestohet biznesmeni i njohur i ndërtimit në Tiranë”

  1. enter"" says:

    Rrjeta eshte hedhur.
    Avash avash po ngushtohet.

    Prisni se skeni pare gje akoma.
    Do u vije rradha edhe te tjereve.
    Poshte korrupsioni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje