Kokaina e Maminasit dhe çështja “Llalla”, përplasjet Marku-Hajdarmataj që sollën largimin

10 Maj 2018, 08:52Kronika TEMA

Shkarkimi i Besim Hajdarmataj nga detyra e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, lidhet me një konflikt të lindur mes tij dhe kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.

E para mes dy drejtuesve të rëndësishëm të Prokurorisë Shqiptare, kanë filluar në muajin shkurt 2018, kur në Maminas, Prokuroria drejtoi një operacion së bashku me Policinë e Shtetit, duke konfiskuar 613 kg kokakinë të fshehur në banana të ardhura nga Kolumbia.

Për këtë hetim mësohet se Arta Marku nuk ka pasur dijeni, për më tepër kryeprokurorja nuk është njoftuar në kohë nga Besim Hajdarmataj edhe pasi kishte finalizuar operacionin për bllokimin e drogës dhe arrestimin e dy personave të tjerë, dhe shpallur në kërkim pronarin Arbër Çekaj, shkruan Shqiptarja.com.

 

Situata mosbesuese ndaj drejtuesit të prokurorisë së Krimeve të Rënda u bë akoma dhe më e dukshme, kur në këtë prokurori, mbërriti nga Durrësi dosja e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Presioni i Markut mbi Hajdarmataj ka qënë që çështja e Llallës të ketë përparësi më tepër dhe të hetohet deri në fund, duke konkluduar me një vendim përfundimtar, gjë që nuk ndodhi.

Hajdarmataj ishte emëruar në 16 mars 2016 në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga ish-kryeprokurori Llalla, të cilin tashmë po e hetonte për katër vepra penale.

Kjo dosje, e vuri Hajdarmataj në një situatë të pakëndshme dhe në një provë për të hetuar ish-shefin e tij Llalla, i cili e kishte promovuar menjëherë sapo kishte marrë mandatin e kryeprokurorit, duke e caktuar fillimisht drejtues në Pokurorinë e Durrësit dhe më pas në krye të Krimeve të Rënda.

Sipas burimeve të TemA, Hajdarmataj refuzoi që të firmoste urdhër-arrestin për ish-shefin e tij, pavarësisht provave kompromentuese.

Ndaj dhe Marku vendosi ta largonte atë.

 

4 komente në “Kokaina e Maminasit dhe çështja “Llalla”, përplasjet Marku-Hajdarmataj që sollën largimin”

  1. sapa says:

    Pse nuk arrestohet ky Hajdarmataj?Cfare provash te tjera duhen?

  2. "BOHOTINA" says:

    E paska bere balt fare dhe thote nuk e di motivacionin. Politika te rrije larg kesaj afere qe te mos behet gazi i botes si deri tani. S’ jam i fushe, por nje rast qe kam lexuar e q me ka lene gjurme dua ta evidentoj, se eshte per te mesuar.
    Ne vitin 1937 Mbreti i shqiptareve mori ne telefon prokurorin e pergjithshem Xhafer Ypi dhe i kerkoi qe nje te pandehur te njohur te tij ta lehtesonte duke e futur jo ne nenin 2 qe denohej makdimalisht 15 vjet, por ne nenin 1 qe e kishte maksimalen 7 vjet. Prokurori mbylli telefonin, dha doreheqie dhe diskretitoi ne tere shtypin e kohes. Kjo quhet ndarje pushtetesh, por qe te gjithe sebashku punojne per shtetin, pa nderhyrje, sic bejne rendom sot…

  3. Timi says:

    Futeni ne burg mor kete zagar te berishes. Mjaft i duruam na kane bete qindin keto katunare we berisha i vuri ne poste te pamerituara per ti pasur si mburoje. Kupa e ketyre plehrave eshte mbushur me kohe e po derdhet petdite…kusuret i paguan Shqiperia…

  4. Xha Suloja says:

    Dakort por nuk e kuptova ndarjen e pushteteve. Derisa mbylli telefonin dhe dha dorëheqje tregon se nuk ka ndarje pushtetesh por ekzekutivi, në rastin konkret, mbreti e hoqi nga detyra Prokurorin. Nëse nuk do kishte një pushtet, prokurori nuk duhej të jepte dorëheqje por ti thoshte : zoti Zog ligji është i të gjithëve dhe i barabartë në gjykim e vendin për të gjithë.
    Është ligji që peshon fajësinë ose jo, nuk jam as unë dhe as ju. Pikë vijë.
    Xha suloja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje