Zbulohen emrat e shqiptarëve të arratisur nga Porti i Pireut pasditen e të Mërkurës, teksa po transportoheshin për në burgun e Kretës.
Të dënuarit që u arratisën mbrëmjen e së mërkurës nga burgu në Pire janë si më poshtë: Xhuliano Halili i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije 4 vjeç, së bashku me të babain e tij.
Krim i porositur prej rivalit grek të viktimës Vasilis Varelas për çështje droge, raporton “tch”.
Alfons Doçi, Robert Xhimaj dhe Petris Luçi të dënuar me 25 vjet burg për trafik droge. Të dënuarit do të dërgoheshin në burgun Alikarnaso në Hania.
Ata po dërgoheshin me anijen Elefterios Venizelos që kryen këtë linjë, në kohën që mundën të lirojnë prangat dhe të vrapojnë drejtë daljes së portit të Pireut.
Të dënuarit ishin të gjithë shqiptarë dhe po ktheheshin në Kretë, pasi ishin dërguar disa ditë më parë në gjykatat e zonave ku kishin kryer veprat penale, për të zhvilluar gjyqet e apelit.
Ne ate kohe shqiptari u zbulua pas nje pergjimi te bisedes teksa kishte marre porosine per te bere vrasjen. Shqiptari qe njihej me emrin “Nikos” thuhet se ishte i pameshirshem.
Pjese nga biseda e pergjuar:
Nje nga anetaret: Do te jete edhe femija e tij
Tjetri: Çfarë thoni? Çfarë do të bëj unë?
Porositesi: Merrni telefonin. Thuaji atij të jetë atje për një orë. Dhe ne nuk jemi të interesuar për të vegjlit.
Pergjigja: Çfarë do të bëjmë për të vegjlit?
Porositesi: Mos flisni në telefon. Ti e di atë që do të bësh. Më jep Nikos (emri grek i ekzekutuesit shqiptar).
Pergjigjet tjetri: Nuk e kemi parasysh të voglin,
Nikos: Ai është një fëmijë,
Porositesi: Delet nuk na pengojnë, (marrëzi), nuk ka rëndësi,
Nikos: Të tjerët pas meje më bëri thirrje. Brirët (patrullat). Çfarë doni që unë të bëj tani?
Dhe Xhuliano dhe Niko dhe Halil!!! Gjithsesi kriminel! Personifikimi i togfjaleshit “rrace bastarde”.