Ndërsa kreu i parlamentit pretendon se Europa i ka mësuar Shqipërisë, krimin, drogën dhe korrupsionin, duke marrë për shembull Holandën, shteti i vogël në veri të Europës mbart një leksion më pak të njohur se sa politika e tolerancës mbi drogat e lehta: quhet “Sëmundja Holandeze” dhe ka të bëjë me ekonominë.
Nga Gjergj Erebara
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i habitën disi shqiptarët më 9 maj, ditën simbol të paqes dhe mirëqenies në Europën e bashkuar si dhe ditën e fitores së demokracisë ndaj nazi-fashizmit. Rama argumentoi se deputetët holandezë që u bënë lajm në Shqipëri me deklaratën e tyre se “Shqipëria nuk është gati” për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në, vështirë se kanë kohën, burimet dhe ekspertizën e duhur për të bërë një vlerësim të dytë, ndërkohë që Komisioni Europian ka vënë në dispozicion të vlerësimit të ecurisë së Shqipërisë burime, ekspertizë dhe metodologji vlerësimi për të dalë në rekomandimin për hapjen e këtyre bisedimeve.
Ky është një argument që teknikisht qëndron, po të mos merret parasysh fakti se sovraniteti në Bashkimin Europian është në vendet anëtare dhe jo në Komisionin Europian të Brukselit dhe se politikanët në vendet anëtare vendosin mbi parime politike, ku vlerësimi teknik i KE-së është vetëm një nga elementët në llogari.
Ruçi nga ana e tij tregoi se këto 27 vjet përpjekje për anëtarësim në BE nuk i kanë mësuar gjë as mbi ligjin dhe as mbi vlerat Europiane. Ai deklaroi se Shqipëria e ka mësuar drogën, krimin dhe korrupsionin nga BE sepse sipas tij, në kohën e Komunizmit Shqipëria nuk i kishte probleme të tilla. Duket sikur problemi është që kriminelët europianë po bëjnë krime në Shqipëri dhe po fshihen të pandëshkuar në Europë, kur në fakt ndodh e kundërta. Duket sikur Holanda po furnizon Shqipërinë me drogë dhe jo që Shqipëria po furnizon Europën.
Nejse!
Përpos të qenit vend me politikë tolerance ndaj posedimit, tregtimit dhe konsumimit të sasive të vogla të drogave “të lehta”, Holanda njihet nga ekonomistët edhe për një fenomen ekonomik shumë të hidhur: Sëmundja Holandeze!
Sëmundja Holandeze është termi që përdoret për ndikimin negativ të shkaktuar në një ekonomi nga çdo fenomen që shkakton një rritje të fortë të të ardhurave në valutë të huaj në një vend. Quhet e tillë sepse Holandës i ndodhi ky problem në vitet ’50, kur në rajonin verior të Groningenit u zbulua një rezervë e madhe e gazit natyror.
Holandezët filluan ta eksportonin këtë gaz në vendet fqinje të uritura për energji, duke marrë të ardhura të bollshme në valutë të fortë. Por këto të ardhura të lehta sollën forcimin e monedhës kombëtare të Holandës, rrjedhimisht importe shumë më të lira dhe eksporte më të shtrenjta. Këto lloj të ardhurash shkaktojnë largimin e aktivitetit ekonomik në këtë vend pasi prodhuesit e mallrave apo shërbimeve shkojnë të kërkojnë vende më të lira për aktivitetin e tyre. Kjo është pjesa e parë e problemit. Pjesa e dytë ndodh më vonë, kur burimi i të ardhurave në valutë të fortë shteron, duke e lënë ekonominë njëkohësisht pa këto para të lehta dhe pa industrinë, bujqësinë e shërbimet që janë vrarë nga forcimi i monedhës kombëtare.
Fenomeni i sëmundjes holandeze është i hidhur edhe për faktin e pabarazisë që shkakton mes popullsisë. Ndërsa të ardhurat nga gazi apo nafta përfitohen nga një pjesë shumë e vogël e popullsisë, pasojat nga forcimi i valutës dhe largimit të aktivitetit ekonomik vuhen nga pjesa më e madhe e popullsisë.
Leku shqiptar shënoi një rekord të ri shumëvjeçar dy ditët e fundit, kur një euro u shkëmbye me më pak se 127 lekë. Dy vjet më parë, euro shkëmbehej me 140 lekë. Disa parapëlqejnë të thonë se ky forcim reflekton fuqizimin e ekonomisë shqiptare, ose politikën e deeuroizimit, por të dyja argumentet duket se janë të pambështetura në statistika konkrete. Nëse ekonomia do të fuqizohej aq sa të shkaktonte forcim të monedhës kombëtare, kjo ka gjasa do të shoqërohej me shkallë më të lartë rritjesh pagash dhe shkallë më të lartë inflacioni, gjë që nuk ka ndodhur. Pagat janë në stanjacion prej shumë vitesh dhe inflacioni është anemik.
Spekulimi është që së paku një pjesë e forcimit i dedikohet parave të pista, të siguruara nga eksporti i stërmadh i marijuanës dhe drogave të tjera drejt Europës. Këto para po kanalizohen më së shumti përmes sektorit të ndërtimit në ekonominë reale. Sektori i ndërtimit ka njohur rritje të madhe gjatë dy viteve të fundit, ndërkohë që kreditimi i ekonomisë nga bankat ka mbetur njësoj si dy vjet më parë.
Duket se Shqipëria, ose më saktë, krimi i organizuar shqiptar, ka gjetur me të vërtetë ‘naftë’ në formën e kanabisit apo drogave të tjera. Aktiviteti ilegal vështirë se mund të matet me saktësi, por fakti është se përgjatë dy viteve të fundit, disa dhjetëra tonë kanabis janë kapur nga policia shqiptare si dhe nga policitë e vendeve fqinje Itali e Greqi. Kapjet në përmasa të tilla sugjerojnë se sasia e drogës që mund të ketë kaluar detin pa u kapur nga policia është disa herë më e lartë ndërsa çdo ton kanabis i eksportuar me sukses mund të sjellë në Shqipëri deri në 1.5 milionë euro.
Leku ndërkohë po forcohet, ndërsa sektorë të tjerë të rëndësishëm për punësimin, si industria fason të themi po vuajnë. Fasonistët shqiptarë punojnë një një treg me konkurrencë të fortë, ku pak gjë ndan vendimin për të prodhuar një palë xhinse në Shqipëri apo në Bangladesh ose Kinë. Fasonistët e kanë të vështirë që të absorbojnë një rënie në të ardhura si pasojë e forcimit të kursit të këmbimit për shkak se shpenzimet e tyre dërrmuese janë paga, të cilat paguhen sipas pagës minimale e nuk mund të ulen më tutje.
Një forcim i mëtejshëm i lekut ose qëndrimi i lekut në kuotat aktuale për një periudhë të gjatë ka gjasa të kthehet në një lloj sëmundjeje holandeze, e cila mund të dëmtojë edhe atë pak industri që Shqipëria ka aktualisht. Dhjetë përqind forcim i monedhës kombëtare në më pak se dy vjet është një lëvizje e konsiderueshme. Fitimet bruto vjetore të një fabrike eskportuese mund të jenë më pak se kaq.
Bashkimi Europian ka një listë të gjatë me rekomandime sa i përket drogës, krimit e korrupsionit. Një nga rekomandimet e shprehura në raportin e fundit të progresit është nevoja që organet ligjzbatuese shqiptare të punojnë më fort për të identifikuar, sekuestruar dhe konfiskuar paratë dhe pronat e krijuara nga aktivitetet kriminale. Konfiskimi i këtyre pronave është mënyra më e mirë e luftimit të krimit e drogës dhe kjo është një punë më e thjeshtë se sa gjurmimi i çdo rrënje kanabisi të mbjellë në Shqipëri. Llogaritë bankare, pallatet dhe makinat luksoze janë më të vështira për t’u fshehur se sa rrënjët e kanabisit. Para se t’i tregojmë vendin Europës duke e akuzuar se na ka mësuar krimin dhe korrupsionin, duket se kemi ca punë më të rëndësishme për të bërë.
Te lumte! „ Mbrojtja“ e Rucit ishte, ne rastin me te mire, naive.
Qeverisemi nga halabake njerez.
Gramoz Ruçi nuk ndjen pergjegjesi
se eshte nga geni nje njeri i ulet.
Ne Hollande nuk merret qeveria
me kultivimin e trafikun e droges
si ndodh ne vendin tone.
Te justifikohesh ne ate menyre
do te thote se je komplet nje
kriminel.
Duke filluar nga Edirama e deri ke
halabaku me i vogel(jo Zaho) do
e provojne se ligji do fshikulloj me
te gjithe ashpersine e vet kurrizin
e tyre.Se jane dhe ca dite ne pushtet
do te thote se do kene krime me shume
per te paguar.
Nuk do jemi as me pleq e as me te rinj
kur mbi keta bastarde do veproj drejtesia e popullit
Ke ca argument te fort por nuk jam i sigurte se parat e futura ne shqipri nga shitja e droges ndikon ne forcimin e lekut. Te jap une nje shembull konkret. Ne kohen kur kanadaja eksportonte ne shba tonelata marijuane – ne fakt ka qene industri (flasim deri ne 2016 kur disa shtete ne amerike e legalizuan), dollari kanadez eshte shkembyer me te njetat kuota siq edhe eshte sot. Pra diku .76 +- cent per cdo dollar kanadez.
Shitja e drograve te lehta nuk eshte gjeja ma e keqe qe i ka ndollur shqiprise gjate ketyre 27 viteve. Ajo cfare shkaterron te ardhmen e nje vendi eshte korrupsioni, nepotizmi, gjykatat e korroptura, politikant e korrpotuar, mungesa e vizjonit, informalitetit, mos zbatimi i ligjit e keshtu me rradhe.
AJO QE THA RUCI ESHTE REALITET . TJETERGJE NESE DUHEJ APO NUK DUHEJ THENE . bYTHE LEPIRESIT NUK E THONE .
Pse Serbisë i kërkojnë vetëm njohjen e Kosovës për hapjen e negociatave ? Mos vallë serbët nuk kanë krim të organizuar e korrupsion në shkallë të gjerë ? Porti i Roterdamit është vendi ku hyn sasia më e madhe e drogës në Europë. Si është e mundur kjo në një shtet që kërkon nga ne të zhdukim trafikantët e drogës ? Ne kemi një milion probleme që duhet të zgjidhim e prandaj po kërkojmë ndihmën e Europës, por të vijnë ca hollandezë e për gjysëm dite të vendosin që nuk jemi gati, kjo është tallje. Mos të harrojmë se Eurot e ‘pista’ të drogës ne i marrim nga Europa, nëse janë aq të ndershëm e të pa korruptuar e aq të zotët atëherë shqiptarët nuk do kishin mundësi të bënin Euro të ‘pista’. Prandaj mos të kërkojnë nga ne ‘qiqra në hell’ se as ata vet nuk i kanë. Dhe këtë klasë politike ata na e vunë e po e mbajnë mbi kryet tona. Kemi nevojën e mirëqënies së tyre por jo të drogës e prostitutave të Amsterdamit.
Qe rama dhe ruci u egersuan sepse ne menyre private ju eshte thene ska BE pa pastrimin e politikes
Pra nga berisha gjer te nano me te gjithe ata qe ndodhen ne mes
Rama ashtu si berisha as qe e duan hapjen e bisedimeve sepse hapja vjen me renien e tyre
Ajo cfare eshte predominuese ne krjimin dhe mbijetesen e krimit te organizuar te lidhur me drogen eshte pikesepari KERKESA.
Aty ku ka kerkese shkon dhe oferta. KERKESEN e ka, ne kete rast, Hollanda, kriminelet e atij vendi, bandat kriminale te atij vendi, prandaj lind dhe oferta. Le t’i shikoje banditet e vet Hollanda, para se te flase per te tjeret.
nuk i heq asnje presje g.rucit per sa tha per hollandezet.kane nje merite te madhe hollandezet,per te mosu ngrene hakun.teknologjine e prodhimit te domateve dhe kastravecit te serave,prodhimin e farerave efektive per rendimente te larta te kanabisit(teknologjija eshte e lidhur edhe me domaten dhe trangullin.)besoj e keni lexuar lajmin se ne itali u zbulua rritja e kanabisit si bime shoqeruese te domates ne sera.eshte kontribut hollandez me shpirtin krijues italian.sa per raportin eure me lekun.sipas mendimit tim kemi te bejme me :-1,spekullim financiar te bankes qendrore.grumbullon valuten me cmim te ulet,shton depoziten e valutes per te mbajtur te forte lekun.prodhim nuk ka qe te grumbulloje me eksportin,me qarkullim valute.2-perpjekje qe nepermjet bankes qendrore te kontrollohet qarkullimi i valutes qe hyn dhe del nga vendi ,per te ndaluar pastrimin e parave ne valute te huaj,qe jane nga burime te pista te krimit,droges,prostitucionit.ne rastin e hollandes,ajo siguron jo pak te ardhura prej tyre.hollanda te ndihmoje edhe me kritikat qe ben ,por ne rradhe te pare te prese tentakulat atje ,ne hollande.para te pista te krimit vine edhe prej andej.turpi eshte edhe i tyre,pur pretendojne se shqiptaret bejne krimin ne hollande.kjo qe them vlen edhe per belgjiken,gjermanine,angline,francen,italine zvicren,etj.
Me keta hollandezet te gjen belaja!? Dikur thoshin! Nuk jeni gati ende per ne BE, pasi keni hashashin neperkemb!? Tani qe hashashi eshte drejt shfarrosjes, nuk jeni gati per ne BE, pasi ku do ta gjejme ne hashashin shqiptar te cilesise larte!? Hall me burr, e hall pa burr, hall te mos martohesh kurre!?