Fran Frrokaj ndjek shembullin e Bashës, sëmuret rëndë për t'i shpëtuar drejtësisë

10 Maj 2018, 14:24Kronika TEMA

Kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, duket se po ndjek shembullin e kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me skemën e ndjekur për t’i shpëtuar drejtësisë.

Gjykata e Lezhës dha vendimin që Fran Frrokaj të hetohet në masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” pasi sipas avokatëve ai është i sëmurë rëndë.

Frrokaj akuzohet  për shpërdorim detyre në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën Rana e hedhun në Shëngjin

Vendimi i Gjykatës:

Në vendimin e gjykatës, shkruhet se ndër argumentet e avokatit është edhe se gjendja shëndetësore e të dyshuarit e cila paraqitet veçanërisht e rëndë

“Kërkuesi nëpërmjet avokatit të tij, pretendoi para Gjykatës se ndodhet përpara rastit të parë, rastit kur nevoja e sigurimit është zbutur, që do të thotë se nuk ekziston e njëjta nevojë për sigurim që ka ekzistuar në momentin e caktimit të masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ ndaj të dyshuarit Fran Frrokaj dhe konkretisht:

a) për shkak të rrethanave famijare dhe gjendjes shëndetësore të të dyshuarit e cila paraqitet veçanërisht e rëndë.

b) Përshtatshmëria e masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ me shkallën e nevojave të sigurimit për të dyshuarin Fran Frrokaj që nuk i përshtatet me nevojave të sigurimit për shkak të personalitet të të dyshuarit Fran Frrokaj, rrezikshmërisë së tij, mundësisë së vazhdimit të veprimtarisë së veprave të tjera penale.”

Fran Frrokaj së bashku me 22 zyrtarë të tjerë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar tokën në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.

Nga 23 zyrtarë të përfshirë, 13 u arrestuan (vetëm dy në masë arrest me burg) ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim nga policia si të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronës.

Fillimisht Frrokaj u arrestua por më pas gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtepie”. Kjo masë me vendimin e sotëm u lehtësua sërish. (TemA)

1 komente në “Fran Frrokaj ndjek shembullin e Bashës, sëmuret rëndë për t’i shpëtuar drejtësisë”

  1. Lumi A says:

    I semure apo jo, aj duhet te denohet siq e parashikon ligji. Keto dhoj justifikimesh duhet te marrin fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje