Fatmir Xhafaj pret ministrin gjerman: Fat për Shqipërinë që ka një “avokat” të tillë

11 Maj 2018, 20:59Politika TEMA

Pas takimit me kryeministrit Rama paraditen e sotme, ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane, në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth është pritur edhe nga ministri Xhafaj.

Ministri i Brendshëm e konsideroi fat për vendin, që ka një avokat të tillë në rrugën evropiane. Xhafaj e konsideroi me rëndësi mbështetjen e vendeve anëtare për hapjen e negociatave, si një mundësi jo për qeverinë dhe mazhorancën, por si shans për shqiptarët që besojnë në ëndrrën evropiane. Z.Xhafaj tha se çelja e negociatave do të përshpejtonte ritmin e reformave të ndërmarra.

Ministri i Shtetit z.Roth konfirmoi se vizita në Tiranë e bën më të qartë rëndësinë që i kushton Gjermania, integrimit të Shqipërisë në Evropë. Sipas tij, të gjitha reformat e nisura po japin tashmë frytet.

Xhafaj e njohu ministrin gjerman me disa nga detajet e reformës në drejtësi dhe rëndësinë për proceset integruese, duke veçuar faktin se ajo tashmë është një model edhe për vendet e rajonit.

Ai prezantoi Dokumentin e Prioriteteve të MB-së në fushën e rendit dhe sigurisë dhe evidentoi kontributin e ekspertëve gjermanë në hartimin e tij. Gjithashtu u ndal tek rezultatet e punës së Policisë dhe agjencive ligj zbatuese në luftën kundër krimit të organizuar, operacionin “Forca e Ligjit”, operacionin ndërkombëtar “Anti-skifter”, si dhe masat kundër kultivimit të kanabisit.

Në përgjigje të interesit të ministrit Roth, z.Xhafaj shpjegoi hapat dhe ecurinë e procesit të Vetting-ut në Polici, projektin e Policimit në Komunitet, si dhe masat për uljen e fenomenit të azil kërkimit që kanë dhënë rezultate të dukshme që nga vjeshta e vitit të kaluar.

3 komente në “Fatmir Xhafaj pret ministrin gjerman: Fat për Shqipërinë që ka një “avokat” të tillë”

  1. Patos Dylberi says:

    O zot o perendi……..!?

    mos prisni o shqiptare 2025ten…miresevini ne Perendim….merrni pleq e plaka..qe kembe shqiptari mos ti ngelet mafjozeve gangsterave horra politikane te PD/PS/LSI.

  2. Jani says:

    Bravo gjermani. Tashti do te vijme te vrasim dhe presim ne gjermani dhe kudo ne europe dhe kthehemi e jetojme ne shqiperi pa e rruajtur fare se nuk na ekstradon njeri. Nga tash e tutje ka vend fjalia : nuk keni pare gje akoma o BE . Forca cuna ikni nga burgjet, shperndani droge por mos harroni te ktheheni se jeni te sigurt, sepse Ligji Xhafa jua mundeson kete.te fala gjyshes znj merkel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje