"Nëse akuzat për Xhafën qëndrojnë, do fliste SHBA", ambasadori Lu i përgjigjet Ramës: Fol me emrin tënd jo me tonin, po shqyrtojmë akuzat

11 Maj 2018, 08:55Politika TEMA
"Nëse akuzat për Xhafën qëndrojnë, do fliste

Ambasadori amerikan Donald Lu ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama mbi akuzat e opozitës, lidhur me vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Pas argumentit të shefit të qeverisë se “nëse akuzat për Xhafën qëndrojnë, do fliste SHBA”, ambasadori Donald Lu ka kërkuar nga kryeministri që të fliste me emrin e tij dhe jo me atë të Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, Lu ka siguruar se SHBA po hulumton lidhur me akuzat e bëra.

“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj”, u shpreh Lu në përgjigjje të pyetjeve të gazetarëve.

Nje dite me pare kreu i qeverise tha se kancelarite e huaja nuk jane shprehur asnjehere per pergjegjesite e ministrit te Brendshem, lidhur me vellain e tij.

Nëse në këtë zurna do të kishte një grimcë përgjegjësi të ministrit tonë të Brendshëm, përpara se të flisnin këta, do fliste miku ynë protagonist i jetës sonë publike, ambasadori amerikan dhe i BE. Do flisnin ata që nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar.

Ata as kanë folur dhe as kanë çfarë të thonë fare. Për ata ky është një fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt qoftë të qeverisë së këtyre, qoftë tonën”, u shpreh Rama.

5 komente në ““Nëse akuzat për Xhafën qëndrojnë, do fliste SHBA”, ambasadori Lu i përgjigjet Ramës: Fol me emrin tënd jo me tonin, po shqyrtojmë akuzat”

  1. aurora says:

    bravo lu:
    talle trapin me shqiptaret bythelepirs dhe interesxhinj
    ne nuk duam as evrope as amerike
    ne duam vetem para e mireqenie …

    1. ALTINI says:

      HAJDE KRYENARKOTIK, HAJDE..PSE USA eshte Arta Marku?
      mjere ju o shqiptare, do jete vone deri 2025 kur te hapen dyert e BE…SHPETONI TANI….

  2. L leshi says:

    Si ka mundesi qe SHBA nuk flet per krimet e Berishes, Bashes ose te F. Mediut qe hy e del ne Amerike sa here do apo z.Lu ju i keni ca te nenes dhe ca te lopes..

  3. Zigur Qarri says:

    ….nëse Xhafaj do ishte përgjegjës do fliste SHBA dhe BE”,tha Rama.Duhete patjeter te perdoresh vend e pavend qendrimin
    e te huajve si pike referimi ,eshte kjo zgjidhja e problemeve?”Profetet”,per ta bere “te vertete te padiskutueshme”
    ideologjine e tyre fetare,perdoren si pikembeshtetese ndermjetesine e fjales se Zotit,politikanet tane perdorin si barometer
    per”vertetesine” e fakteve te tyre, SHBA dhe BE-n!Per sa koh?Po nuk i zgjidhen problemetme me njeri tjetrin forcat politike,nuk
    mund te eci kurre perparaShqiperia.E gjitha kjo politike servile,e peshtire deri ne perulje,me fort kur jemi”te pavarur”,tregon qe
    politikanet tane jan te gjith te dhjere,te gjith te korruptuar.Meqe bandat politike,ja njohin te gjitha poshtersite njeri tjeterit,nuk
    kan me barriera morali per konsum te mbrendeshem,prandaj edhe kerkojn mbeshtetje nga jasht.Por e “bukura”eshte,se akuzojn
    njeri tjetrin per gjera qe i bejn vete!

  4. Bushi says:

    Mendoje se ne kete rast zoti Rama nuk ka bere mire.Nuk pse ze ne goje nderkombetaret, apo amabsadorin Lu per rastin e vellait te Fatmir Xhafes.Ata, dhe ai, kane goje vete, dhe dine te flasin,ku mund te presin kohen vendin dhe momentin per te folur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje