Gjekmarkaj tallet me opozitën: Medet-medet, u ndanë për të kërkuar zgalemin

11 Maj 2018, 13:56Politika TEMA

Agron Gjekmarkaj ka shkruan një analizë lidhur me aktualitetin politik në vend.

Në shkrimin e tij ai ka trajtuar disa prej lëvizjeve më të fundit që ka bërë kabineti “Rama” përmes programit për “llogaridhënie”.

“Opozita ka gjetur një kalë të ri beteje, prej të cilit zor se zbret lehtë dhe s’ka asnjë arsye ta bëjë. Fatmir Xhafës mbase i duhet njohur një meritë që udhëhoqi procesin e Reformës në Drejtësi, por duhet thënë e stërthënë se, nëse opozita nuk do të kishte insistuar fort variantet që Xhafa paraqiti dy a tri vite më parë, ishin trakte ideologjike që e vinin drejtësinë nën komandë politike totale.

Nuk do të mungojnë ata që do thonë se Ministri në fjalë po sulmohet se udhëhoqi reformën.

Mundet të sulmohet edhe për këtë, por nuk është e rëndësishme më kjo pjesë, por faktet e reja që po dalin në dritë dhe verifikimi i qëndrimeve të tij nëse janë koherente me të vërtetën”, nënvizon ai.

Ai ndalet edhe tek opozita të cilën e konsideron si tejet të përgjumur duke ironizuar disa prej aktorëve të saj.

“Nën hije të qershive, në kërkim të fatit dhe vetvetes si Diogjeni në fuçi, duke bërë muhabet, të cilin ai e quan llogaridhënie, shtyn ditët e shpreson t’i shumëzojë ato.

Ndërkohë Enno Bozdo, me gjasë thirri me urgjencë Aldo Bumçin. E pe i tha?

Po e pashë u përgjigj! E dëgjove? Po e dëgjova! Rëndë ë? Po rëndë, duhet revolucion! Dhe ashtu befas, duke ndjekur retë në qiell, u ndanë për të kërkuar zgalemin!

Ndërkohë, nga kundruall inxhinieri zemërmirë i PD-së, Bernard Banushi, teksa i sodiste dukej sikur mërmëriste me vete “medet, medet”!” shkruan Gjekmarkaj në analizën botuar në Panorama. (TemA)

6 komente në “Gjekmarkaj tallet me opozitën: Medet-medet, u ndanë për të kërkuar zgalemin”

  1. Gjeka says:

    eh mor presor goni, s’te le inati. pak inati e pak saliu qe te cyt nga pas, dhe kaq te duhet te nxjerresh perveristetet e tua. pfff falsifikator origjine, vdiqe duke rrejt dynjan

  2. Evita says:

    Turpe dhe palaçollëqe nga Parlamenti.
    Fillon lidhja ‘live’ nga FB e Bashës, pas shumë pak ia rrëmben protagonizmin Berisha, duke e zhvendosur në plan të dytë kryetarin e PD. Mjerim…
    Po ç’janë këto skena? Po ç’është kjo opozitë për turp? Po ç’janë këto reagime të çoritentuara? Po ç’është kjo opozitë për llahtari?
    Dhe përballë nesh, lukunia e makutëve, kopeja e grabitqarëve dhe në krye, më i spikturi ndër euroktonët.

    Një opozitë pa bosht, pa plan, pa ideologji, pa kauzë, pa objektiv, pa organizim dhe aspak në shërbim të shqiptatëve dhe vendit.

    Po hapin qitapët e njëri-tjetrit tani dhe do i hanë kokat e disave. E mes këtyre përpjasjeve na bindin se luftojnë për veten dhe vetëm për të ndënjurën.

    Ikni, sepse ky vend është i kapur, këta palaço janë metastaza malinje që nuk ka mjekësi t’i kurojë.

    1. Era says:

      Eshte per te ardhur keq per kete ultesire qe ju trashegoni me keto shkrime more gjek, se pashe qe kishe prekur dhe shendetesine aty. Nuk eshte argument te mos marresh shembull punen por te flasesh ne hava me hartime pa objeksione analizash

    2. Beni Mesues says:

      Nuk mendoj se kjo qe jeni duke analizuar eshte e vertet, per dy arsye te thjeshta (per sqarim une e lexova te gjithe shkrimin). E para ju listoni nje dobesi opozitare dhe ne kontradite e lidhni kete me punen e keqe te nje qeverie, gje qe jo vetem qe nxjerr keq te dyja dhe ty pa koke por edhe nuk i jep kontekst shkrimit. E dyta, ju flisni si ne analize kur ne fakt jepni nje opinion kjo eshte dhe me e ulet akoma.

  3. Provinciali says:

    provincial ngele gjith jeten o rob zoti. te errin syt ata qe skan lind ne shpella. mashtrus qe ke mbush dynjan sikur je nipi at zef pllumit. kushedi si e ke bo me u ndi ate tshkretin atje lart ku esht

    1. Geri says:

      Ky eshte mashtrus i madh dhe nje mendjemadh i pa ndreqshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje