"Reformat e qeverisë po ecin mirë", ministri i Merkel tregon detaje nga takimi me Ramën

11 Maj 2018, 16:31Politika TEMA
"Reformat e qeverisë po ecin mirë", ministri i Merkel tregon

Ministri i shtetit për Çështjet e Europiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth, ka treguar disa nga detajet e takimit me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ai është shprehur se ka një ecuri pozitive në lidhje me reformat e ndërmarra nga qeveria.

Ai ka kërkuar që Shqipëria duhet të vazhdojë përpara duke i kërkuar “Tiranës” që të mbështetet tek “Berlini Zyrtar”.

“Një takim vërtet i mirë me kryeministrin Edi Rama. Përpjekjet për ecurinë e reformave të qeverisë po ecin mirë. Megjithatë nevojitet shumë për t’u bërë. Le të vazhdojmë. Mund të mbështeteni tek ne,” shkruan Roth.

Ndërkohë, pak para vizitës së tij në Tiranë, ministri i Merkel tha në DW se Shqipëria ka arritur shumë dhe se qeveria shqiptare e di se mbetet shumë për t’u bërë.

1 komente në ““Reformat e qeverisë po ecin mirë”, ministri i Merkel tregon detaje nga takimi me Ramën”

  1. Lleshi i gojanit says:

    Kjo deklerate per fat te shqiptareve deshmon ate thenjen e famshme “Qejt te lehin karavani ecen perpara”.Duklet se qejte e klanit Berisha po leshojne ulurimat e fundit nga se zingjiret e drejtesise se re po u shterngopjne qafen perdite,keta po te kishin mundesi jo vetem do nisnin revolucione e lufte civile ne Shqiperi ,por do fillonin edhe luften e trete boterore ,por ulurimat e tyre jane muzike per shqiptaret ngase memzi kane prite kete dite te shikojne keto hijena te japin llogari para drejtesise.Ne fakt perpjekjet per destabilizim dhe stuhite qe perpiqen te ngrisin jane me shume qesharake dhe shqiptaret nuk do trazohen fare te shohin ata qe shkatrruan prespektiven dhe jeten e tyre prapa hekurave.Kjo eshte evidente dhe shprese dhense perte ardhmen e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje