-Skënderbeu nuk do marrë pjesë në Ligën e Kampioneve. Ka marrë një dënim nga UEFA dhe çështja në KAS zgjat shumë.
-Teuta nuk bie nga kategoria. Nga të trija ekipet që janë në garë për mbijetesë, ajo është më e sigurta. Me gati 100% garanci, do qëndrojë në Superiore.
-Kamza ka kalendar të mirë. Ka 70-80% mundësi për mbijetesë. Kamza rrezikon vetëm nëse do çedojë në shtëpi.
-Vllaznia, ka shanse 20-30% që të qëndrojë në Kategorinë Superiore.
-Për finalen e Kupës së Shqipërisë, shoh Skënderbeun me një avantazh 60% ndaj 40% ndaj Laçit për ta fituar këtë trofe.
-Më afër pjesëmarrjes në Europë janë Kukësi, Luftëtari dhe Partizani.
-Flamurtari ka bërë një pjesë të dytë të sezonit jo të mirë. Na dha përshtypjen në fillim, që do të ishte të paktën në Europë. Ka bërë një gjysmë kampionati me shumë oscilacione. Ka ende mundësi, por më duket larg Europës.
-Laçi është surpriza e sezonit.
(PanoramaSport)