“Të premten, dita e 6-të e Javës së Evropës, udhëtimi ynë përmes mrekullive kulturore dhe natyrore të Shqipërisë u ndal në bashkinë e Pogradecit për një vizitë kushtuar potencialit turistik të Shqipërisë.
Ambasadorja e BE-së Vlahutin, Ministrja e Kulturës Kumbaro dhe Ambasadori i Sllovenisë Stančič vizituan varret mbretërore ilire të Selcës së Poshtme.
Në këtë vend me bukuri të qetë dhe rëndësi të madhe për historinë evropiane, ata diskutuan se si vende të tilla pak të njohura duhet të promovohen më mirë si një burim për zhvillimin vendor.
Pas një shëtitjeje në Liqenin e Ohrit, Delegacioni i BE-së organizoi një diskutim me qytetarët e Pogradecit mbi menaxhimin e rajonit si një destinacion turistik.
Diskutimi preku menaxhimin ndërkufitar të zonës, zhvillimin e sporteve të qëndrueshme të ujit dhe ofertën e Shqipërisë për përcaktimin UNESCO të pjesës së saj të liqenit (mbështetur nga fondet e BE-së).”
Kështu thuhet në një njoftim të zyrës së BE-së në Tiranë, e cila ka postuar edhe fotot e mëposhtme, që tregojnë një pamje fantastike, nga një vend që shumë njerëz në Shqipëri nuk e njohin.(TemA)
Dhe duhet të vinte zonja Romana
që këto pasuri tonat t’i shikonit
Merrni edhe një damixhan raki
dhe dërgojani dhuratë “Lord” Gaskonjit!
***
Spaske pire raki sot!
–
Romana do kete zbuluar me shume se dime ne dhe i lumte kurabija.
Mjerim gazetaresk te biesh ne dore te njefare Fatjon Baze dhe dhe Fatjon Shehu qe te tregojne arrat e babait apo te Mirit te Xhikes!?
Sali!
E kuptoj pse je xheloz
Per perendi
Shihi kofshet
Dhe endero per jete
O Ari!