Ministri i PD-së rrëzon PD-në: Nuk ka kërkesë nga Italia për ekstradimin e vëllait të Xhafajt

12 Maj 2018, 08:49Politika TEMA

Ish-ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, u shpreh se nuk ka një kërkesë nga autoritetet italiane, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, për ekstradimin e vëllait të Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë për trafik droge.

Teksa opozita akuzon Fatmir Xhafajn se ka penguar ekstradimin e vëllait të tij, duke manipuluar edhe Kodin e Procedurës Penale, përfaqësuesi i PD, Gazmend Bardhi, thotë se nuk ekziston një kërkesë e tillë.

Sipas tij, nuk mund të ketë kërkesë për ekstradimin e Agron Xhafaj, për sa kohë Policia shqiptare nuk ka njoftuar autoritetet italiane, se ky person i dënuar ndodhej në Shqipëri.

-Z. Bardhi, në dijeninë tuaj, duke përfshirë edhe periudhën kur ju keni qenë Ministër i Drejtësisë, a ka pasur dhe a ka një kërkesë nga autoritetet italiane për ekstradimin në Itali të vëllait të Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë për trafik droge?

Që të ketë kërkesë për ekstradimin një personi, fillimisht duhet të identifikohet se ku ndodhet personi, që është detyrë, sipas ligjit, e Policisë shqiptare, meqë e dinë se Agron Xhafaj është në Shqipëri. Në momentin që e identifikon personin, i njoftohet Italisë që ky person është në Shqipëri. Nuk mund të ketë kërkesë për ekstradim, pa e ditur se ku është personi. Informimin duhet ta bëjë Interpol Tirana që ky person është në Shqipëri.

-Po si mund ta dinë autoritetet shqiptare, që në Shqipëri është një person i dënuar, kur autoritetet italiane, duke nisur nga origjina e personit të dënuar, nuk e njoftojnë shtetin përkatës, në rastin konkret Shqipërinë?

Informimi bëhet kur autoritet tona ligjzbatuese, kur ka një person që është i dënuar më vendim të formës së prerë, informojnë autoritetet italiane, se ku ndodhet personi.

10 komente në “Ministri i PD-së rrëzon PD-në: Nuk ka kërkesë nga Italia për ekstradimin e vëllait të Xhafajt”

  1. petriti says:

    Sipas ketij mender juristi, shqiperi duhet te pyesi italine per secilin nga 3.5 million shqiptaret se a jane te denuar apo ne ndjekje penale ne itali, qe pastaj italia ta verifikoje dhe te kerkoje ekstradimin e personave te denuar. A thua jurist eshte ky person apo ben sikur ka mbaruar juridikun, me sa duket si llalla, pa mbaruar te mesmen.

  2. daja says:

    Sa qesharak jane keta horat e SHQUP-it,si pas tyre XHafaj pa pase asnje kerkese nga drejtesia Italiane duhej te thrriste italianet dhe tu thoshte se vllau im eshte ketu neqoftese ju duhet mund ta ekstradojme.Keta qe nuk lejuan prokuroren e pergjitheshme te shtetit te tyre te arrestoje vrasesit e qytetareve te pafajshem diten per dielli ne mes Bulevardit,madje refuzuan edhe provat e FBI-t.keta qe nuk e dinin ku i bjen Gerdeci dhe nuk i njihnin baxhanaket e tyre.Si mund te tallen ne kete menyre me shqiptaret ne kete menyre.Si mund te ekstradohet dikush qe nuk eshte i kerkuar ?Ani kur e thone keta qe i mbajten ne mbrojtje ne kryeministri ata qe kerkonte prokuroria e Shqiperise.Keta qe e moren ne mbrojtje Fazliqin deri sa hypi ne airoplan qe mos ta procedoje Prokuroria e Shqiperise?!Fatmir Xhafa me angazhimin ne Reformen ne drejtesi vertete ua ka hapur varrin atyre politikaneve qe u pasuaruan me gjakun dhe djeresen e shqiptareve .Ky eshte mekati i tij.

  3. Treviso says:

    Sa qesharake behen! O zoti jurist, po per ty a ka njoftuar policia shtetin italjan qe ndodhesh ne Shqiperi?

  4. pensionisti says:

    Jurist idiot ! Jurist 6 mujorsh . Shteti ka rregulla. Ne rste se denohesh ne nje shtet ,e i denuarit i dihet shtetesia,pse te mos vihet ne dieni shteti per denimin e shtetasit te vet? O idit,cili shtet do ti thot shtetit tjeter se cili shtetas eshte denuar ne x apo y shtet.
    O idiot! Po ai eshte denuar ne vutin 2002 . PO PD-ja qe ishte ne pushtet ,pse nuk e ekstradoi ? Jane disa ministra te drejtesise e midis tyre i madhi i drejtesise ,aktori i pd Allajbeu qw sot ia bene gam-gam. Po ishte edhe ai Lulzim Basha qe nuk kurseu 4 qytetar qe i vrau ,po ka qene edhe i drejtesise edhe i brendshem Bujar Mustaqemiu…. pse nuk e arrestuan? Pse nuk e ekstraduan ? Po na qe edhe ai Halimi minister drejtesie? Po ky pse ? Po,me falni : e kishte mendjen te supa. U pika qe su bie ,o legena? Po te pakten degjojeni Ngjelen !

  5. PETRO says:

    sPOSTIM NE KOHE I OPOZITES PER PERGJEGJESINE E MINISTRIT XHAFA I CILI NE KETE RASZST NUK KA ASNJE PERGJEGJESI PER ARSYE SE CESHTJA NUK KA NDODHUR NE KOHEN E TIJE DHE NGA AJO KOHE KANE KALUAR DISA MINISTRA NGA TE CILET AJO QE KA NDODHUR PER AKUZEN NDAJ VELLAIT TE FATMIR XHAFES KA NDODHUR NE KOHEN KUR KA QENE NE PUSHTET PARTIA DEMOKRATIKE .ESMINISTRI I BRENDSHEM I PARTISE DEMOKRATIKE TE ASAJE KOHE QWE DUHET TE MBAJE PERGJEGJESI PER KETE PROBLEM.KJO ESHTE SHPIFJE E PASTER E OPOZITES.

  6. Kuqoo says:

    obobo ca turpiii si ka mundesi. Eshte korruptuar edhe italia sipas ktyre? hajde mendje hajde budallenj komplet.

  7. Yyyyy says:

    ky 2 muaj ndnjti minister ky bardhi dhe i ka dosjet mullar me shkelje ligjore qe ka bere dhe sot na del e na ben si i zgjuar.

  8. nedi says:

    Ktij i falet te shkretit se minister teknik ka qen kota biskota. o budalla po pse shqiperia e ka ne dore ekstadimin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje