Djegia e dy makinave në Vlorë, djali ia dogji furgonin babait, tjetri i vuri flakën mjetit të nënës

13 Maj 2018, 10:04Kronika TEMA

Policia e Vlorës ka arrestuar autorët e dyshuar për djegien e dy automjeteve në fshatin Bunavi të Vlorës, gjatë natës së të shtunës.

Më konkretisht bëhet fjalë për dy djem, ku njëri i ka vënë flakën makinës së të atit dhe tjetri të së ëmës. Të arrestuarit janë Klemend Dautaj, 32 vjeç, banues në Vlorë dhe Arsen Alimuçaj, 25 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.

Dy të rinjtë akuzohen se për motive ende të paqarta dyshohen se kanë djegur automjetin “Ford-Fugon”, në pronësi të N.Alimuçaj, babai Arsenit dhe mjetin tip “Volkswagen-Golf”, në pronësi të shtetases R.Dautaj, nëna e Klemendit.

Aktualisht vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

INFORMACIONI I POLICISE
Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, falë hetimeve të shpejta hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorët e ngjarjes së djeshme në fshatin Bunavi.

Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake është kryer arrestimi i shtetasve:

Klemend Dautaj, 32 vjeç, banues në Vlorë

Arsen Alimuçaj, 25 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.

Shtetasit e mësipërm për motive ende të paqarta dyshohen se kanë djegur automjetin “Ford-Fugon”, në pronësi të shtetasit N.A., (babai Arsenit) dhe mjetin tip Volkswagen-Golf, në pronësi të shtetases R.D., (nëna e Klemendit).

Gjithashtu, do të hetohet në gjendje të lirë shtetasi, N.A., 55 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël pasi ka dhënë deklaratë të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 151, 301, dhe 305/b të Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje