Pas problemit me tokat, mashtrimet me shitblerjen e apartamenteve janë një tjetër fenomen që ka shkaktuar mjaft problem me pasoja të rënda financiare për qytetarët
Vetëm në ditët e fundit policia ka njoftuar arrestimin e tre ndërtuesve, dy prej të cilëve janë çifti i bashkëshortëve, Rrapush dhe Vjollca Hoxholli dhe Dritan Llanaj, për mashtrimet e të cilit disa banorë kërcënuan vetëflijimin duke hipur në tarracën e pallatit që po ndërtonte Llanaj.
Ndërsa rasti më i fundit i mashtrimit të çiftit Hoxholli është shënuar në qytetin e Shkodrës, ku me premtimin e ndërtimit të një pallati shumëkatësh kanë mashtruar disa qytetarë, të cilët në fund e kanë parë zgjidhjen tek denoncimi pranë autoriteteve të drejtësisë.
Ndonëse çifti Hoxholli u arrestua, gjykata e Shkodrës vendosi t’i lirojë për shkak të moshës së thyer. Por 75-vjeçari Rrapush Hoxholli gjatë 15 viteve të fundit ka disa raste të mashtrimit të qytetarëve, si dhe disa procese penale ndaj tij dhe bashkëshortes.
Paralelisht me biznesin në fushën e ndërtimit, çifti Hoxholli ka patur edhe disa dosje penale për aktivitetin që kryejnë.
Në vitin 2004, Rr.Hoxholli është dënuar me 3 muaj burg me kusht për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Në vitin 2012 sërish Rrapush Hoxholli është dënuar me 500 mijë lekë gjobë për vetëgjyqesi dhe shkatërrim pronës.
Në vitin 2016 bashkëshortja e tij Vjollca Hoxholli akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda por shpallet e pafajshme dhe së fundmi përveç dosjes në Shkodër ndaj çiftit Hoxholli ka një tjetër procedim penale në prokurorinë e Tiranës sërish për akuzën e mashtrimit.
Duke qenë se aktiviteti i çiftit Hoxholli ka qenë kryesisht në Tiranë, pritet që prokuroria e Shkodrës ta delegojë çështjen në Tiranë, ku ka disa denoncime ndaj çiftit të ndërtuesve, të cilët akuzohen se kanë përvetësuar nëpërmjet mashtrimit disa qindra mijëra euro duke shitur disa herë të njëjtën pronë tek persona të ndryshëm.(Tch)
Me kokë poshtë shkundeni edhe të birin , që ti dalin paret , sepse edhe ai nuk ka marrë pak , pa punuar aspak .
Futi , shtrydhi , rruaji paret e nxirri prap , disa herë . Këto janë yrneqet e PA DREJTESISE . Nxirrni dokumentat e lirimeve , jo vetëm të këtyre , sepse për vite me radhë kanë patur në dorë hajdutë e mashtruesa , kanë nda paret dhe i kanë nxjerrë , dhe , kërkojini të nxjerrin paret edhe atyre pisave prokurorë , gjykatës e avokatë sekserë . Ato i kanë marrë një pjesë të pareve të popullit të mjerë të mashtruar . PO nuk bëtë këtë , të dh….. , mu në REFORME .
Këta kriminelë me togë të zezë , E SHPIRTIN KATRAN , kanë kalbur dynjonë mbarë për 5 pare spec , madje duke i shkatërruar mendërisht e shpirtërisht sa me u vetëvra nëpër burgje .
Shikojeni mire ate Rrapushin se i ka kaluar parate ne Canada, ka kunaten atje ..