Krimet e Rënda në lëvizje pas shkarkimit të Hajdarmatajt, kërkesë MD: Të ekstradohet Arbër Çekaj

11 Maj 2018, 12:06Kronika TEMA

Pas shkarkimit të Besim Hajdarmatajt nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Renda, ky institucion ka filluar të procedojë lidhur me shtetasin Arbër Çekaj, administratorin firmës ‘Arbi Gardën’, që kishte porositur ngarkesën me banane ku u kapën 613 kg kokainë.

Siç e dimë tashmë, i akuzuari që u arrestua në Dysedorfit në Gjermani, ka pasur dhe një çështje tjetër me drejtësinë të cilën Hajdërmataj e mbylli në mënyrë misterioze.

Së fundmi, vetëm pas shkarkimit të tij, ky institucion ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ekstradimin.

Çekaj do të ekstradohet në Shqipëri, ndërsa do të përballet me akuzat që rëndojnë për trafik droge, ndërkohë që gjykata ka caktuar ndaj tij masën ‘arrest me burg’ në mungesë.(TemA)

 

1 komente në “Krimet e Rënda në lëvizje pas shkarkimit të Hajdarmatajt, kërkesë MD: Të ekstradohet Arbër Çekaj”

  1. spartak says:

    Ç’e zgjatni kot .
    Çojeni deri në zero ( sekuestro totale ). Po siç thotë Juliana Pasha . Po zero fare, fare , që mos ti hedhi njeri mo as qyrret .
    E dyta . Bjerjani kalamojt e gjithë robt e shtëpisë përpara , ti shikojë mirë e të mendohet mirë . Tregojini se ç’farë ka për ti gjet po qe se nuk flet .
    Atëhere s’keni me u lodh hiç . Për 72 orë , të gjitha do jua lëshojë në dorë . Jo ato që di dhe ka bo , po e po , por do thotë e kam bo edhe atë që s’e ka bo .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje