"Zbërthehen" para hetuesve punëtorët që ndërtuan laboratorin e drogës në Fier: Po ngrinim një pulari, ja ç'ndodhi

11 Maj 2018, 12:46Kronika TEMA

Kanë dëshmuar para grupit hetimor punëtorët që ndërtuan laboratorin e drogës në Fier.

Punëtorët kanë mohuar përfshirjen e tyre duke thënë se nuk kishin dijeni për kanabisin.

Ata nënvizojnë se po ndërtonin një pulari dhe jo laborator.

“Po ndërtonim një pulari, jo laborator droge”, kanë deklaruar punëtorët

Aktiviteti u zbulua një ditë më parë në fshatin Mbrostar të Fierit, në pronësi të 50-vjeçarit Vladimir Çilotaj.

Nga hetimet e kryera, ky i fundit rezultoi se ishte emër i njohur për drejtësinë ku ai ishte arrestuar më parë për vjedhje dhe rrëmbim të një vajze.

Ndërkohë, laboratori me sipërfaqe 300 metra katror përmbante brenda bazë ushqimore për bagëtinë, por në brendësi hetuesit gjetën pajisje të montuara, që dyshohet se do të përdoreshin për kultivimin dhe përpunimin e hashashit.

Gjithashtu, në afërsi të fshatit Seman u gjet dhe një gomone 12 metra e gjatë, që dyshohet se do të përdorej për trafikimin e lëndës narkotike drejt Italisë.(TemA)

 

1 komente në ““Zbërthehen” para hetuesve punëtorët që ndërtuan laboratorin e drogës në Fier: Po ngrinim një pulari, ja ç’ndodhi”

  1. Johani says:

    Ne burg perjet dhe pa izolimin total te PD-s nuk do zhduket ky fenomen pasi ata ia dijne vlerat me kete jane bere miljoner se jo le page kryetari te PD-s as te deputetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje