FOTOT: Greqi, arrestohen dy shqiptarët e arratisur nga burgu

11 Maj 2018, 21:40Kronika TEMA
FOTOT: Greqi, arrestohen dy shqiptarët e arratisur nga burgu

Policia greke ka mundur të arrestojë mbrëmjen e së premtes, dy të arratisurit nga burgu tre ditë më parë në momentin që po transportoheshin drejte burgut të Haniasë.

Ata ishin dy të fundit nga grupi prej 4 të arratisurve shqiptare që mundën t’i shpëtojnë gardianëve tre ditë më parë në portin e Pireut.

Sipas policisë, operacioni u zhvillua në lagjen Nea Filqdelfia rreth orës 21:00 të mbrëmjes, sipas orës lokale. Për kapjen e tyre u dërguan forcat speciale të policisë greke.

Alfons Doçi dhe Emiljano Halili, dy të dënuarit me burgim të përjeteshëm nga drejtësia greke nën akuzat e vrasjes dhe trafikun e lëndëve narkotike, nuk bënë asnjë rezistence gjatë aksionit për kapjen e tyre.

Ata do të dërgohen në gjykatë, ku viteve të dënimit ndaj tyre, do t’i shtohen edhe dënimi për arratisje nga vendi i vuajtjes së dënimit.

2 komente në “FOTOT: Greqi, arrestohen dy shqiptarët e arratisur nga burgu”

  1. Flm says:

    Bravo i qofte Greqis, me gjithe krizen e thelle ekonomike, nuk ka bere as nje “skondo” persa i perket Siguris Kombetare dhe vlerave Demokratike.
    ####
    Keto 2 shtylla te Greqis kane te domosdoshme per faktin qe rrethohet nga shtete armiqesore mesjetare, plot mllef dhe ligesi.

  2. zaho says:

    Hajde mos e rruani se burgu per burrat eshte. ne Shqiperi burgaxhiun e respektojne kur thon e kemi djalin ne burg thua se e kane ne universitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje