Evropa e shqetësuar për Ballkanin perëndimor, Merkel: Paqja aty është shumë e brishtë, ende konflikte të mëdha politike

14 Maj 2018, 11:48Rajoni TEMA

Në Konventën Kombëtare të Katolikëve,që u mbajt në Mynster të Gjermanisë foli edhe kancelarja Angela Merkel. Merkeli përcolli përshtypje nga takimet e fundit me liderët e Ballkanit Perëndimor e detyrat para vetes.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha se Ballkani Perëndimor mbetet një nga detyrat e Gjermanisë në politikën e jashtme. Merkeli u ndal te Ballkani të premten, në kuadër të diskutimeve në Konventën Kombëtare të Katolikëve,  e cila zhvilloi punimet javën e kaluar në Mynster në landin e Rinit Verior-Vestfalisë.

“Tani, pas fundit të Luftës së Ftohtë ne kujtuam se koha e konflikteve të mëdha politike kishte kaluar. Por shumë shpejt mësuam se kjo nuk qëndron – në shembullin e luftërave në Ballkanin Perëndimor”, tha kancelarja gjermane.

“Ende sot (Ballkani Perëndimor) është një nga detyrat tona në politikën e jashtme – natyrisht ti duhet të negociosh më parë me ambientin përreth teje, unë kalova shumë kohë këtë javë me këtë temë – që të sigurosh rendin e paqes atje. Ai është shumë i brishtë”.

Angela Merkel u ndal më tej në konfliktet kufitare dhe të natyrave të tjera, që vazhdojnë të kenë me njëra-tjetrën shumë shtete ballkanike.

“Edhe po ta hedhësh vështrimin te Kosova, te Serbia, te Bosnja dhe Hercegovina. Edhe po të shohësh mosmarrëveshjen për emrin në Maqedoni, konflikte kufitare këtu dhe atje, madje edhe Sllovenia dhe Kroacia vazhdojnë të flasin ende për kufijtë e tyre.”

Merkeli u shpreh e vendosur se Gjermanisë dhe shteteve perëndimore i duhet të punojë për t’i zgjidhur këto konflikte.”Na duhet t’i zgjidhim të gjitha këto, në mënyrë që të mos ekzistojë gjithmonë një tension i caktuar, që mund të rindizet në çdo kohë”, tha kancelarja e Gjermanisë.(dw)

3 komente në “Evropa e shqetësuar për Ballkanin perëndimor, Merkel: Paqja aty është shumë e brishtë, ende konflikte të mëdha politike”

  1. Lani says:

    Europa eshte e qelbur me njerz te degjeneruar. .po te duan keto i fusin kto vende ne europe edhe zgjidhet gjithçka.

  2. Kasandra says:

    Mirënjohje për Kancelaren Angela Merkel:
    Shqetësimi i kancelares Angela Merkel për zgjidhjen e konflikteve kufitare në Ballkan si domosdoshmëri , thotë ajo, “që të mos ekzisistojë gjithmonë një tension i caktuar, që mund të rindizet në çdo kohë.” na jep shpresa të mëdha se drejtësia do të bëhet. Më shumë se kushdo këtë e kuptojnë ata që e kanë hequr në kurriz këtë fatkeqësi dhe këta janë gjermanët dhe Kancelarja Angela Merkel.
    Presim ditën e shënuar e të shumëpritur kur të shemben paqësisht muret false në Ballkan dhe çdo komb balkanik të jetojë i bashkuar dhe i gëzuar në territorin e tij autokton. Nga zemra i urojmë lavdi të përjetëshme Drejtësisë dhe flamurtarit të saj, në këtë rast Kancelares Angela Merkel! Përshëndetje, Kasandra.

  3. Epo kjo pune says:

    shume bukur vetem Shqiperine sikur nuk e zure me goje se vetem ne nuk futim xixa ndonse te paret tuaj na bene gjemen me 1913 por mesa duket ju keni mendjen e gjysherve sepse dhe tani lajkosni vetem serbine dhe greqine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje