Reforma ne Drejtesi do te preke edhe psikologet qe punojne ne institucionet e drejtesise. Psikologët e paaftë apo që kanë marrë vendime abuzive do të përjashtohen nga sistemi, për t’u zëvendesuar me ekspertë të çertifikuar nga Urdhëri I Psikologut. Për herë të parë do të këtë edhe një regjistër me të dhënat e psikologëve.
Institucionet e Drejtësisë do të pastrohen nga psikologët që nuk kanë përgatitjen e duhur për të trajtuar çeshtje që i përkasin fushës së drejtësisë. Urdhri i Psikologëve ka nisur një cikël trajnimesh intensive për ekspertet që do të asistojne në çeshtjet civile dhe penale, ku jane te perfshire kryesisht te miturit. Sipas presidentes së këtij urdhëri, kjo iniciative do t’i japë fund situatës kaotike në fushën e drejtësisë, ku nuk kanë munguar vendimeve abuzive nga psikologët joprofesionistë, me pasoja për te miturit dhe familjarët e tyre.
Kanë punuar edhe persona që nuk kanë qënë profesionistë të fushës, nuk kanë qenë psikologë të mirëfilltë, që do të thotë se janë bërë edhe dëme. Nëse i referohemi divorceve mund t’i kenë lënë fëmijën babait, ndërkohë që mund t’i kishte takuar nënës. Pra psikologë që nuk kanë arritur të kuptojnë dinamikat e familjës. Nëse nuk kupton dinamikat e familjes bën edhe dëme tek të miturit dhe familjet e tyre, dëme që shpesh janë të parikuperueshme.
Po për herë të parë do të ndërtohet edhe një regjistër me të dhënat e eksperteve psikologë. Një iniciative kjo që i vjen në ndihmë edhe reformës në drejtësi.
Po për herë të parë në Shqipëri do të ndërtohet edhe një database, një regjistër të ekspertëve psikologë, të cilëve mund t’ju referohen të gjitha institucionet e drejtësisë për të marrë ekspertë për nevojat e tyre për të gjitha procceset ku përfshihet i mituri, përfshirë edhe proçeset civile.
Pas hyrjes në fuqi te Kodi të proccedures penale per te mitur lindi nevoja për trajnimin e psikologëve që do të përfshihen në procceset e drejtësisë. Një tjetër cikel trajnimi do të filloi në muajin shtator.(BW)
Verifikimin e Vetingut duhet ta kalojne te gjithe ata qe me profesionin e tyre kane shkaktuar padrejtesi duke mbrojtur shkelesit e ligjeve,korrupsionin dhe te drejtat e qytretareve!
Ne kete kontroll duhet te kalojne para psikologeve (qe nuk kane asgje ne dore) :
1-Juristet e Kontrollit te Larte te Shtetit!
2-Juristet e Avokatit te Popullit!
3-Juristet e institucioneve shteterore dhe ata te OJQ-ve etj!
4-Juristet dhe puninjesit e emeruar ne zyrat qe pergjigjen per ankesat e qytetareve,te drejtorive te maredhenieve me Publikun neper Bashki,Drejtorite e Policise,Qarqeve,Prefekturave,ministrite , kryeministri apo Presidence etj!
5-Te gjithe punonjesit ne Ministrine e Drejtesise,Shendetesise,Brendeshme,te Puneve te Jashteme etj!
Per te gjetur informacion te plote e te sakte per punen e tyre,Komisioni i Vetingut nuk duhet te ngutet,por t’u beje thirrje qytetareve qe te denoncojne me emra dhe argumente ligjore te gjitha shkeljet e tyre!
Per mua si qytetar pa asnje kufizim duhet te shporren nga detyra te gjithe juristet e te gjitha institucioneve shteterore,Bashkive,te nderrmarrjeve shteterore si OSHEE,UKT etj,te gjithe juristet e Avokatit te Popullit,te Kontrollit te Larte te Shtetit,te ISSH-se,Hipotekave,Legalizimeve etj,sepse kane lejuar shkeljen e ligjeve nga eproret e tyre dhe nuk kane mbrojtur ligjet dhe te drejtat e qytetareve!
Ore,kontrolloni lypsat,se fitojn miliona,por nuk paguajn asnje qindarke.
Se mos bëni gabim te kontrolloni ata qe jan pas ndertimeve ne bregdet,
se hajt e gjej fonde te prishesh 90% te tyre pastaj.Po poltikanet,kur do ti
“godasi”vetingu?Apo,embelsira per ne fund?!
O Qarri,per ne fund o te mbeten dhe avoketerit e djallit,keta seksere te kesaje grabitje te madhe,qe nuke dallojne shume nga politikanet,apo jo?
Bukur mire? Duhet! Kujtoni mjekun e spitalit ushtarak kur u vrane 4 te pafajshem me 21 Janar. Genjeu!
Pas psikologeve e kane radhen sanitaret dhe ne fund punonjesit e gjelberimit te Bashkise!
Politikanet nuk kane nevoje, se turbullohet uji!
Le t’ia leme ne dore zotit qe t’i gjykoje!
Deri atehere populli te mos mungoje ne mitingjet e partive dhe mbjelljet e pemeve te Bashkise Tiranes!