Lulëzon kanabisi në Maqedoni: E përdorim për qëllime mjekësore, ja plani dhe objektivat

10 Maj 2018, 16:47Rajoni TEMA

“Nëse prodhuesit e regjistruar tani vonë, të produkteve të marijuanës të përdorura për qëllime mjekësore, i vënë në jetë planet e tyre, fusha të tëra në Maqedoni, që mbulojnë një sipërfaqe prej 140 mijë metrash katrorë, do të mbushen shumë shpejt me bimë kanabisi”, thotë rrjeti investigativ “Birn”.

Vendi ynë fqinj e legalizoi këtë tip të marijuanës dy vite më parë, përmes amendimit të ligjit ekzistues mbi kontrollin e drogave opioide dhe substancave psikotropike, duke u bërë kështu një nga të vetmit në botë me të drejtën ligjore për të rritur dhe eksportuar kanabis mjekësor.

Sistemi është i ngjashëm me atë të modelit kanadez, që u lejon kompanive private rritjen e produkteve të kanabisit.

Recetat që sugjerojnë mjekime të mbështetura te kanabisi duhet të lëshohen vetëm nga neurologët, radiologët, specialistët e sëmundjeve infektive dhe onkologët.

Gjashtë kompani maqedonase e kanë marrë deri tani lejen shtetërore për rritjen e bimëve në fjalë.

Në këtë biznes janë përfshirë edhe të afërm të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, të cilët tani vonë u bënë thirrje edhe të tjerëve t’i bashkohen një tregtie të tillë potencialisht fitimprurëse, me argumentin se ajo mund t’i sjellë miliona euro ekonomisë së çalë të vendit.

Shitjet e marijuanës mjekësore nëpër botë e kapërcejnë nivelin e 7 miliardë eurove fitime në vit, shifër kjo që pritet të trefishohet gjatë 3 viteve të ardhshme.

2 komente në “Lulëzon kanabisi në Maqedoni: E përdorim për qëllime mjekësore, ja plani dhe objektivat”

  1. Kercova says:

    Shume mire ja kane bere! Maqedonia nuk ka cfare ti shesi evropes! Turizmin e ka te vaket. E ka gjetur zgjidhjen

  2. Drini Ahu says:

    Shqiperia nuk ka qene i vetmi prodhues i kanapis-sit por nuk duhen harruar vendet fqinje qe e perdoren Shqiperine si vend tranzit.Tani qe kultivimit te kesaj kulture ne Shqiperi i erdhi fundi çdo kapje eshte tranzitim.Kjo te kihet parasysh sepse kufijte blu dhe te gjelbert shkelen çdo dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje