Të larguarit nga Vetëvendosja prezantojnë partinë e re, ja kush u zgjodh kryetar

9 Maj 2018, 17:27Rajoni TEMA

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate zgjodhi me shumicë votash kryetarin e saj Shpend Ahmeti, nënkryetarin Visar Ymeri dhe sekretaren e përgjithshme Aida Dërguti.

Deputeti Dardan Molliqaj nëpërmjet rrjetit social “Facebook” njofton se në këtë mbledhje u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë.

Gjithashtu bëhet e ditur se në mbledhje u mor vendimi që PSD-ja të tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN-in para zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Ndërkohë në Facebook, Fisnik Ismaili ka publikuar logon e partisë si dhe i ka uruar punë të mbarë Shpend Ahmetit.

“PSD. Eh… Kjo është logo e plotë. Shpend, të priftë e mbara!”, ka shkruar Ismaili.

PSD-ja është udhëhequr deri më tani nga Kaqusha Jashari.

2 komente në “Të larguarit nga Vetëvendosja prezantojnë partinë e re, ja kush u zgjodh kryetar”

  1. Baliu says:

    Ne popull kesaj pune i thojne: kembet e reja ne byth te vjeter. Keta kan treguar se dijne ta tradhtojne elektoratin (per nje grusht pare), e ket “mjeshteri” e zoterojne shum ma mrire nje varg partishe tjera. A mund te ndodhe qe nxenesi te ia kaloj mesuesit? Pak ka gjasa. Me siguri do te behen satelit te “mjeshterve te medhenje” duke gjetur “pika te perbashketa”.

  2. Baliu says:

    Te larguarit (me paramendim) nga VV e kan marr besimin e qytetarve duke premtuar se do ta zbatojne programin e VV, kurse tash thurin programe te reja per interesa private. Kjo nuk eshte tradhti por veper penale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje