Serbët revolucionarizojnë “Kallashnikov”-in e tyre: Pushka mitike pranon edhe municion perëndimor

10 Maj 2018, 13:59Rajoni TEMA

740 armë speciale arritën nga Belgjika për ushtrinë serbe, por kjo është edhe blerja e fundit nga jashtë, shkruan Sputnik. Në të ardhmen, një ushtar serb do të përdorë vetëm armën automatike të prodhimit vendas “Zastava M17”.

Është një pushkë e re e cila ka disa zgjidhje revolucionare dhe pritet të eksportohet në mbarë botën.

Forcat e Armatosura serbe importojne pushkë sulmi të prodhimit belg SKAR-L, kontigjent i cili përfundoi projektin e pajisjes së një brigade speciale prej 1,500 ushtarësh.

Programi i pajisjes që synonte përmirësimin e aftësive operacionale dhe funksionale të Forcave të Armatosura serbe filloi dy vjet më parë dhe pushkët që mbërritën do të përdoren nga njësitë speciale.

Trupat speciale do të jetë i pajisura me të njëjtat armë si kolegët e tyre në Amerikë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Francë.

“Armët u prodhuan në fabrikën e famshme Herstal, e cila ka 120 vjet përvojë në bërjen e armëve të tilla”, tha për Sputnik zv. ministri i Mbrojtjes Nenad Miloradoviç.

“Pushka është  e kalibrit 5.56 mm. Ajo ka një ergonomi të mirëpërcaktuar, është portative dhe mund t’i instalohen lloje të ndryshme silenciatorësh. Mund të rimbushet shpejt mbarohen fishekët, për të zëvendësuar karikatorin. Arma hyn tek më të mirat në botë “, tha Miloradoviç.

Ai i tha Sputnik se ky lloj i armës ishte zgjedhur nga anëtarët e njësive speciale. Kudo në botë njësitë speciale kanë privilegjin të përcaktojnë doktrinën e tyre dhe metodën e përdorimit të armëve, ku ata kanë zgjedhur atë që i përshtatet më së shumti.

“Ata nuk kanë zgjedhur vetëm pushkën, por edhe pajisjet e tjera”, shtoi ai.

Zv.ministri tha se kjo është edhe blerja e fundit nga jashtë. Në të ardhmen, një ushtar serb do të përdorë  vetëm automatikun “Zastava M17”. Është një pushkë e re, e cila ka disa zgjidhje revolucionare të kallashnikovit.

“Automatiku është i kalibrit 6.5 mm përfaqëson një zgjidhje e shkëlqyeshme balistike”, shtoi nr 2 i Mbrojtjes serbe.

E reja e kallashnikovit serb është që ai të përdorë edhe municione të reja me karakteristika  të ndryshme nga ato që pranon kallashnikovi standard. (tesheshi)

3 komente në “Serbët revolucionarizojnë “Kallashnikov”-in e tyre: Pushka mitike pranon edhe municion perëndimor”

  1. Al says:

    C’thoni mo loqe? Kalibri 5.56 ka kohe qe eshte implementuar tek Kallashnikovi. Republika Ceke e ka pasur ne perdorim te pakten qe prej 2005..

  2. ben says:

    Kalibri 5.56 mm eshte teper I perdorshem nga armet e lehta te standartit NATO. Ky kallashnikov, me kete kaliber nuk eshte projektuar nga serbet sic pretendohet ketu, por nga ruset, per aresye strategjike ushtarake. Sodoqofte, efikasitetin me te madh e ka kalibri 7.62 x 39 mm, pasi rezultatet balistike te kesaj arme jane me te mirat per kete kaliber ne raport me gjatesine totale te tytes se armes prej 16.3 inch ose 41.5 cm ose pjesen e viaskuar me gjatesi 14.5 inch ose 37 cm. Ata qe marrin vesh nga armet me siguri e dine kete.
    Mos botoni “fake news”.

  3. Kallashi says:

    Na u plasi fariu ne se cfar armesh kane serbet!! U ftofshi ne tajare ju me lajmet qe jepni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje