Një profesor i Universitetit të Nju Jorkut, paralajmëron Shqipërinë dhe Kosovën për rrezikun e ndikimit turk dhe thotë se është e qartë se objektivi i Recep Tayyip Erdoganit është të zgjerojë kontrollin e tij në Ballkan. Alon Ben-Meir, një studiues në Qendrën për Çështje Globale të këtij Universitetit tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se udhëheqësit e Shqipërisë e kanë akomoduar Turqinë për shkak të interesave reciproke dhe se ata duhet të distancohen nëse duan të afrohen me BE-në. Profesor Ben-Meir foli me kolegen Keida Kostreci edhe për ndikimin turk në Kosovë.
Zëri i Amerikës: Profesor Ben-Meir, ju keni shprehur shqetësimin për ndikimin turk në Ballkan. Cili është thelbi i shqetësimit tuaj?
Alon Ben-Meir: Shqetësimi që kemi ne qëndron tek axhenda e Presidentit Erdogan dhe axhenda e tij është të nxisë islamizmin ku të mundet, si edhe rikthimin e një varianti të Perandorisë Otomane dhe ai e ka thënë vetë një gjë të tillë. Ish-kryeministri i tij (Ahmet) Davutoglu dhe shumë zyrtarë me të cilët ne flasim rregullisht, tha se deri në vitin 2023, që përkon me 100 vjetorin e Republikës së Re Turke, do të ketë një pushtet dhe ndikim të ngjashëm me atë që Perandoria Otomane kishte gjatë 500 vjetëve që kishte në kontroll gjithë këtë zonë. Prandaj sipas mendimit tim, axhenda e tij është mjaft keqdashëse. Nuk jam i sigurt që ai po e bën këtë për të mirën e Kosovës dhe Shqipërisë, por ai do t’i tërheqë ato në orbitën e tij për t’i larguar nga Bashkimi Evropian.
Ai (Erdogan) po përdor fenë si instrument politik për të promovuar axhendën turke, veçanërisht në vende me shumicë myslimane. Shqipëria dhe Kosova janë kandidate të përkryera, pikërisht sepse edhe gjeografikisht dhe gjeopolitikisht, këtë do të bëjë Erdogani për të ushtruar kontrollin dhe ndikimin e tij në gjithë Ballkanin.
Zëri i Amerikës: Artikulli juaj i fundit, me bashkëautore Arbana Xharrën, fliste për rrezikun që ky ndikim paraqet për Shqipërinë dhe se ai po realizohet përmes investimeve, bankave, infrastruktuarës. Ju thoni se Shqipëria duhet të jetë e shqetësuar…
Alon Ben-Meir: Pa diskutim. Shqipëria ka popullsi mbi 50 për qind myslimane dhe ai (Erdogan) ndjehet shumë komod të përpiqet të imponojë programin e tij islamik dhe ai po e bën këtë në disa mënyra, për shembull me investime. Ai po investon shumë në infrastrukturën shqiptare, duke ndërtuar dhjetra xhami. Në fakt ai po ndërton tani xhaminë më të madhe në gjithë Ballkanin. Ai kontrollon bankat më të mëdha. Turkish (Airlines) po ndërton aeroportin më të madh. Ajo që ai po përpiqet të bëjë është që përmes investimeve dhe nxitjes së programit islamik, nën maskën e shkëmbimeve kulturore, ai po depërton në Shqipëri, sepse me mendjen e tij kjo është një nga mënyrat se si ai mund ta zgjerojë orbitën e tij në gjithë Ballkanin dhe siç thashë më parë me një program të qartë, për t’i afruar më shumë këto vende me Turqinë, duke i larguar nga Bashkimi Evropian, veçanërisht tani që Shqipëria është në vijën e parë në përpjkjet për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Ai nuk do që kjo të ndodhë, veçanërisht sepse vetë Turqia nuk është më një kandidate e mundshme për t’u futur në Bashkimin Evropian. Prandaj ai po përpiqet t’i tërheqë këto vende tek Turqia dhe në thelb t’i përdorë në të ardhmen si barazpeshë ndaj BE-së duke thënë “unë jam në kontroll, unë kam ndikim të jashtëzakonshëm dhe se ata duhet të merren me mua, nëse duan të merren me shtetet e Ballkanit”.
Zëri i Amerikës: Kryeministri Edi Rama, në një intervistë kohët e fundit, mohoi se Turqia përbën kërcënim ndaj sovranitetit të Shqipërisë. Ku e shihni ju lidhjen mes këtyre investimeve dhe kërcënimit ndaj sovranitetit, që ju bën të mendoni se këto përpjekje duhet marrë seriozisht?
Alon Ben-Meir: Mendoj se udhëheqësit e Shqipërisë, janë të nënshtruar dhe Erdogani është shumë i zoti për të shfrytëzuar çdo lloj dobësie. Ky është njëri element. Elementi tjetër është se ka shumë korrupsion brenda qeverisë vetë dhe në këtë drejtim, tratativat me Turqinë për të përfituar favore nga qeveria turke dhe Erdogani vetë, është diçka që atij i pëlqen dhe që do të donte ta shihte të zgjerohej. Kështuqë ajo që shohim këtu është një reciprocitet interesash mes të dyja palëve dhe mua me duket se tani bëhet fjalë për një axhendë afatgjatë. Për Erdoganin është se si të rikthejë Perandorinë Osmane dhe të përdorë Ballkanin si bazë për këtë proces dhe kjo nuk është e vetmja zonë ku Erdogani po përpiqet të ushtrojë pushtetin turk, ai po përpiqet ta bëjë këtë edhe në zona të ndryshme të Lindjes së Mesme. Kjo është më e gjerë se Ballkani por Ballkani për të është një objektiv parësor në këtë moment.
Zëri i Amerikës: Sipas jush, udhëheqësit e vendit nuk e kuptojnë që po bëhen përpjekje për ndikim, apo ngaqë këto shqetësime po shprehen tani publikisht duan ta minimizojnë rëndësinë e tyre?
Alon Ben-Meir: Unë nuk habitem aspak që ata tregohen aq shpërfillës ndaj këtyre akuzave. Nuk prisnim ndonjë gjë të ndryshme, sepse në të vërtetë kjo është metoda që ata por përdorin për të fshehur këtë marrëdhënie tinzare me Turqinë. Natyrisht që ata do ta mohojnë, por e vërteta është kjo: Shqipëria është një kandidate kryesore për në BE. Sa më shumë distancohet nga Turqia aq më mirë është për Shqipërinë, për t’u bërë anëtare të Bashkimit Evropian dhe mendoj se populli shqiptar dhe qeveria shqiptare duhet ta kenë këtë parasysh. Pra po, mund të kesh marrëdhënie të mira me shumë vende, përfshirë Turqinë, por nuk duhet të lejosh një qeveri si ajo e Turqisë që të kontrollojë atë që ndodh në Shqipëri dhe shumë shqiptarë janë të shqetësuar nga ky qëndrim dhe e shohin si një qëndrim keqdashës nga ana e Erdoganit dhe jo si një qëndrim me vullnet të mirë nga ana e Turqisë, në mënyrë që të dyja vendet të përfitojnë sepse të dyja vendet mund të përfitonin nga investimet turke, por nuk është ky objektivi synimi kryesor i Erdoganit, siç thashë më parë.
Zëri i Amerikës: Ju keni thënë se ky ndikim është shqetësues edhe për Bashkimin Evropian. A nuk mund të argumentohet se përderisa vetë Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave, ky nuk është një shqetësim aq i madh?
Alon Ben-Meir: Shqipëria ka zhvilluar një marrëdhënie të mirë prej disa kohësh me Bashkimin Evropian dhe BE-ja nuk do të merrte në konsideratë një anëtar të ri, nëse ai vend nuk i zbaton standardet e BE-së përsa i takon të drejtave të njeriut, qeverisjes demokratike, sigurisht nuk duhet të ketë korrupsion. Nuk ka diskutim që Shqipëria është në atë drejtim, por mendoj se udhëheqësit bëjnë të pamundurën për të akomoduar Erdoganin dhe mendoj se ky do të ishte një gabim i madh sepse BE-ja po sheh me shumë kujdes dhe është shumë e pakënaqur me atë që po bën Erdogani në shumë vende, por veçanërisht në Ballkan.
Zëri i Amerikës: Presidenti Erdogan nuk hezitoi të shprehte pakënaqësinë e tij ndaj masave të kryeministrit të Kosovës, pas deportimit të katër shtetasve turq nga Kosova, duke përmendur edhe faktin që Turqia ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e saj. Sa i shqetësuar jeni për ndikimin turk në Kosovë?
Alon Ben-Meir: Shqetësimi që kemi për Kosovën është edhe më i madh se ai për Shqipërinë. Nuk ka shumë që Erdogan tha Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë. Ai e sheh Kosovën si një koloni të Turqisë dhe ashtu e trajton. Ai po bën të njëjtën gjë edhe me Kosovën, duke u përpjekur ta fusë në orbitën turke, duke ndjekur të njëjtën metodë, duke investuar dhe duke bërë çdo gjë që mundet për të rritur ndikimin e tij, ndërsa nga ana tjetër bën çdo përpjekje për të dobësuar ndikimin që ka pasur në Kosovë lëvizja e Fetullah Gulenit. Ngjarja e deportimin të katër shtetasve turq ishte diçka që nuk ishte dëgjuar pothuajse askund tjetër. Pra ai (Erdogani) ndjehet pak a shumë i lirë të bëjë ç’të dojë në Kosovë dhe në këtë rast të fundit për fat të keq qeverisja e Kosovës është e lidhur me të sepse kanë nevojë për mbështetjen turke në shumë drejtime, sigurisht që kanë nevojë për investimet turke në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Zëri i Amerikës: Kur thoni qeverisja çfarë keni parasysh, sepse incidenti tregoi në një farë mase se Presidenti dhe Kryeministri nuk ishin në një linjë?
Alon Ben-Meir: Është e vërtetë, por nuk jam i sigurt. Ndjesia ime është se kjo ishte më shumë për konsum publik. Si ka mundësi që kreu i shërbimit të zbulimit të bëjë këtë operacion pa njoftuar presidentin? Dhe vërtet e shkarkoi shefin e zbulimit, duke dashur të demonstrojë se Kosova nuk është dakord me këto lloj aktivitetesh por a është ky një qëndrim, një politikë e vërtetë? Sepse po t’i shohësh marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Kosovës, duken shumë të afërta dhe ka shumë pak ndryshim ne e shohim me kujdes, ka shumë pak ndryshim mes dy vendeve përsa i takon niveleve të ndryshme të qeverive të të dyja palëve.
Zëri i Amerikës: A mendoni se për të frenuar këtë ndikim, duhet të jetë BE-ja që të ushtrojë presion, apo vetë udhëheqësit duhet ta distancojnë veten?
Alon Ben-Meir: Nëse BE-ja do që të dobësohet ndikimi i Erdoganit ndaj vendeve të Ballkanit, ajo duhet të ndërmarrë më shumë iniciativa, sidomos financiarisht në këto vende dhe të rrisë në mënyrë të konsiderueshme investimet në këto vende, sepse si Shqipëria, Kosova, Maqedonia – të gjitha këto vende – nuk janë në gjendje të mirë ekonomike. Nëse BE-ja do që të dobësojë ndikimin e Erdoganit në këto zona, duhet të investojë shumë më tepër në këto vende, veçanërisht tani me Shqipërinë që po diskutojnë hapat për të hyrë në BE.
Zëri i Amerikës: Kjo është e ngjashme me atë që kërkoi kryeministri i Shqipërisë në Gjermani, duke i thënë Evropës që nëse donte të frenonte radikalizmin në Shqipëri, duhet t’i hapte dyert për anëtarësimin e saj. Por ky qëndrim nuk ka një vijë logjike sepse nga ana tjetër, ai vetë i mbrojti lidhjet me Turqinë. Cili është komenti juaj?
Alon Ben-Meir: Ajo që do të shohë (Edi Rama) është që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së, por pa sakrifikuar marrëdhëniet me vendet e tjera, përfshirë Turqinë. Kjo nuk është problem përsa kohë ai ta kuptojë, që ka kufij se sa mund ta lejojë Turqinë të hyjë në Shqipëri dhe të ndikojë punët e brendshme në vend. Pra i duhet të zgjedhin. Nëse do të afrohesh me BE-në dhe të bëhesh anëtar i BE-së, duhet të respektosh rregullat e saj, gjë që Erdogani nuk e bën. Turqia sot nuk është një demokraci, shkelja e të drejtave të njeriut është e shfrenuar në gjithë vendin, dhjetra-mijëra vetë janë arrestuar pas përpjekjes për grusht shteti, pra nuk është demokraci dhe unë nuk dua ta shoh atë lloj ndikimi të përhapet në Ballkan, ku (BE-ja) ka shumë interes që rajoni të jetë i qëndrueshëm politikisht, ushtarakisht si edhe të përparojë ekonomikisht. Pra edhe BE-ja ka interes të veçantë që Ballkani të ecë në atë drejtim dhe duhet të investojnë për objektivat e tyre,
Zëri i Amerikës: Përmes studimeve tuaja, a keni parë shembuj konkretë ku Turqia ose këto lidhje me të të kenë ndikuar në ndonjë politikë në Shqipëri?
Alon Ben-Meir: Kur ke depërtuar kaq shumë në zhvillimin ekonomik, në sektorin financiar, në arsim, në ndërtim shkollash, do të kesh ndikim direkt dhe indirekt në politikat e brendshme, as nuk diskutohet. Prandaj qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, duhet të jenë të shqetësuara për këtë; deri në ç’pikë do ta lejojnë Turqinë që të ndërhyjë në çështjet e brendshme të këtyre vendeve. Po, mund të mirëpresin investime, por duhet gjithashtu të mendojnë: a duan t’i shesin prona shtetërore madhore Turqisë. Dhe kjo ka ndodhur. Nuk mund t’i japësh aeroportin tënd kombëtar një vendi të huaj. Kjo nuk duhet të jetë e pranueshme në Kosovë, Shqipëri dhe askund tjetër. Duhet pasur kujdes se çfarë lloj investimesh duhet t’i lejohen Turqisë dhe sigurisht të mos lejohet këto investime që të kontrollojnë pronat shtetërore, pronat shtetërore duhet të mbeten 100 për qind në duart e shtetit, në duart e popullit dhe jo t’i jepen me kredi një fuqie të huaj, veçanërisht Turqisë, që ka një program specifik.
ORE TI KE TE DREJTE POR SHQIPETARET E SHQIPERISE NUK KANE ASNJE LIDHJE ASNJE DASHURI PER TURQINE :FAJIN E KANE KETA POLITIKANET TANE TE KORRUPTUAR QE SHKERDHEHEN PER NJE PJATE FASULE ME QENIN ISLAMIK ERDOGAN: EUROPA DUHET TI VEJE KUSHTE CORAPEKUQIT EDI RAMA I CILI ESHTE BERE SYNET NGA TAXHIM YMERI(erdogan) O ME EUROPEN OSE IK ME TURQINE ISLAMIKE: NUK KA FAJ BOTA QE NA NJEH PER NJE SHTET MUSLIMAN !!!! SALI TURK BERISHA E FUTI SHQIPERINE NE ORGANIZATEN ISLAMIKE NE 92: KURSE KY CORAPEKUQI EDI RAMA NDERTON XHAMINE E SULLTANIT ME TE MADHE NE BALLKAN NE MES TE TIRANES: TURPPPPPPPP TURPPPPPP TURPPPPP!!!!!!
Mos na cani shume b.then sepse e keni lene Shqiperine ne meshire te fatit dhe vetem e perdorni dhe nuk i jepni asgje. Na rraset muxhahedinet dhe na merrni djemte ne luftra por asnje investim kryesor. Pse nuk diskutoni per kete z. Ben-Meir? Cilat jane qellimet afatgjata qe ta lini Shqiperine ne varferi? Edi Rama po sjell investime dhe mir ben. Te tjerat jane lloqe Kavaje!
Keto te verteta qe thote Profesori Amerikan, kemi kaq vjete qe po i themi, dhe nga Turk-Arnaitet “patriot” cilesohemi si Grek, tradhtar, armiq …. po tani qe i ghone te huajt c’kens per te thene ???? pa tjeter qe do ti nxirni fklo-serb dhe filo-Grek te paguar nga EYP-i.
Jeni kaq te pa cip dhe debila qe Turku po ju shureps dhe ju kujtoni se po bie shi.
Zoti Alen Ben-Meir,eshte e vertete qe Shqiperia apo Kosova myslimane duhet te shkeputet nga Turqia juaj qe deri dje e kishit si gur shahu kunder Ruseve dhe e futet ne Nato,pse?Se,ashtu sic ndihmuat Israelin qe e krijuat shtet pushtues dhe e ndihmoni cdo vit me Biliona dollare te gjithe popullit amerikane pse nuk na ndihmoni edhe ne te shkeputemi?
Ate qe bete me te drejte kunder Milloshevicit,pse nuk e beret kunder Ataturkut qe ja kujtoni gjenocidin e bere kunder Grekeve dhe Armeneve sa here turqit bejne akrobacira.
Pse nuk e njifni gjenocidin turk,apo vetem ju cifutat jini viktime?
Kur Gjermania e ka njohur kete gjenocid ju amerikanet pse talleni me historine dhe nuk beni drejtesi?
Hipokrizia juaj dhe shkaterrimi i popujve ne intetes te cifuteve duhet te marre fund.
I thoni ketij profesorit se ne shqipot i falemi flamurit te Skenderbeut dhe atdheut tone. Nuk e rruajme as per kuran e as per bible.
Po te kemi me ngrene e me pire raki rrushi, jemi te gjithe gati …
APO PIRDHESH TI AMERIKONO ,kte gje kerkoje kur amerika tek ne te bej investime dhe te na ndimoj konkretisht se ka 30 vjet qe tall bythen me ne ,vetem fut mutin ktu dhe ben gallat me fukarallikun ton , nje shtet qe ka 30 vjet dhe 100 milion dollar ndima ka dhen dhe kto i ka mar mbrapç rroga per specialistet qe sillte ktu qe na msonin si milej lopa ,ikni ore pirdhuni ,TURQIA esht shteti i vetem ne europ qe hoqi vizat me ne qe ne vitin 90t ,esht shteti qe i la te lir tregtaret shqiptar kto 30 vjet vujtie esht i vetmi shtet qe na esht gjindur dhe na ka dal ne mbrojtie kur u sulen komshit se po gjeni rastin ktu tek ne per qellimet e tyre , esht shteti qe nuk ka kurr far interesi tek ne perveç rrespektit te bashkjeteses qe kemi patur gjat perandoris osmane ,esht i vetmi shtet qe vazhdon te na ndimoj ne te gjitha drejtimet ,do bej aeroportin e vlores po hap linjen e par shqiptare te fluturimit ,myllni halen ju plerat e amerikes vetem mutin keni futur tek ne vtem korrupsionin naj ngritet ne sistem ,se politikanet tan te mbrapsht per te ruajtur karriket e tyre vin ne amerik dhe bejn foto me presidentin kundrejt nje shume200 mij dollar ,vijn me parat qe kan vjedhur nga taksat tona paguajn senatoret tuaj batakçinj per lobime personale ,asnjeri nga senatoret apo keshilltaret e presidenteve nuk pyet ku i gjejn parat politikanet tan te korruptuar por i rrasin ao ne xhep dheper ne shqiptaret as qe i rruhet fare ,o profesor amerikon mos nangaterron me izraelin or pall se ne as gje nuk na keni dhon vetem ambasador keni pru qe kan bo si i ka dash bytha ktu tek ne kjo esht e verteta ne nuk kemi nevoj per lloqet dhe moralin tend kemi nevoj per ndim kur sna ndimoni apô pirdheni andej nga rrini se nuk na interesoni fare miku i mir dhe miku qe esht mik duket ne te keqe ne rrezik. do thot dikush na ndimuan per kosoven ,na ndimuan se po perhapej muti ne ter europen dhe prandaj nderhyn kishin hallin gjetiu. dhe per ti treguar europes qe jemi ne qe vendosim ktu . RRESPEKTE SHTETIT TURK QE NA NDIMON per çdo gje qe kemi nevoj pa kurr far interesi.
APO PIRDHESH TI AMERIKONO ,kte gje kerkoje kur amerika tek ne te bej investime dhe te na ndimoj konkretisht se ka 30 vjet qe tall bythen me ne ,vetem fut mutin ktu dhe ben gallat me fukarallikun ton , nje shtet qe ka 30 vjet dhe 100 milion dollar ndima ka dhen dhe kto i ka mar mbrapç rroga per specialistet qe sillte ktu qe na msonin si milej lopa , ikni ore pirdhuni ,TURQIA esht shteti i vetem ne europ qe hoqi vizat me ne qe ne vitin 90t , esht shteti qe i la te lir tregtaret shqiptar kto 30 vjet vujtie , esht i vetmi shtet qe na esht gjindur dhe na ka dal ne mbrojtie kur u sulen komshit se po gjeni rastin ktu tek ne per qellimet e tyre , esht shteti qe nuk ka kurr far interesi tek ne perveç rrespektit te bashkjeteses qe kemi patur gjat perandoris osmane ,esht i vetmi shtet qe vazhdon te na ndimoj ne te gjitha drejtimet ,do bej aeroportin e vlores po hap linjen e par shqiptare te fluturimit ,myllni halen ju plerat e amerikes vetem mutin keni futur tek ne , vtem korrupsionin naj ngritet ne sistem ,se politikanet tan te mbrapsht per te ruajtur karriket e tyre vin ne amerik dhe bejn foto me presidentin kundrejt nje shume200 mij dollar ,vijn me parat qe kan vjedhur nga taksat tona paguajn senatoret tuaj batakçinj per lobime personale ,asnjeri nga senatoret apo keshilltaret e presidenteve nuk pyet ku i gjejn parat politikanet tan te korruptuar , por i rrasin ato ne xhep dhe per ne shqiptaret as qe i rruhet fare ,o profesor amerikon mos nangaterron me izraelin or pall se ne as gje nuk na keni dhon , vetem ambasador keni pru qe kan bo si i ka dash bytha ktu tek ne , kjo esht e verteta ne nuk kemi nevoj per lloqet dhe moralin tend , kemi nevoj per ndim kur sna ndimoni apô pirdheni andej nga rrini se nuk na interesoni fare , miku i mir dhe miku qe esht mik duket ne te keqe ne rrezik. do thot dikush na ndimuan per kosoven ,na ndimuan se po perhapej muti ne ter europen dhe prandaj nderhyn kishin hallin gjetiu. dhe per ti treguar europes qe jemi ne qe vendosim ktu . RRESPEKTE SHTETIT TURK QE NA NDIMON per çdo gje qe kemi nevoj pa kurr far interesi.
Turkun e arabin me xhamite e tyre na i sollet ju. Janullen dhe palikarret me kishat e tyre bardheblu, na i sollet ju, ashtu sic sollet edhe salushet e gjithe surrogatet me droga , prostitucion, rrenim e degradim te llojit latino-amerikan.
Feja perdoret Per politike,ne kemi zero interes te jemi myslyman.Duhet te kthehemi tek feja jone e vjeter,larg nga kjo lloj feje qe na ka sjelle vetem deme.
Kryqin mbaje e Fute ne bythe.
Çka komentoj une me vite,se Usa e Europa urrejn brutal Turqin.
turqia nuk vjen per nje hajre ne Shqiperi e Kosove,por per Misione Ruso-Greko-Serbe,per ti ber Shqiptaret si Mbetje Osmane dhe greket e Serbet te Triufojn me Histori Falce,se kinse Shqiperia e Kosova kunrre skane Ekzistuar me Banor Shqipetar,por se ne jemi vetem ish mbeturina islame osmane pa Statut Kombi e Shteti ne Ballkan.
Ku profesori eshte Cifuto-amerikan. Flet per interesat e Cifuteve. Shqiptaret jane ne Evrope por marredhenje temira duhet te kene me te gjithe. Ky profesori duhet ti thoshte Nuttanjahut qe te mos vizitonte Mosken ne ate paraden e Putinit. Ikni ore ters milet e na lini rehat. Shikoni punet tuaja dhe mos i fusni hundet ne punet e Shqiptareve. Verejtjet Rama i merr nga Evropa dhe jo nga ju.- Per ne ju jeni njisoj si Turqit , biles edhe me kleq se ta.
Alon Ben Meir. I paguar nga lobi serb e grek ne Amerike.
mER NDOPAK VESH NGA DEMOKRACIA KY LLOJ PROFESORI.TUERQINE E KEMI ALEATE STRADEGJIKE E KEMI JETUAR PESEQIND VJET ME TE ,nje nga nerezit ed mi qe ka luftuar perkrah ushtrise turke i ka dale plumbi nga trupi ne vitin 1950.amerika mos ti prishi mardheniet me turqine te jemi se bashku.
Nuk dije sa budalle jane udheheqesit e Kosoves dhe Shqiperise.
Nuk duhet te jeshe teper i mencur dhe ne fund te e kuptosh se Erdogane ne Europe do humbi luften.
E de bashku me te edhe aleatet e Erdoganit.
Me mire distancohuni sa nuk eshte vone.
Apo ndoshta leni koke turku