Perëndimi bën gati marrëveshjen: Kosova në OKB, Serbia në BE

11 Maj 2018, 14:45Rajoni TEMA

Televizioni serb B92 thekson se 5 vendet më të fuqishme të NATO-s kanë mbyllur së bashku qëndrimin për Kosovën.

SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia, janë takuar në Uashington për të diskutuar mbi dialogun e nivelit të lartë dhe final mes Beogradit dhe Prishtinës.

Deri më tani, këto vende kanë mbështetur tezën se nuk ka përse Beogradi të njihte juridikisht pavarësinë e Kosovës, duke e njohur ama si realitet, por kësaj pike i është shtuar pranimi i Kosovës si anëtare e OKB-së.

Vetëm kjo pikë do të hapë portën e Serbisë drejt BE-së. Midis diplomatëve perëndimorë, thonë mediat, tashmë ekzistojnë disa teza se si mund të arrihet një pakt Prishtinë-Beograd.

Një tezë është që më mirë të mos ketë marrëveshje se të ketë një të tillëtë keqe apo të pazbatueshme midis palëve.

Një marrëveshje e keqe do të ishte një ndarje e Kosovës dhe diçka si Republika Srpska në Kosovë, variant që SHBA dhe Gjermania nuk e pranojnë dhe kanë vënë veton. Në këtë drejtim, përveç në Bruksel bisedimet mund të zhvillohen edhe në qendra të tjera si Berlin.

Siç bëjnë të ditura mediat gjermane, Angela Merkel ka shprehur dëshirën që ta organizojë ajo një samit të madh pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve, ç’ka do t’i jepte Gjermanisë rolin edhe juridikisht të fuqisë më efikase në botë.

Angela Merkel ka takuar dy herë presidentin Vuçiç, thirri në Berlin presidentin e Kosovës Hashim Thaçi  këtë të mërkurë, ndërkohë që edhe në takimin që zhvilloi me kryeministrin Rama, është folur mjaft për rolin që duhet të luajë Tirana në procesin e paqes Prishtinë-Beograd. (tesheshi)

5 komente në “Perëndimi bën gati marrëveshjen: Kosova në OKB, Serbia në BE”

  1. toni says:

    Po e thane mediat serbe eshte shume e vertete!! Mos merrni lajme nga mediat e pilotuara serbe se jane bere me keq se ato te kohes se dulles.

  2. Kjo do te thote ,pambukun me jodio per serbet ,??

  3. spartak says:

    Shabon MURATI .
    Taksirati që të ka zënë .
    Spjegoja se ç’farë duhet të pranojnë , e ç’farë nuk duhet të pranojnë , ç’farë duhet të bëjnë dhe ç’farë nuk duhet të bëjnë , ç’farë duhet të bëjë shteti jonë , për mos me e lënë të rrëshqasë në coptim dhe pastaj në eleminim kombin shqiptar .
    Me OKB , Kosova nuk bashkohet dot kurrë më me Shqipërinë . Me BE jemi në një linjë .
    Serbia në BE , jo vetëm do dëmtojë në maksimum interesat dhe aspiratat e shqiptarëve të Kosovës , por në sinkron me Greqinë , do bëjnë maksimumet e mundshme me luftu shqiptarët edhe të Maqedonisë e Malit të Zi , si dhe gurë ndën rrota dhe tradhtorë ndaj Shqipërisë .

  4. Genti says:

    Mediat serbe u paraprijne ngjarjeve qe do ndodhin se afermi duke pergatitur terrenin per mbare opinionin serb. Serebt e dine qe duhet te kaperdijne nje kafshete te hidhur si pavarsia e Kosoves por ja qe nuk kane alternative tjeter. Antarsimi i Kosoves ne OKB ne kembim te antarsimit te Serbise ne BE do ishte nje zgjidhje ideale pasi konfirmon nderkombetarisht pavarsine e Kosoves dhe njohjen e saj edhe nga vendet qe se kane pranuar deri sot perfsi Rusine, Kinen dhe pescen evropiane. SHBA,BE dhe posacerisht Gjermania duhet te organizojne nje konference per pajtimin dhe njohjen reciproke mes Kosoes dhe Serbise gje qe do rezultonte me nje pajtim historik mes Kombit Shqiptardhe atij Serb gje qe do sillte detyrimisht nje paqe te qendrueshme ne Ballkan e per rrjedhoje zhvillim dhe integrim te shpejte ne BE. Opinioni qytetar serb ne pergjithesi eshte i pergatitur ta pranoje gjendjen faktike dhe juridike te pavarsise se Kosoves duke perjashtuar ketu pjesen nacionaliste dhe ekstremiste qe do ta kundershtoje kete proces me c’do mjet. Dueht kuptuar qe c’do politikan serb do e kishte mjaft te veshtire pohimin e njohjes se Kosoves si shtet pasi do i vinte vetes nje pergjegjesi mjaft te rende si pasoje e propogandes mese 100 vjecare per te ashtequajturin “djep i Serbise” per Kosoven. Por si duket ka ardhur momenti qe ky djep te thyhet se bashku me mendesite nacional-shoviniste serbomedha qe i shkaktuan shqiptareve,ballkanit dhe vete popullit serb mjaft gjak dhe viktima.

  5. astra says:

    qajini hallin serbit ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje