Gjyqtarja Manjola Xhaxho, anëtare e Gjykatës së Tiranës dhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor e kaloi me sukses testin e vetingut.
Trupa gjyqësore e përfaqësuar nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari deklaroi të hënën konfirmimin në detyrë për gjyqtaren Manjola Xhaxho.
Manjola Xhaxho e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 2002 si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, pozicion të cilin e mban edhe sot. Ajo ka ushtruar për tre vjet edhe detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatë të Lartë.
Xhaxho ka mbaruar shkollën e Magjistraturës si dhe ka kryer studimet Master për të drejtat ndërkombëtare të njeriut në universitetin e Lundit në Suedi. Ajo ka kryer gjithashtu një sërë kualifikimesh profesionale si dhe është përfshirë në rolin e ekspertes në disa projekte mbi Kodin Penal dhe drejtësinë për të miturit.
Gjatë hetimit administrativ, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit theksoi se gjyqtarja jetonte në një apartament 2+1 me prindërit dhe se nuk zotëronte pasuri të tjera. Komisioni vlerësoi gjithashtu vërtetësinë e deklaratave të saj të pasurisë si dhe arriti në përfundimin se dy ankesat e drejtuara ndaj gjyqtares nuk rezultonin me shkelje.
Manjola Xhaxho është subjekti i tretë i rivlerësimit që konfirmohet në detyrë pas gjyqtares së Kushtetueses, Vitore Tusha dhe prokurores Fatjona Memçaj. Pesë zyrtarë të drejtësisë janë shkarkuar nga detyra për mosjustifikim të pasurisë, përfshirë tre gjyqtarë të Kushtetueses, Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha, gjyqtarit të Apelit, Besim Trezhnjeva dhe prokurores Besa Nikëhasani.
ja qe ka dhe njertez te ndershem,dhe pikerisht keto te treja jane vertet ashtu sic kane dale te pastra,suksese
Ky (kjo) eshte gjyqtari (ja ) qe duam do te thoshte Edi Rama !
Ky eshte punonjeis i vertete i shtetit shqiptar : nje “reckaman” qe Pushteti ta trajtoje si leckë dhe te beje çfare te doje me te !
Ky do te thote integritet
Guxon te quash reckamane ata qe jetojne me djersen e ballit o mbrojtesi i hajduteve, ne mos qofsh vete i tille. Nje gje te kesh parasysh; se njerezit e ndershem jane shume ne kete vend , aq shume sa sta pret mendja.
Te vjen mire per njerez te drejte e qe jetojne me djersen e vet. Hallall vendin e punes dhe suksese.
Me llogjikën tënde Kosovari i bie që të gjithë varfanjakët janë të pandershëm dhe të gjithë pasanikët të ndershëm! A thua të jetë e vërtetë?
Ti mund të thuash reckamane , por kjo vajzë , është më e pasura nga të gjithë , me pasuri në nivelin profesional , me pasuri në integritet dhe me pasuri në dinjitet . Lum prindët për ç’farë kanë rrit .
Kësaj goce , nuk ka Kryetar Gjykate të ketë guxim t’i kërkojë deformimin e jo më mohimin e drejtësisë së njerëzve të thjeshtë .
Varet , se ç’farë i kanë lënë me gjyku . Horrat , kriminelët hajdutët dhe abuzuesit i kanë mbajtë e mjelë vetë , se për këtë vajzë , sot do ishin pas hekurave . Problemet e pronave , po ashtu i kanë batërdis vetë , prandaj po vriten shqiptarët përditë .
Ani , s’prish punë . Ka qenë vetëm , por , dita që vjen , do shtohen radhët e drejtësisë me figura të tilla , të pastra , me dinjitet e integritet dhe mundësitë e tyre me dhënë drejtësi do shtohen e nuk do pengohen dot . Vajzat e djemtë me nivel , kulturë , gjuhë të huaja e me mastera , me dinjitet e integritet , do t’i bashkohen shumë shpejt Manjola Xhaxhos në Pallatin e Drejtësisë , nga ku do ikin të fëlliqur me dhjetra e dhjetra kriminelë me togë të zezë e shpirt katran ( fare pa shpirt ) , 6 mujorsha e kodosha .
Pse i thua “r(r)eckamane”, more bir bushtre, se është e ndershme dhe s’i ka ndyrë duart si të tjerët?!
T’i marri të keqen pushteti asaj, dhe ti bashkë me pushtetin!
I lumtë gjyqtares dhe suksese të mëtejshme!
Te lumte moj gjyqtare. Per keto gjyqtar ka nevoje Shqiperia. Hallall qumshtin e nenes. Per mua te takon te vendosesh direkt Kryeministre e vendit ose Prokurore e Pergjithshme. Te rrojne prinderit dhe femijet.
Respekte!
kjo gjyqtarja nuk eshte e ndershme hic po eshte nje zemer katran qe te gjitha gjyqet ja jep shtetit edhe kur kane te drejte individet.Vec kesaj ajo me shume se gjysmen e kohes qe thone se la qene gjyqtare e ka kaluar duke i bere bisht gjyqeve (ca vjet u be keshilltare ne gjykat te larte dhe disa here ne periudha te gjata ka shkuar jashte me shkolla qe i gjen vete.Edhe tani erdhi nga Hollanda ku ka disa muaj qe specializohet dhe te jete gati kur te martohet dhe te dale ne pension.Keto i duhen pushtetit se e kane mendjen vetem te karriera dhe sherbimi ndaj partive .Shkurt ta gezoni se nje here ne 5 vjet kjo jep nga nje vendim.
Respekt per kete Magjistrate model .Bravo.
Nuk ka para qe e blen integritetin dhe kjo e provon. Sa per aftesite profesionale nuk e dime mbetet per tu pare se do kete nje rruge te gjate perpara. Por kalimi i vetingut te jep shprese. Bravo, te lumte qe nderove prinderit dhe veten. Askush nuk do mundet kurre te te mohoj kete arritje.