Varret ilire të Selcës, Kumbaro: 250 mijë euro investim për rehabilitimin e tyre

14 Maj 2018, 14:18Kulturë TEMA
Varret ilire të Selcës, Kumbaro: 250 mijë euro investim

Varret ilire të Selcës do t’i nënshtrohen rehabilitimit të tyre pas dekadave të tëra të lëna në harresë të plotë, pa asnjë lloj investimi. Lajmin e mirë për këtë trashëgimi unikale e ka dhënë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila thotë se tashmë projekti i rehabilitimit është miratuar, me një vlerë prej 250 mijë eurosh.

“Unikale janë varret monumentale ilire në Selcë të Mokrës, shek. IV-III p.K., që gjenden në faqen lindore të kodrës së quajtur Gradishtë, në të cilën ndodhen gjurmët e qytetit ilir të Selcës së Poshtme. i vizituam bashke me Ambasadoren e Delegacionit Europian, Romana Vlahutin, për të prekur konkretisht jo vetëm një vlerë të rrallë të kulturës shqiptare, por edhe dobinë e projektit që kemi hartuar e miratuar tashmë me një vlerë prej 250 mijë eurosh, për rehabilitimin e varreve, mjaft të dëmtuara nga degradimi natyror, nga mungesa prej dekadash e investimit dhe konservimit”, shkruan Kumbaro në Facebook.

Në Javën e Evropës, vëmendje të veçantë iu kushtua Korçës, Pogradecit, Liqenit të Ohrit dhe varreve mbretërore ilire të Selcës së Poshtme.

Varret monumentale të Selcës janë një pjesë e rëndësishme e qytetit ilir të Selcës së Poshtme. Ato janë aspekti më i njohur arkitekturor i këtij qyteti. Periudha e ndërtimit të tyre përkon me periudhën kulmore të zhvillimit të qytetit.

2 komente në “Varret ilire të Selcës, Kumbaro: 250 mijë euro investim për rehabilitimin e tyre”

  1. Flm says:

    …. “periudha e tyre perkon me kulmin e zhvillimit te qytetit”.
    ######
    Po po …. Sa alergji ju krijon e verteta ????
    ######
    Thuajeni troc, dhe paster….. “jane monumente te periudhes Helinistike”, te kulmimit te civilizimit Helen, c’do gje tjeter jane pordh me rigon.
    #####
    Nuk mund te flasesh kurre per qyteterim Ilir, kur dihet boterisht qe nuk kishte as gjuhe Ilire, as shkrim Ilir, as kultur e tradit Ilire, as art Ilir, …. si mund te ishin te njejte Sllovenet dhe Shqipetaret, kur qe te dy perfshiheshin ne Ilirin e lashte, qe fillonte nga veriu i Sllovenis deri ne lumin Shkumbin ne kufi me Epirin.

  2. Janina says:

    ha ha ha na rrofsh topper””je rritur me enderra te shitura nga perendimi,dhe nuk te pelqen historia e vertete.Ky gadishull qe quhet ballkan me para e kishte emrin ILIRIA nga dardanelia gjer ne Slloveni….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje