ANALIZA: Fuqia shkatërruese e Donald Trump

15 Maj 2018, 16:44Politika TEMA
ANALIZA: Fuqia shkatërruese e Donald Trump

Nga Ines Pohl, kryeredaktore e Deutsche Welle

Çfarë mund ta shtyjë presidentin Donald Trump të festojë hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem në 70-vjetorin e përzënies së Palestinezëve nga shteti i ri Izraelit, të vitit 1948? Kompleksi i ri i ambasadës është ndërtuar rrugës për në Jeruzalemin Lindor, një zonë që Palestinezët do ta quanin kryeqytetin e tyre, në rast se krijohej një zgjidhje për lejimin e dy shteteve.

Ishte një shuplakë diplomatike në fytyrën e shumë palestinezëve. Sado që nuk e shfajëson dhunën, mbetet një provokim i qëllimshëm nga Uashingtoni. Kjo do të thotë që presidenti amerikan ka gjithashtu përgjegjësi për të vdekurit e të plagosurit e kësaj proteste.

Shkatërrimi i Marrëveshjes me Iranin

Çfarë mund ta shtyjë presidentin Donald Trump të shkatërrojë marrëveshjen me Iranin, me një firmë të vetme, pa u këshilluar me partnerët europianë e pa diskutuar një plan për të ardhmen? Trump tregoi se është gati të rrezikojë përshkallëzime të mëtejshme në Lindjen e Mesme e të dëmtojë 70 vite marrëdhëniesh të mira trans-atlantike midis Europës dhe SHBA-ve.

Çfarë e shtyn presidentin, që duket i vendosur të zhbëjë çdo arritje të paraardhësit të tij, pa pasur ndonjë plan për atë që do të bëhet pas shkatërrimit?

Donald Trump nuk ka provuar ndonjëherë tjetër të jetë politikan i zgjedhur me vota. Ai nuk ka krijuar shoqëri në këtë biznes, një biznes ku jepet dhe merret, ku bëhen kompromise të mundimshme, ku peshohen me shumë kujdes përfitimet kundër lëshimeve. Në rastin më të mirë të mundshëm, politikanët mendohen me kujdes për pasojat e veprimeve të tyre, edhe për ato që do të ndihen në të ardhmen e largët.

Mjafton të shohësh simbolet që ka zgjedhur të përfaqësojë me pushtetin e tij. Shkronjat e arta që shkruajnë emrin Trump në kullat që ka ndërtuar, tregojnë gjithçka: “Shikomëni, jam më i miri, mund të bëj ç’të dua.” Mund të ketë hyrë në presidencë duke tundur parullën “Amerika e Para”, por mesazhi i tij është “Donald Trump i Pari”.

Nuk ka “Plan B”

Kjo nuk është asgjë e re. Por ngjarjet e fundit kanë treguar se çfarë fuqie shkatërruese zotëron Trump. Ai nuk ka Plan B. Kur vepron, nuk mendon për pasojat, të cilat mund të ndihen katër ose tetë vite më vonë. Nuk mendon se si veprimet dhe sulmet e tij verbale mund të ndikojnë edhe vende të tjera, veç SHBA-ve.

Trump mburret me pushtetin që ka, sepse mundet – gjithnjë me qëllimin për të tërhequr sa më shumë vëmendje. Kjo arrihet lehtë kur mbjell shkatërrim.

Kjo është arsyeja që ka zgjedhur këtë ditë me një rëndësi të madhe historike për të rihapur ambasadën amerikane në Jerusalem. Kjo është arsyeja se pse e ka prishur marrëveshjen me Iranin, pa menduar fare se ç’do të ndodhë më pas.

Zgjohu, Europë!

Kjo duhet të jetë një zile zgjimi për Europën dhe për Gjermaninë. 70 vite pas Luftës së Dytë Botërore, ka ardhur koha që Europa të rritet. Kjo do të thotë që duhet të mbajë përgjegjësi për politikën e jashtme dhe për sigurinë botërore. Gjermania duhet ta marrë seriozisht këtë çështje e të investojë shumë për forcat e armatosura, edhe pse shumë gjermanë janë ndier më rehat në të shkuarën me një ushtri që nuk ka qenë e pajisur mirë as për mbrojtje.

Duke e parë çështjen përtej Brexit-it, Britania duhet ta sqarojë që tani planin e bashkëpunimit me Francën dhe Gjermaninë për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë. BE duhet të gjejë mënyra për t’i ndaluar krizat e brendshme e të ngrihet si një trup i fortë, me një ide të qartë për shoqërinë që kërkon të ndërtojë për qytetarët e vet.

Këto janë sfidat e mëdha, por një gjë është e qartë: asnjë vend nuk duhet të varet nga një shtet që qeveriset nga një person si Donald Trump. Provat për këtë janë jo më larg se ngjarjet që ndodhën tani në Rripin e Gazës.

8 komente në “ANALIZA: Fuqia shkatërruese e Donald Trump”

  1. Emma says:

    Fuck you and your EU! Ok?!
    We had enough of fucking German perverts and their leader Hitler that World will never forget.
    We are still suffering the World war 1 and 2 consequences. Go to hell Germans!

    1. T.T says:

      The Trump train is full, Americans first,we don’t need EU.

  2. xxx says:

    Qenkeni kthyer nga puna ju qe komentoni nga usa,i lat mire halet atje ikni hani ndonji hot dog tani mos u merrni me Europen.

    1. Tonyusa says:

      God bless Donald Trump

    2. trojani says:

      Ti e mbushe barkun me buk sot ,dhe the ti hedh nje sy lajmeve !!
      Usa pagoj cash 180 bilion dollar per
      “deal” me iranin, ca kontributi dhane franca, gjermania dhe anglia pervec se ishin firmetar !!!???
      Nuk eshte kultur per amerikanet qe tu lajne halet emigrantet , eshte ekskluzivitet i evropianeve , po edhe sikur te ishte keshtu,me mire te lash hale se te hash fara luledielli ne ndonje cep pallati…

  3. Shkurt Tramp eshte nje qelbesire dhe po ashtu funderina jane edhe ata qe e perkrahin.

  4. lalai says:

    Emmmmaaaaaaaaa
    Para së të thuash fuck…meso që USA është Europa2,presidenti juaj eshte Gjerman Fbi Cia janë krijuar nga Europa dhe saktësisht nga ish-SS dhe Usa do bëjë çfarë të thotë EU.
    Dikush thotë mirë ik hani ndonjë hot QEN e mbushni barkun dhe shtroni kurrizin se me 1.600 usd ne muaj me një punë nuk i dilet prandaj tek e dyta me vrap ok o Eeemmmmmmaaaaaa se pastaj Fukesh në rrugë po nuk pagove dhe insurance dhe Europiançe i thone…..haje Qiu tani!!!

  5. Emma says:

    O XXX me pulle te kuqe ne balle, mos na qaj hallin neve te Amerikes se kur vijme nga puna na pret shtepia me pishine personale. Nuk kemi pse te lajme halet se kemi bere shkolle mjaftueshem per te merituar me mire por dhe sikur te lanim halet perseri pune eshte, cfare problemi ka? Parate qe marrim i investojme edhe ne vendin tone. Mos u nxeh. Fjala ishte per Gjermanin qe hot doget ua hedh shqiptareve sikur te ishin qen e macoke. Per gjermanin qe ka bere shkrimin anti amerikan. Gjermanet te shohin traun qe u ka hyre ne sy dhe te mos merren me gjilperat ne kashte te amerikes. Kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje