"Zëri i Amerikës": Pikëpyetjet e video-përgjimit të PD-së, për vëllain e Fatmir Xhafajt

15 Maj 2018, 11:30Politika TEMA

Në Shqipëri, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka bërë mbrëmjen e së hënës kallzim penal ndaj tre përfaqësuesve demokratë, Enkelejd Alibeaj, deputet, Ervin Salianji deputet dhe Gazmend Bardhi, ekspert ligjor pranë PD, të cilët më herët gjatë ditës publikuan rregjistrimin audio të një bisede që sipas tyre ishte zhvilluar mes tij dhe një ish të dënuari për trafik droge.

Agron Xhafaj, ka kërkuar procedimin penal ndaj tyre për veprën “Kallzim i rremë”.

Sipas tij, audio-përgjimi është “i rremë, i konsumuar nëpërmjet sajesës dhe manipulimit të provave”.

Partia Demokratike tha të hënën se biseda kishte qenë objekt i një përgjimi ambiental, pa shpjeguar se si ajo kishte arritur ta shtinte në dorë, ndërsa më vonë, në intervista në media, përfaqësuesit demokratë saktësuan vetëm se ajo ishte zhvilluar në kohën që zoti Xhafaj ishte në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Ndonëse nga pjesa audio e publikuar, kuptohet vetëm se personi që bisedon me vëllanë e ministrit i kërkon atij një favor, dhe se ky i fundit e drejton për te një shoku i tij, duke i përsëritur disa herë që të mos i “bjerë më në qafë” dhe se kjo do të ishte “hera e fundit”, demokratët shpjeguan se bëhet fjalë për një njeri i cili në të kaluarën kishte bashkëpunuar me Agron Xhafën në trafikun e drogës.

Sipas demokratëve nderi që ai i ka kërkuar, ka qenë që t’i “siguronte një ngarkesë me marijuanë dh eta punësonte si skafist për të bërë një rrugë, pasi kishte mbetur pa para”, shpjegohej në materialin e shpërndarë nga PD, por që vëllai i ministrit e konsideron të rremë.(VOA)

9 komente në ““Zëri i Amerikës”: Pikëpyetjet e video-përgjimit të PD-së, për vëllain e Fatmir Xhafajt”

  1. Une,Lubonja says:

    Eshte stalinisti -enverian Sal Rahm Brrish! Ai eshte ne gjendje mendore te semure! Vrases dhe mafioz me gjithefamiljen e tij therret per Sajmirin dhe Xhafaj per te shpetuar koken e tij! Po shpenzohet para e madhe qe te shpetojne LIKE-Basha -Salii!

    1. Dyrrahu says:

      PD-se i ka mbetur vetem shpifja si arme kunder shqiptareve.
      Vota nuk kane dhe nuk do te kene,
      perkrahje nderkombetare nuk kane dhe nuk do te kene,
      perspektive nuk kane dhe nuk do te kene.
      Prandaj humbesit i bashkon shpifja dhe destruktiviteti.
      Ketu vetem nje e keqe e madhe pritet te vije,
      do te vonohet futja ne Europen e Bashkiar.
      Te mjere jane ata qe iu besojne vrasesve te Gerdecit dhe te 21 janarit.

  2. Sal Daja says:

    Tre “Kokerjepurit ” e PD-se ,hajde jepu voten ketyre plehrave….

    1. Spartaku says:

      Jo,jo,kurre voten ketyre maskarenjeve,qe kerkojne te marin meqafe njerzit e pafajshem nepermjet shpifjeve.

  3. Franci says:

    K/ prokurorja nga dita ne dite shume zhgenjyese.
    Arrestohet Tahiri me permendjen tagent te emrit pa asnje fakt dhe nga PD lihen jasht hetimit vrases.
    Cfare po ndodh ?

  4. Alban Dega says:

    NGA LUFTA VEC LARGOHET ….

    Qe eshte i lindur tradhetor !
    Kush burre e nuk frigohet
    Po vdes… po vdes
    Si nje deshmor !
    … Fatmir Xhafa eshte ministri i Brendshem me i suksesshem dhe me i mire qe ka deri sot Shqiperia !
    Fatmir Xhafa eshte arkitekti jurdifim luftetari mbrojtesi i paepur i Refirmes e Vetingut ne Dtejtesi dhe polici
    Emri, veprimtaria dhe perkushtimi i tij ndaj ketyre reformave jetike perv te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise eshte aresyeja kryesore e sulmeve, shpifjeve, mashtrim eve, falsifikimeve dhe armiqeve me te medhenj e me te eger e krypeshqeve Sali Like Lul Mul Cizme … e krejt “ Bandes se Gangstereve “ dhe “ Mafias krejt jashte kontrollit “ politike e biologjike qe jane objekti dhe subjekti kryesor i ketyre Reformave shpetimtare per shqiptaret dhe Shqiperine kunder pandeshkueshmerise dhe paprekshmerise se tyre ala Luigji i 14- te “ Lgji jam une !
    Lufta dhe intrigat, komplotet dhe destabilizimi politik i Shqiperise ne bashkepunim me Beogradin , Athinen e Nenene tyre Rusine eshte lufte per jete a vdekje, eshte lufta per koken sic e ka deklaruar ketu e 13 vjet me pare Sali Berisha dhe Banda e tij e Gangstereve te hurit e te litarit!
    Tek Fatmir Xhafa, tek Erion Veliaj dhe tek Kryeministri i duhur i Shqiperise qe duam ata shohin armiqte per vdekje dhe fundin palavdi te politikes rrenimtare te atdherrenimit dhe atdheshitese se tyre!
    Cmenduria e Sali Berishes Arron deri aty sa ne syte e gjithe shqiptareve dhe nderkombetareve tha se do ta vriste kryeministrin Edi Rama me snajperet e tij ,sic vrau kater protestues fakira, krejt te pafajshem me 21 janar 2011 , kur pa u thare akoma gjaku i tyre ne Bulevardin “ Deshmoret e Kombit” deklaroi se do te kishte vrare edhe 300 te tjere, ndersa ambasadori amerikan ne Tirane Arvizu e shpalli “ burre shteti “ per kete akt te mirefillte genocidi te denje per Gjykaten e Hages !
    Ndaj vigjilence !
    Syceltesi !

  5. Alban Dega says:

    ASKUSH NUK ESHTE MBI LIGJIN….

    Enkeled Gebels Putini, Gazmend Bardhov Saladini dhe Ervin Salianjin nuk bejne kurre gjera te tilla ..
    Ato i ka pergatitur Sputnik- GRU- RIA dhe i ka perhspur Departamenti i tyre per Shqiperine Lul – Mul – Salikracia,
    Enkeled- Gazmend – Salianji vetem kane bere telallin e “ Bandes se Gangstereve “ !
    Ashtu si kryepeshqit e tyre Sali Lul Xen Gerdeci nuk nxjerrin kurre nga goja fjale pa rre, pa mashtruar, pa sajuar, pa shpifur e trilluar me synim destabilizimin e vendit per llogari e ne dobi te Beogradit, Athines dhe Kremlinit.
    Eshte detyre e nguteshme e prokurorise te hetoje dhe nxjerre te verteten dhe cilido qe genjen e falsifikon te denohet ashper per dizinformacion, komplot dhe terrorizem politiko- psikologjik kunder rendit Kushtetues te Republikes se
    Shqiperise !
    Askush dhe ne asnje rrethane, pervec prokurorise, agjencive ligjzbatuese dhe ato me miratim paraprak dhe autorizim nga gjykata nuk ka te drejte te pergjoje aq me pak te manipuloje cilindo qytetar te Shqiperise me perjashtim te rasteve te fragrances dhe ne sherbim te interesave strategjike madhore te shtetit shqiptar dhe aleateve tane strategjike !

  6. Shpellari i pa gjume says:

    Ne hallin e madh qe i ka zene kreret e SHQUP-it
    me reformen ne drejtesi , jane si i mbyturi qe kapet
    pas flokeve te tij !

  7. befana says:

    Keta te zerit te amerikes(zogollijte) paskan dyshime per vidion e pd nderkohe qe jane ata frymezuesit e sales per poshtersira.shpifje,skenare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje