PD nis aksionin për prishjen e mbledhjeve, socialistët largohen

15 Maj 2018, 09:58Politika TEMA

Ashtu siç kishin paralajmëruar, PD ka nisur sot të prishë Komisionet Parlamentare, duke kërkuar që në to të flitet vetëm për Fatmir Xhafajn.

“Nuk është e zakonshme, ka prezencë të shtuar të grupit parlamentar të PD dhe qëllimi jonë është të shprehim gjendjen në të cilën është vendi.

Në radhë të parë duhet të jeni ju deputetët e Vlorës pasi organizata kriminale që kanë gjetur strehë në këtë qytet duhet ti luftojmë bashkarisht dhe ti hapim vendit rrugën për integrim europian.

Nuk shkohet në Europë me kriminelë, prandaj mos më ndërprisni. Ministri i Brendshëm duhet të dorëhiqet, prandaj nuk do të ketë punë normale të këtij Parlamenti, as komisione derisa ministri i Brendshëm të japë dorëheqjen, pavarësisht zhurmës që bëni ju”, tha Edmond Spaho në Komisionin e Medias.

Por socialistët u shprehën se komisioni parlamentar ka një rend dite, dhe çështja për të cilën flet Spaho nuk ka të bëjë me komisionin.

Ndërkohë që deputeti Flamur Noka nisi të fliste deputetet e maxhorancës u larguan nga mbledhja.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje